Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: Po grabitësit e pronës në median News 24, kush mund t’i ndalë?

Forum E martë, 12 Gusht 2025 11:45
Agron Gjekmarkaj: Po grabitësit e pronës në median News 24, kush mund t’i ndalë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Po grabitësit e pronës në median News 24, kush mund t’i ndalë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 21 orësh
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 21 orësh
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 22 orësh

Prej katër ditësh shohim skena të pajustifikuara nga arsyeja!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbyllja politike e gojës së televizionit të News 24, gazetave e portaleve “Panorama”, “BalkanWeb”, “Gazeta Shqiptare” dhe marrja e ambienteve të tij është një anë e medaljes me dy shëmti!

E dyta është ajo që prej katër ditësh konsumohet brenda tij, ku kamionë ushtarakë hyjnë, thyejnë, prishin, marrin e ngarkojnë teknikën, serverat, kujtesën, dosjet, investigimet e gazetarëve, kompjutera, rroba, grimëri, drita, dekore skenash, mikrofonë, të cilat si dëngje fluturojnë mbi karroceritë e ushtrisë!

Cili vendim gjykate e thotë këtë? Një media nuk është një stallë e boshatisur që aty po hyn e merr plehun!

Tani jemi në kushtet e flagrancës së shpërdorimit të pasurisë së subjektit e të gazetarëve, të sendeve të kompanisë mediatike e të objekteve private të gazetarëve!

Kjo ngjarje po dëshmon që shteti shqiptar nuk ka më institucione që garantojnë të drejta individuale e të drejta prone por vetem Edi Ramen dhe qeverine e tij vullneti i te cileve tejkalon çdo ligj te shkruar e çdo sensibilitet njerzor!

Kush po e inventarizon bazën materiale? Ku po dërgohet ajo? Kush po kujdeset? Aty janë miliona euro të investuara ndër vite!

Kështu si po veprohet, synohet jo vetëm hakmarrja sot, por edhe qëllimi që ajo të mos ringrihet nesër!

“News 24” është shpallur armik i qeverisë pa qenë armik i askujt, se jetojmë në këtë vend e jemi dëshmitarë se si këto media kanë pasur një politikë editoriale prej “amebe”, e hapur ndaj çdo fluks mendimi – majtas e djathtas, proqeveritar e proopozitar!

Tani ai po trajtohet si kulak, ku pos leçitjes po i merren edhe ato që nuk i përfshin vendimi politik – ato që kompania i ka blerë me paratë e veta, si dikur në 1945-46 “përbuzja popullore” rrëmbente pianot, librat nga shtëpitë e të përndjekurve e i hidhte mbi qerret e “proletariatit”!

Në fakt, këtë kompani mediatike dhe gazetarët e saj të shumtë e profesionistë nuk i ndihmon as krahasimi, as analiza, as mbështetja morale e secilit në shtëpinë e vet! Duhet një veprim konkret i institucioneve të drejtësisë, konkretisht i SPAK!

Do duhej një fjalë nga Ambasadoret që nuk humbin asnjehere rastin për të heshtur kur lirite e te drejtat tona vihen ne rrezik! Në cilin prej vendeve që ata perfaqesojnë një media e kesaj rendesie a jo trajtohet kesisoj?

Altin Dumani duhet ta konsiderojë detyrë patriotike hetimin e kësaj ngjarjeje, ndalimin me akte e hapa ligjorë në përputhje me Kushtetutën të këtij shkatërrimi, i cili i kushton Shqipërisë dhe shoqërisë së saj më shumë se çdo akt korruptiv i çdo politikani ndër vite!

Ky është inceneratori që djeg thelbin e demokracisë – fjalën e lirë! Ky është korrupsion dhe dhunë ndaj lirive të fituara në 35 vjet!

Se çfarë përfaqëson Haxhi Qamili, Kapterr Baba, Ardi Veliu apo Proda, në historinë tonë, këto janë fatalitete të antropologjisë kombëtare e nuk po merremi, se atyre fjala nuk u heq asnjë ashkël– as skuqen, as zverdhen; e kanë fytyrën si shollë këpucësh.

Por dikush duhet t’i ndalë – ndoshta SPAK, për të cilën kjo media ka harxhuar kaq solidaritet e shpresë që në ditet e para të lindjes së tij!

Ndryshe i bie se ata që thonë “i ka në xhep Kryeministri Rama” kanë të drejtë! Mosveprimi si në zgjedhjet e Majit , në pak kohë do ju shnderrojë në akademi juridike te PS me Kryetarin e komisionit të posaçem si Rektor, ose do t’ju vijnë kamionët edhe ju, në agun e një dite me shi, kur e gjithë shoqëria do jetë duke shijuar gjumin e frikës! E do ju thonë e kryet detyren ndaj Opozites nuk na duheni më, ndersa me mediat e zgjidhem vetë me heshtjen tuaj! Lexojeni kohen po mbeteni pa garant kushtetues ! Ata po bien një e nga një edhe pse ne leter janë ënde të shkruar !

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 1 ore

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 7 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 21 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 17 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 10 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.