Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 08:54 Trump përqafohet me Putin në Pekin Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilluan një takim të shkurtër, të paparalajmëruar, në margjinat e samitit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Protesta, vështirësia e afirmimit përmes forcës

Forum E mërkurë, 9 Tetor 2024 20:06
Andi Bushati: Protesta, vështirësia e afirmimit përmes forcës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozita nuk i’a ka dalë dot, në ciklin e katërt të protestave, atë për t’u afirmuar përmes dhunës. Të hënën e 7 tetorit, PD vërtet arriti ti vërë flakën portretit të Edi Ramës mbi fasadën e PS-së, vërtet i mbushi me tym, flakë e gaz lotësjellës të gjitha institucionet kryesore të qeverisjes, por ajo nuk qe në gjendje të shkojë përtej simbolikës.

Në këtë kuptim, duke u krahasuar me tre ciklet e mëparshme të periudhës së rifillimit të protestave, që rinisën në vitin 2022 (pas një tredhje gati tre vjeçare të epokës Basha), kjo e tanishmja mund të konsiderohet një dështim.

Kur në 7 korrik 2022 Berisha u bëri thirrje të vetëve të derdheshin në rrugë, demokratët të përmalluar për atë çka dinë të bëjnë më mirë i’u përgjigjën në mënyrë impresionuese. Në atë kohë, kur simbolet, vulën dhe përfaqësimin e partisë, pushteti këmbëngulte ti’a falte dyshes Basha – Alibeaj, kjo lëvizje u konsiderua si një sukses. Qëllimi ishte të krijonte përshtypjen në publik se Rithemelimi ishte PD-ja e vërtetë. Ajo përgjigje e militantëve e përforcoi këtë bindje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithashtu të suksesshme mund të konsiderohen edhe mitingjet e organizuara për ti treguar ndërkombëtarëve se ky vend nuk ishte ai që ata u përshkruajnë shqiptarëve. Qoftë në protestën e 6 dhjetorit 2022, atë që zhvillua njëkohësisht me samitin e kryeministrave të BE dhe Ballkanit perendimor në Tiranë, ku një dorë e padukshme, e nxitur në rastin më të mirë nga gjuha e urrejtjes, goditi mbi Sali Berishën, apo qoftë edhe në demostrimin e 20 shkurtit, pesë ditë pas vizitës së Sekretarit Blinken në Tiranë, që i thuri ditirambe Edi Ramës, njërëzit u derdhën të shumtë në shesh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe ai që mund të konsiderohet si cikli i tretë, që celebroi në 11 korrik të këtij viti, bashkimin përfundimtar të PD duke kaluar pothuajse të gjithë deputetët në grupin ku qëndronin tashmë votuesit e militantët i’a arriti qëllimit. Pas një kalvari të gjatë, PD-ja e unifikuar ishte në të drejtën e saj të festonte, një muaj pas rifitimit në gjykatë të vulës, siglës, flamurit që i përkisnin.

Mund t'ju interesojë

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Para 22 orësh
Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

16 Nëntor 2026, 12:35
Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

15 Nëntor 2026, 14:19

Por të treja këto lloje protestash, pavarësisht nga diversiteti i temave, kishin si fill të përbashkët afirmimin. Ato herë kërkonin të dëshmonin se kush qe shumica në opozitë, herë se në këtë vend ka një masë kompakte anti qeveritare, herë se drejtimi i marrë, qoftë edhe me përkrahje ndërkombëtare, nuk qe ai i duhuri dhe për ta arritur këtë, mjaftonte prezenca e një mase serioze pjesmarrësish. Në ciklin e katërt, atë që nisi këtë 7 tetor, sfida qe e ndryshme: ajo nuk kishte të bënte më me afirmimin, por me kundërshtimin përmes forcës. Pasi ishte dëshmuar si opozita e vetme e madhe në vend, pasi ishte konfirmuar me afro gjysëm milioni vota, PD kërkonte të respektohej si e tillë.

Por në vend të kësaj, ajo u përball me burgosje politike si procesi ndaj Salianjit, me rrëmbim të mandatesh të humbura falë SPAK-ut dhe GJKKO, si në rastin e Himarës, me përdhosje të kushtetutës si për mandatin e Olta Xhaçës e me plot të drejta të tjera të nëpërkëmbura, si pengimi për të ngritur komisione hetimore, për të zhvilluar interpelanca apo mocione në kuvend. Dhe kur diçka që të takon ligjërisht ta rrëmbejnë padrejtësisht, nuk mbetet rrugë tjetër drejt forcës. Nuk ishte PD që zgjodhi të shkonte tek molotovi, ishte sjellja ndaj saj që i’a imponoi atë si rrugë të vetme.

Por pikërisht këtu, kur tentoi rrugën e forcës, ajo dështoi dhe kjo e ka një shpjegim. Boll që për këtë të bësh një krahasim të thjeshtë, mes protestës së organizuar nga opozita e Ramës në janar 2011 dhe kësaj të tanishmes. Dikur PS në opozitë kishte milionerët e saj që derdhnin shumë para të domosdoshme për organizimin e ndërmarrjeve të tilla. Ajo kishte në dispozicion, për më tepër edhe bandat kriminale, që siguruan kontigjentet që u përleshën me policinë dhe e zbrapsën atë në përballjen përpara kryeministrisë. Opozita e sotme është shumë më e dobët. Ashtu siç ka futur në kontroll, institucionet e pavarura, prokuroritë, gjykatat apo televizionet kombëtarë, PS ka dominimin e plotë edhe mbi oligarkët si financuesë dhe bandat kriminale si ekzekutuesë evenimentesh të tilla. Shprehja e dikurshme e Berishës, se e rrëzon qeverinë vetëm me demokratët e Laçit dhe Mamurrasit, tani duket si utopi. I tillë është dhe cikli i protestës opozitare që sapo filloi, ai për t’u afirmuar përmes forcës. Prandaj dhe ndryshe nga të parët ai dështoi. Sepse ky regjim ka asfiksuar gjithçka duke shndërruar në mision të pamundur edhe sfidimin përmes dhunës, njësoj si atë përmes votës. I vetmi ngushëllim për PD-në mund të jetë se ajo nuk është humbësja e vetme e kësaj gjendje. Të tillë janë një pjesë e madhe e shqiptarëve të cilët janë zhveshur nga mundësia për të jetuar në një sistem të barabartë dhe me ekuilibër forcash.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump përqafohet me Putin në Pekin
Para 2 minutash

Trump përqafohet me Putin në Pekin

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë
Para 16 minutash

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim, por bisedimet pa Ukrainën janë gabim i madh
Para 25 minutash

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim, por bisedimet pa Ukrainën janë gabim i madh

Ura e Kerçit sulmohet sërish para samitit Trump-Putin-Xi, pezullohet trafiku
Para 40 minutash

Ura e Kerçit sulmohet sërish para samitit Trump-Putin-Xi, pezullohet trafiku

Më të lexuarat

1 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 17 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

2 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 10 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 22 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 16 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.