Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 19:02 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim! Nga Erion Braçe- Zhaneta Beqiri është gruaja në krye të shërbimit publik të çerdheve dhe kopshteve në qytetin e Tiranës. Një shërbim që, me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori A.A.Zaytsev për Ditën e Rusisë: Kujtojmë të kaluarën, shohim drejt së ardhmes

Forum E martë, 10 Qershor 2025 16:19
Ambasadori A.A.Zaytsev për Ditën e Rusisë: Kujtojmë të kaluarën, shohim drejt së ardhmes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga ambasadori rus në Tiranë, A.A.Zaytsev

Më 12 qershor në Rusi kremtohet festa shtetërore-Dita e Rusisë. 35 vjet më parë, më 12 qershor 1990 u miratua Deklarata e Sovranitetit Shtetëror të Federatës Ruse, e cila u bë një pikënisje për historinë më të re të shtetit rus dhe për ndryshimet rrënjësore demokratike dhe ekonomike në vend. Kjo festë simbolizon unitetin e popullit tonë shumëkombësh, dashurinë e sinqertë për vendin tonë dhe përgjegjësinë e përbashkët për të tashmen dhe të ardhmen e Atdheut, i cili ka më shumë se 1000 vjet që ekziston.

Gjatë shekujve të kaluar, Rusia ka qenë e dëtyruar për qindra herë të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj, të luftojë kundër sfidave dhe kërcënimeve, që lindnin nga anë të ndryshme, të cilat ndonjëherë e çonin vendin në prag të katastrofës. Rusisë i ra për pjesë copëtimi në shekullin XII, Koha e Zymtë në fund të shekullit XVI-fillim të shekullit XVII, Lufta Atdhetare e vitit 1812, çlirimi i vendit dhe Evropës nga ushtria e Napoleonit, Lufta e Parë Botërore, Revolucionet e Shkurtit dhe të Tetorit të vitit 1917, Lufta Civile në vitet 1917-1922 dhe zmbrapsja e ndërhyrjes së huaj ushtarake të vendeve të Antantës (Britani e Madhe, Francë), lufta kundër pushtuesve gjermano-fashistë në vitet e Luftës së Madhe Patriotike 1941-1945, etj. Populli rus pagoi një çmim jashtëzakonisht të lartë për ruajtjen e shtetësisë dhe lirisë së tij. Për shembull, në Luftën Atdhetare kundër Francës dhe Napoleonit në vitin 1812 humbën jetën 300 mijë qytetarë tanë. Në Luftën e Madhe Patriotike kundër Gjermanisë naziste 27 milionë njerëz ranë për lirinë e vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Historia e Rusisë është e mbushur me shumë shembuj heroizmi dhe vetësakrifikimi të pashembullt të qytetarëve të saj. Do të sjell vetëm një prej tyre, nga historia e Luftës së Dytë Botërore. Përballë dyndjes gjermane, Danimarka u rezistoi pushtuesve hitlerianë vetëm gjashtë orë, Hollanda gjashtë ditë, Polonia 1 muaj, Franca, një muaj e gjysmë. Parisi ra brenda një dite, pa asnjë të shtënë. Për krahasim: Beteja e Moskës vazhdoi pothuajse shtatë muaj, Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania humbën nga 500 mijë ushtarë secili. Edhe më e përgjakshme ishte Beteja e Stalingradit, fitorja në të cilën i lejoi Bashkimit Sovjetik të ndryshonte rrjedhën e luftës, të rrëmbente iniciativën strategjike dhe të mos e lëshonte atë deri në shpartallimin e plotë të Gjermanisë fashiste. Humbjet e Vermahtit dhe aleatëve nazistë në Stalingrad arritën në 1,5 milionë njerëz, të Ushtrisë së Kuqe në 1,1 milion njerëz. Në Rusi të gjithë e njohin shtëpinë legjendare të Pavlovit, që ndodhet në këtë qytet, mbrojtja e së cilës zgjati 58 ditë. Më lejoni të theksoj: luftuan dy muaj jo për mbrojtjen e shtetit, por të një ndërtese të vetme. Mund të kujtojmë shumë histori të tjera të trimërisë dhe të qëndresës së popullit tonë që luftoi në emër të lirisë, pavarësisë dhe begatisë së Atdheut të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, pavarësisht pengesave dhe sanksioneve të shumta të paligjshme, të vendosura nga oponentët tanë në Perëndim, Rusia vazhdon të forcojë sovranitetin e saj financiar, teknologjik dhe atë të përgatitjes së specialistëve, duke arritur suksese të larta në sfera nga më të ndryshmet: art dhe sport, shkencë dhe shoqëri, ekonomi dhe çështje ushtarake. Pasuria kryesore e vendit dhe garancia e suksesit të tij janë njerëzit. Në Rusi rreth 150 milionë rusë jetojnë në paqe dhe harmoni, duke përfaqësuar më shumë se 160 kombësi, popuj dhe grupe të ndryshme etnike, që praktikojnë ortodoksinë, islamin, budizmin dhe fe të tjera. Populli shumëkombësh i Rusisë ka dhënë një kontribut të madh në përparimin e qytetërimit të sotëm. Është e pamundur të perceptohet kimia pa tabelën e Mendelejevit, letërsia pa “Lufta dhe Paqja” të L.N.Tolstoit, pa veprat e A.S.Pushkinit, F.M.Dostojevskit, A.P.Çehovit, M.A.Bullgakovit, muzika pa P.I.Çajkovskin, S.V.Rahmaninovin, D.D.Shostakoviçin. Ishte qytetari sovjetik Juri Gagarin ai që i hapi rrugën njerëzimit drejt hapësirës kozmike. Vështirë se do të ishte e mundur të imagjinohej bota e sotme pa zhvillimin e shkencës së aplikuar të M.V.Lomonosovit, zbulimin e reflekseve të kushtëzuara të I.P.Pavlovit, shpikjen e radios nga A.S.Popovi, zhvillimin e parimeve të higjenës sanitare nga N.I.Pirogovi, etj.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 23 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Rusia e sotme vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare, duke mbetur një nga qendrat sovrane të zhvillimit botëror në epokën e ndryshimeve globale. Vendi ynë ndërton në mënyrë ritmike një kurs të pavarur të politikës së jashtme, mbron vazhdimisht formimin e një bote shumëpolarëshe më të vërtetë demokratike dhe të drejtë, forcimin e rolit qendror dhe koordinues të OKB-së në çështjet ndërkombëtare, barazinë sovrane të të gjitha shteteve pa shtypje dhe diktat nga jashtë. Rusia mbështet thirrjet për krijimin e një sistemi të barabartë dhe të pandashëm të sistemit global të sigurisë. Për këtë arsye jemi të përkushtuar për realizimin e plotë të iniciativës kryesore ruse – Partneritet të Madh Euroaziatik, si një kontur i zhvillimit dhe lulëzimit të përbashkët në kontinent.

