Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:40 Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit Një festim golash është kthyer në një çështje të nxehtë në Gjermani. Mesfushori i Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, është vënë në qendër të polemikave…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arti për sakrifikimin e grave suljote, nga “Heroizmi i Despos” te “Gratë Suliote”

Forum E enjte, 9 Maj 2024 09:20
Arti për sakrifikimin e grave suljote, nga “Heroizmi i Despos” te “Gratë Suliote”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Arti, në veçanti piktura ka qenë zëri më i fuqishëm që bota ka dëgjuar për sakrificën sublime të grave suljote, për atë guxim të pashembullt dhe emblematik, i tillë sa ka kapërcyer nga e vërteta në legjendë, nga kujtesa e kohës në kujën e përjetimit shprehës artistik.

Pavarësisht kontekstit trajtues dhe pështjellimit të historiografisë, që me kohën pësoi transformim, duke e zhvendosur fokusin, tjetërsuar faktet dhe mjegulluan ngjarjet, gratë suljote janë ikonike për atë çfarë memoria i nguliti në kujtesë.

Pa dallim përkatësishë dhe synimesh, ngjarjet e atyre kohëve u pamundësuan shpesh të ishin e vërteta.

Dikush interesohej të nxirrte nga e realja e faktuar e zhvillimeve, heronj të rremë. Ngjitja e pashallarëve në monumente dhe justifikimi i çdo poshtërsie dhe perversiteti si leje për krenari, as nuk na ngopi me vetkënaqësi, por edhe na la të uritur për dinjitet të së vërtetes.

Por arti guxon më shumë se çdo nacionalizëm dhe e vërteta është më kokëfortë se çdo kapardisje në bronx apo lartësim të hyjt të një mbrujtjeje prej terri.***

Le të dëgjojmë ata që shkruan historinë me shpirt dhe penel, t’u japim të drejtë atyre që besuan te sublimja e grave dhe nënave suljote, si tek një e vërtetë e trishtë që flet zëshëm.

“Heroizmi i Despos” është një vepër pak e njohur Cesare Felix Georges dell’ Acqua, pikturë e cila përjetëson vdekjen heroike e grave suliote në Rrënjasë, (1863, viti kur artisti realizoi veprën)

Në këtë tablo, tregohet si fokus kryesor, Dhespo Boçi, gruan që vinte nga fisi suliot Shehu/Sheho ose ndoshta Sejko, dhe ishte i martuar me suliotin, Jorgaq Boçin.

Në dhjetor 1803, ushtarët e Ali Pashës duke ndjekur suliotët e arratisur sulmuan fshatin Rrënjasë, midis Pargës dhe Prevezës,

Dhespo Shehu, e veja e Boçit, e cila me vajzat dhe nipërit e saj u mbrojtën në një kullë të quajtur “Kulla e Dhimulës”, që u bë varri dhe monumenti i sakrifikimit të tyre.

Fati i tyre tragjik, megjithatë, ishte i pashmangshëm. Ajo thirri familjen rreth saj dhe u propozoi atyre alternativën e nënshtrimit ndaj armikut ose vdekjes nga duart e tyre. Ata zgjodhën njëzëri këtë të fundit dhe Dhespo, duke i radhitur të gjithë përreth një arke baruti, vendosi shkrepsën me dorën e saj dhe përfundoi gjithçka.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një këngë shqiptare e zonës (me shumë mundësi një këngë origjinale e Suliot) përshkruan ngjarjet.

Edhe muret u bënë hi, po Dhespua përherë në këmbë,

Nuseve ç’u thërret, me zë e me gjëmë.

“Skllave të turkut bija, a mund të bëhemi ne?

Pas meje, mori nuse, vendin e kemi atje!”

Akti i vetëvrasjes si e vetmja zgjidhje për të mos rënë në duart e ushtarëve të Ali Pashait evokohet edhe në piktura, këngë dhe shtjellime të ndryshme të kohës, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër ndoqën me interes zhvillimet, por në veçanti aktin sublim të grave suljote.

I këtij konteksti ishte edhe e ashtuquajtura “Vaji i Zallogut” që lidhet me ngjarjen e historisë suliote dhe bëhet fjalë për vrasjen masive të grave nga Suli dhe fëmijëve të tyre, gjatë përpjekjeve të pamundura suliote në vitin 1803, në afërsi të fshatit Zallong, në Epir.

Emri lidhet edhe me një valle të kënduar qe ka lidhje me këtë ngjarje. Egziston një këngë e tillë e një valleje të kënduar shqiptare dhe quhet Vallja e Zallongut (njohur edhe si “Vaji i Zallogut”)

Vallja e Zallongut

Lamtumirë, o Sul, i shkretë,

se po ndahemi per jetë.

Lamtumirë, o Sul i shkretë,

se na do t’ikim për jetë.

Ne po vdesim për liri,

se nuk duam skllavëri.

Lamtumirë, ju male e fusha,

na e punoi Pilo Gusha,

I pabesi faqezi,

s’pati turp, as perëndi.

Lamtumirë, o fusha e male,

ne vdesim pa frikë fare.

Jemi bila shqipëtare,

vdesim duke hedhur valle.

Lamtumirë, o Sul i shkretë,

lamtumir’ për gjithë jetë.

Gjatë luftrave Suliote në dhjetor të vitit 1803, Suliotët filluan evakuimin e rajonit Sul pas disfatës së tyre nga ushtarët e Ali Pasha Tepelenës, shkruan historiografia. Gjatë evakuimit, një grup i vogël të grave Suliote dhe fëmijëve së tyre u bllokuan nga trupat e Aliut në malet e Zallongut në Epir. Për të shmangur kapjen dhe gjithçka tjetër mizore që mercenarët dhe ushtarët e Aliut i kishin të zejes së tyre, gratë hodhën fëmijët e tyre dhe pastaj veten e tyre nga një shkëmb të madhe, kryerjen e vetëvrasjes. Sipas legjendës, ata u hodh poshtë greminës njëri pas tjetrit duke kënduar dhe vallëzuar. Incidenti shpejt u bë i njohur në të gjithë Evropën. Në Sallonin e Parisit të vitit 1827, artisti francez Ary Scheffer ekspozuar dy piktura romantike, një prej të cilave u quajt Les Femme Souliotes (“Gratë Suliote”). Sot, një monument në faqen e malit Zallong përkujton sakrificën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Disa të vërteta, është shumë e vërtetë që arti i idealizon, por pa mundur të tjetërsojë historinë apo ta zhvendosi fokusin e zhvillimit të ngjarjeve. Sepse krijuesit ose mbështeten mbi dëshmi dhe raportime të kohës, ose i nxjerrin nga këngët që këndohen dhe  vargjet që janë skalitur në kujtesën e brezave. Dhe, heroizmi i grave suljote, sakrifica e tyre sublime është sinjifikim i atij ballafaqimi të shkruar me tragjizëm dhe lexuar me vetëdijësim.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 35 minutash
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Etiketat e lidhura

albert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 1 minute

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 3 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 15 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 19 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.