Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

3 rreziqet nga paketa ”Antishpifje”, lajmet e vërteta mund t’i vendosë vetëm Gjykata

Forum E mërkurë, 18 Dhjetor 2019 09:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga: Ervis Iljazaj

Liria e fjalës është një nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut më të rëndësishme, madje më e rëndësishmja në regjimet demokratike. Jo më kot, të gjitha kushtetutat e vëndeve demokratike e sanksiononjë atë në pjesën e parë të tyre, si një nga parimet që është në themel të atyre regjimeve. Demokracia nuk është një gjë tjetër vecse qeverisja e opinionit publik. Në kuptimin që, në një regjim të tillë qeveris opinion i qytetarëve, sipas të cilin hidhet vota, votohen parti politike, apo kryetar qeverie dhe të gjitha hallkat e tjera të shtetit që kërkojnë legjtimimin e votës së njërzve. Mirëpo, nëse ky opinion publik nuk është i informuar sic duhet dhe i lirë të ndërtohet në masë të gjerë, atëherë nuk kemi më një regjimi demorkatik, por një votë të orientuar dhe të manipuluar. Pikërisht për këtë arsye, liria e fjalës dhe e mendimit është bazë e demorkacisë të një vëndi. Ka vënde si Shtetet e Bashkuara që lirirnë e fjalës e ka nenin e parë të Kushtetutës së saj, jo më kot konsiderohet një nga vëndet më demokratike të botës.

Mirëpo, si cdo e drejtë, edhe ajo e lirisë së shprehjes dhe e fjalës nuk mund të jetë absolute dhe pa asnjë pengesë. Edhe kjo e drejtë nëse cënon të drejtat apo lirinë e dikujt tjetër sigurisht duhet të dënohet. Me zhvillimin e mjeteve të komunikimit dhe kryesisht të rrjeteve sociale dhe internetit, liria e shprehjes, informacionet dhe opinionet janë duke u përdorur masivisht dhe nga të gjithë. Në këtë kaos të hapësirës publike sic është rrjeti on line, sigurisht që lind nevoja për të rregulluar dhe për ta disiplinuar këtë hapësirë, tashmë e një përmase pa kufi. Ndërsa dekada më parë, liria e fjalës dhe informacioni uhtrohej në hapësirat publike nga persona të specializuar apo profesionistë të fushës si televizone apo shtypi i shkruar, sot kjo e drejtë ushtrohet pothuajse nga të gjithë, e në këtë kuptim rreziku që të abuzohet me të është edhe më madh, duke shkelur të drejtaa e të tretëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prandaj të gjitha vëndet kanë aprovuar ligje të posacme për këtë cështje, duke qenë se konteksti ku ushtrohet kjo e drejtë ka ndryshuar polotësisht. Në këtë kuptim, edhe Shqipëria ka nevojë për një rregullim të tillë, dhe qeveria shqiptare, sidomos kryeministri që njihet si kundërshtari më i madh i medias, nuk nguroi të propozojë një ligj, që me të gjitha gjasat do të kalojë sot në Parlamentin e Shqipërisë. Një ligj i cili ka hapur shumë debate dhe është kritikuar ashpër nga komuniteti i gazetarëve, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pa hyrë shumë në detaje të ligjit, edhe pse ka shumë diskutime rreth tij, problemi më i madh i tij është fakti se ky ligj e kthen AMA-n, një atuoritet adminsitrativ në një gjykatë. Nëse ky ligj të gjitha cështjet për të gjykuar do tja jepte gjykatës dhe jo AMA-s, ateherë në tërësinë e tij do të ishte një ligj i mirë. Mirëpo, pikërisht ky është deformimi i madh dhe rreziku që i kanoset demorakcisë dhe shtetit të së drejtës nga ky ligj.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 1 ore
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

E para sepse shpifjen, ose lajmin e vërtetë apo jo e vendos AMA dhe jo gjykata. Në fakt, shpifja nuk është gjë tjetër vecse një konfilikt midis dy apo më shumë subjekteve, dhe në këtë kuptim një konflikt mund të gjykohet vetëm nga një gjykatë, nga vetë kuptimi i fjalës gjykatë që vjen nga gjykojë.

E dyta, të vërtetosh një akuzë sic është shpifja kërkohet një proces i rregullt gjyqsor, me prova dhe fakte, i cili gjykon vërtetësinë ose jo të lajmit, qëllimshmërinë e personit që kryen këtë kundravajtje ligjore, dhe të tjerë elementë të një procesi të rregullt gjyqsor. Gjë të cilën, një autoritet adminsitrativ nuk mund ta bëjë dot.

E treta, kultura politika në Shqipëri nuk është e njëjtë si në Danimarkë. Dihet fare mirë tentativa e përhershme e politikanëve shqiptarë për të shtypur fjalën e lirë dhe për të kontrolluar mediat. Dhe me këtë ligj, ka të gjitha mundësitë për ta bërë, duke qenë se edhe AMA që në letër konsiderohet një autoritet i pavarur, është tërësisht e ndikuar nga qeveria dhe mazhoranca. Por, edhe nëse marim të mirëqenë se Edi Rama nuk është një atuoritar dhe nuk ka si qëllim kontrollin e medias por vetëm disiplinimin e fjalës, me këtë ligj, nëse ai që do të vijë pas tij do të ketë tendenca diktatoriale do ti ketë të gjitha instrumentat në dorë për ta vendosur atë. Demokracia mbrohet jo nëpërmjet vullnetit të politikanëve të caktuar, por nëpërmjet instrumentave dhe mekanizmave të një rendi kushtetutes dhe shtetit të së drejtës. Mekanizma të cilat, në Shqipëri po shkërmoqen cdo ditë e më shumë. /Gazeta Liberale/

Etiketat e lidhura

Ervis Iljazajfake newsgjykatalajmePaketa antishpifje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 2 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 24 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 27 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 29 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.