Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Politika fiskale me akcizën mbyll fabrikat e birrës

Ekonomi E premte, 20 Janar 2023 09:51
Politika fiskale me akcizën mbyll fabrikat e birrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prej fillimit të muajit janar të këtij viti fabrikat e birrës kanë ndalur prodhimin.

Shkak i fikjes së fabrikave të prodhimit vendas është shtimi në treg i birrës së importit me çmim më të ulët se markat vendase.

Sipas kryetarit te shoqates prodhimit vendas- Pinguli kjo ka ardhur për shkak të mungesës së tregut të shitjes, ku pesha e birrës së importit me çmim më të lirë se vendasit po rritet çdo ditë, ashtu siç u lajmërua nga prodhuesit para hyrjes në fuqi të ligjit të ndryshuar të akcizës. Pinguli nënvizon se këto janë efektet e ndryshimit të ligjit për akcizën dhe fabrikat do të qëndrojnë të mbyllura për muajt janar-shkurt.

Për shkak të rritjes së akcizës fabrikat prodhuan për magazinim deri në muajin dhjetor të 2022, ndërsa nga janari u detyruan të mbyllin prodhimin për shkak të shtrenjtimit të prodhimit nga rritja e akcizës, energjia dhe lëndët e para.

Prodhuesit shqiptarë nuk kanë ku ta shesin produktin e tyre. Tregu vendas po mbytet nga birrat italiane dhe markave të tjera që po shiten me çmim më të lirë, ndërsa vendasit janë të detyruar të rrisin çmimet 20 lekë për litër, pasi akciza nga 1 janari 2023 u rrit 18 lekë për litër. Edhe para ndryshimeve të akcizës pesha e birrës së importit në treg ishte 55%, ndërsa nga fillimi i këtij viti është rritur duke shkuar në 70 deri 80%.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fabrikat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura për muajt janar-shkurt, ndërsa do të shqyrtohet më tej situata edhe për muajt e tjerë. Me mungesën e shitjeve, prodhuesit nuk arrijnë të përballojnë vetëm koston e energjisë për vënien në punë të fabrikave, jo më pagesat për akcizën e rritur, furnizimet me lëndë të parë që vijojnë të shtrenjtohen dhe rrogat. Shumë fabrika kanë nisur shkurtimin e punonjësve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndryshimet në ligjin për akcizat që unifikojnë akcizën në 710 lekë për Hl të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl në vit nisën zbatimin nga 1 janari 2023. Me ligjin e mëparshëm aktual akciza e birrës të bërë nga malto, si nga prodhues vendas e të huaj është e ndarë në dy fasha. Akciza për prodhuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL. Ndërsa akciza për prodhues vendas e të huaj me sasi më të madhe se 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 8 orësh
Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

21 Nëntor 2026, 09:31
Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

21 Nëntor 2026, 08:02

“Vendosja e fashës së birrës i mbronte prodhuesit vendas nga birrat e importit. Më hyrjen në fuqi të ndryshimeve fiskale prodhuesit shqiptarë janë shumë herë më të vegjël se importuesit. Konsumatori vendas është i prirur të konsumojë birrë të huaj, çmimi i ulët e favorizon akoma më shumë shitjen. Për shkak të kësaj situate birra shqiptare rrezikon të zhduket. Po shihet si mundësi shpëtimi e industrisë eksporti, por edhe për to po haset vështirësi, pasi kostot e shtrenjta të prodhimit e bëjnë të pakonkurrueshme birrën shqiptare në tregun e huaj ”, pohoi ai.

Sipas të dhënave të Doganave në 2021 pesha e importeve të birrës në konsum ishte 55%. Në 2021 importet u rritën 19% më shumë se 2020.
Rritje në këtë periudhë shënoi edhe prodhimi me 7.5%.

Ndryshimet e akcizës u kundërshtuan fort nga prodhuesit vendas,
Pinguli tha se së shpejti shoqata e prodhuesve të birrës ndryshimet në ligjin e akcizës do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 15 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 34 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.