Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Buxheti 2023 do përfitojë rreth 2 mld lekë nga taksimi i profesioneve të lira

Ekonomi E premte, 28 Tetor 2022 10:05
Buxheti 2023 do përfitojë rreth 2 mld lekë nga taksimi i profesioneve të lira
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Paketa e re fiskale për vitin 2023 u prezantua në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave nga ministrja Delina Ibrahimaj. Sipas ministres, në paketën fiskale kemi ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ligji për TVSH, për procedurat tatimore dhe për akcizat, por që nuk janë ndërhyrje të forta dhe janë reflektim i sugjerimeve të qytetarëve përmes Këshillimit Kombëtar dhe grupeve të interesit.

Mund t'ju interesojë

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

19 Tetor 2026, 14:56
Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

15 Tetor 2026, 12:38
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dh...

14 Tetor 2026, 12:17

“188 kërkesa nga grupet e interesit, janë zgjidhur dhe reflektuar 70%. Kemi korrektuar ato politika fiskale që nuk kanë funksionuar. 625.7 mld lekë do të mblidhen në buxhet gjatë vitit 2023. 587.8 mld të ardhurat tatimore. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, 430.2 mld lekë, ose 126 mld lekë nga kontributet. 7.7 përqind do të rriten të ardhurat tatimore në buxhet. Ndërsa të ardhurat tatimore e doganore me 8 % ose 42.2 mld lekë. Totali i të ardhurave shkon në 28.8 % të GDP. GDP, do të rritet me 0.6 %. 27 % do të zënë të ardhurat tatimore të GDP”, tha Ibrahimaj.

Swiss Digital

Duke folur në mënyrë të detajuar për projektligjet e paketës fiskale; tatimi mbi të ardhurat, ligji për akzicën dhe përjashtimi nga TVSH për 2023 për disa produkte që përdoren për ngrohje, ministrja Ibrahimaj argumentoi se vetëm nga taksimi i profesioneve të lira, buxheti i shtetit do të përfitojë rreth 2 mld lekë. Ministria Ibrahimaj shtoi se ashpërsimi i gjobave përmes ndryshimit të ligjit për procedurat tatimore, synon të penalizojë ata punëdhënës që mbajnë punonjës të padeklaruar apo nuk deklarojnë pagat reale.

“Nuk ka si qëllim ashpërsimin e gjobave projektligji për procedurat tatimore, por për ata që përsërisin. Ata që nuk delarojnë punonjësit dhe fshehin pagën reale, dyfishim i gjobës ekzistuese. Rritja e gjobës për tatimpaguesit e medhenj që shoqërojnë mallin pa faturë, i padeklaruar ose kontrabandë. Nëse është përsëritëës i shkeljes, do të bëhet padi penale menjeherë, pra nuk bëhet menjëherë”, tha Ibrahimaj.

Por deputeti i mazhorancës Erjon Braçe kërkoi sqarime të detajuara për strategjinë e të ardhurave, se kush janë ata që përfitojnë, ndërsa tërhoqi vëmendjen që pas një viti që ka hyrë në fuqi, në projektbuxhet nuk ka asnjë analizë për fiskalizimin.

“Presioni bie mbi biznesin e madh, por biznesi i vogël përkundrejkt biznesit të madh për mall pa faturë po kërkon gjithmonë e më shumë mall pa faturë. E kemi në referencë me fiskalizimin.

Tatimi mbi të ardhurat si proces diskutimi të gjerë ka kaluar. Dua të di ku jeni mbështetur dhe kë keni marrë si model. Përafrimi me BE, si është bërë dhe si i keni bërë llogaritë me hyrjen ne fuqi të ligjit të ri për tatimin mbi të adhurat kapitale 8 % edhe në vijim, është e papranueshme, ndërsa ne fusim në shkallë progressive, nga rrogëtarët deri tek profesionet e lira. Dhe të mbajmë të ardhurat kapitale me 8%. Dua të shoh si e keni bërë këtë. Është tatimi më i rëndësishëm për mua”, tha Braçe.

Sa i takon përfaqësuesve të opozitës, që në fillim të mbledhjes deputetët Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho, kërkuan shtyrjen e mbledhjes, pasi paketa fiskale është e paplotë dhe po veprohet në kundërshtim me ligjin.

“Nuk kemi të plotë paketën fiskale. Kanë ardhur vetëm 3 ligje të saj. Mungojnë 3 ligje të tjera. Nuk ka ndodhur asnjëherë që kur diskutohet projektbuxheti në komision, qeveria në të njëjtën miraton paketën fiskale. Na keni sjellë dokumenta që nuk ekzistojnë, nuk mund ta pranoj të na merrni për budallenj”, tha Tabaku.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 10 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 13 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 9 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.