Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Sistemi i pensioneve në Shqipëri drejt një reforme të dytë”, Zëri i Amerikës: Më shumë fonde prej rritjes ekonomike

Ekonomi E mërkurë, 5 Shkurt 2025 17:49
”Sistemi i pensioneve në Shqipëri drejt një reforme të dytë”, Zëri i Amerikës: Më shumë fonde prej rritjes ekonomike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sistemi i pensioneve në Shqipëri po përballet me vështirësi të shumta, që burojnë nga informaliteti në tregun e punës, migrimi dhe plakja e shpejtë e popullatës. Afro një dekadë pas reformës së parë në sistemin e pensioneve, autoritetet në Tiranë po përgatitin një reformim të dytë të këtij sistemi, për të zbutur diferencat mes pensioneve dhe për të çuar tek të moshuarit më shumë fonde prej rritjes ekonomike. Një përfaqësuese e Bankës Botërore tha sot gjatë një konference ndërkombëtare se migrimi dhe informaliteti janë në shkallë të lartë, ndërsa pensionet cënohen nga mosdeklarimi i saktë i të ardhurave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Raporti i pensionistëve me punonjësit aktivë në Shqipëri është aktualisht 1 me 1.19, çka përbën një nga treguesit më domethënës të situatës së vështirë në këtë fushë. Gjatë këtyre 10 vjetëve të reformës në pensione numri i kontribuesve u rrit me 50 për qind, ndërsa sistemi vuan nga boshllëqet e mospagimit të sigurimeve, nga puna në të zezë, nga papunësia periodike gjatë tranzicionit 1990-2013, si dhe pensionimi i parakohshëm i një morie punonjësish nga industritë e regjimit komunist.

Mund t'ju interesojë

Monedha euro kap një tjetër minimum historik

Monedha euro kap një tjetër minimum historik

Para 6 orësh
38 banka dhe 42 bankomatë të goditura, Rama: BSH nuk u prek as në 1997, sulme të orkestruara nga forca të huaja

38 banka dhe 42 bankomatë të goditura, Rama: BSH nuk u prek as në 1997, sulme të orkest...

21 Tetor 2026, 12:03
Sulmet e protestuesve ndaj bankave, Gent Sejko: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta

Sulmet e protestuesve ndaj bankave, Gent Sejko: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta

21 Tetor 2026, 12:00

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoshing Ju, tha se ndryshimet në politikën e pensioneve do të ndikojnë në të gjtihë popullatën, por ato do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën dhe e mbështet atë. “Migrimi në shkallë të lartë, informaliteti në shkallë të lartë, nëndeklarimi i të ardhurave cënojnë edhe detyrimet mbi pensionet. Ne së bashku do të punojmë për përmirësuar disa mekanizma të sistemit të pensioneve për të shmangur problemet në të ardhmen”, tha zonja Ju e Bankës Botërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo tha se ngritja e pensioneve pa u balancuar me kontributet do të shkaktojë kosto për shoqërinë, ndërsa theksoi se pensionet private nevojitet të kenë një rol plotësues, duhet të jenë shtesë dhe jo zëvendësues të sistemit të pensioneve. Aktualisht pensionet e qytetarëve me të njëjtat parametra pas vitit 2014 kur nisi reforma janë shumë më të larta se sa pensionet e atyre para vitit 2014, të cilët vuajnë efektet e skemës pararendëse, ndërsa kryeministri Rama theksoi se zbutja e kësaj diference është një nga qëllimet e reformës së dytë.

“Sistemi ishte një sistem asistence, nuk ishte një sistem kontributiv dhe kjo ka shkaktuar të gjithë plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë, por sidoqoftë në gjithë këtë proces mbylljeje, vazhdojmë të kemi një pjesë që vuajnë nga ajo plagë”, tha zoti Rama. Autoritetet shqiptare dhe ekspertët ndërkombëtarë e cilësuan këtë reformë të dytë në sistemin e pensioneve si një sfidë që lidhet me tregun e punës, me informalitetin e pagave dhe investimet, me lindshmërinë e ulët dhe migracionin, me kushtet dhe kostot e jetesës. Zoti Rama tha se paralelisht me reformën, pensionistët marrin edhe bonuset që dalin nga rritja ekonomike.

“Duam që këto bonuse të vazhdojnë dhe që pensionistët të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes, ndërkohë paralelisht duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve, duam që të bëjmë një akselerim pa prishur në asnjë mënyrë themelet që ka sistemi”, tha zoti Rama. Më shumë se një e treta e punonjësve në Shqipëri nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore. Një pjesë tjetër paguajnë sigurime të ulëta bazuar në paga të ulëta ose vetëdeklaruar të ulëta, duke ndikuar tek pensione të ulëta për të tjerët dhe për veten e tyre. Skema e pensioneve në Shqipëri vazhdon të përballet me presione të vazhdueshme prej zhvillimeve demografike si plakja e popullsisë, migrimi, rënia e lindjeve si dhe rritja e jetëgjatësisë dhe i popullatës në moshë pensioni. /VOA/

Etiketat e lidhura

pensione
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.