Është e qartë se plane të tilla në shkallë të gjerë shoqërohen me kapërcimin e rezistencës agresive nga ana e Perëndimit kolektiv, politika e të cilit i është nënshtruar plotësisht mendimeve të kohës së blloqeve gjatë Luftës së Ftohtë, si dhe ambicieve koloniale. Është e habitshme, por fakt: vendet që deri pak kohë më parë ishin lidere në zhvillimin global, sot përpiqen me të gjitha forcat, të vërtetat dhe të pavertëtat, të ruajnë rolin e hegjemonit, që po u rrëshket nga duart. Për këtë Perëndimi po përdor mënyra të ndryshme: nga shantazhi dhe sanksionet e njëanshme të paligjshme deri te presioni dhe nxitja e konflikteve të armatosura në rajone të ndryshme të botës dhe, veçanërisht, pranë kufijve shtetërorë rusë. Një shembull konkret është Ukraina që Perëndimi e ka shndërruar në një armë kundër Rusisë.

Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, procesi i formimit të një bote shumëpolarëshe është i pakthyeshëm. Qasjet ruse, të bazuara në parimet e lirisë, barazisë, hapjes, respektit të ndërsjellë dhe marrjen parasysh të interesave kombëtare mbështeten nga dhjetëra vende të shumicës botërore në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën Qendrore dhe Latine, madje edhe në Evropë. Sot vërehet një forcim i qendrave të reja të fuqisë në të gjithë globin. Po forcohet në mënyrë dinamike potenciali i bashkimeve integruese, që përfshijnë një numër të madh pjesëmarrësish. Midis tyre BRICS, CIS, EAEU, SCO, ASEAN dhe formate të tjera ndërveprimi, anëtare e të cilave është edhe Rusia. Në të njëjtën kohë, vendi ynë mbetet i hapur për dialog me të gjithë pjesëmarrësit e marrëdhënieve ndërkombëtare që ruajnë mendime konstruktive.

Gjatë 34 viteve të fundit, pas shpërbërjes së BRSS, Rusia vërtetoi se është e aftë të përmirësojë veten, të synojë drejt më të mirës, të kryejë përparime radikale drejt një strukture të re politike, ekonomike dhe sociale, të japë një kontribut thelbësor në stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale, jo vetëm të përshtatet me ndryshimet, por të arrijë suksese të konsiderueshme, të kapërcejë vështirësitë nëpërmjet harmonisë civile dhe kombëtare, të forcojë me besueshmëri sovranitetin e saj, të mbrojë të drejtat e qytetarëve rusë dhe rusishtfolës, kudo që jetojnë: në Ukrainë, Moldavi apo vendet baltike.

Populli rus krenohet me Atdheun e tij, është i gatshëm të mbrojë interesat e tij me të gjitha mjetet ligjore, të shumojë pasurinë e tij dhe ta zgjerojë atë. Duke kremtuar sot ditën e saj kombëtare, Rusia jo vetëm kujton të kaluarën e saj historike, por gjithashtu përgatitet të shkruajë faqe të reja të ndritshme në historinë e epokës moderne.

Etiketat e lidhura

Ambasadori A.A.Zaytsev
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 25 minutash

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone
Para 25 minutash

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 54 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 1 ore

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 21 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.