Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:31 Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për protestën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve të publikuara në rrjetet sociale për grumbullimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Asgjë nuk fillon nga çfarë thonë të huajt, por çfarë thonë shqiptarët që mbushin sheshet

Forum E premte, 24 Shtator 2021 22:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja –

Shumë njerëz e shikojnë të pashpjegueshme se si ambasada e shteteve të bashkuara përkrah me deklarata qeverinë dhe të ashtuquajturën opozitë e re. Madje midis tyre ka ca pikëpyetje të ankthshme se ndofta kjo bindja partia e 128-të do bëj miting më 10 maj ose 12 maj, para miting ose prapa miting. Se kur flet Amerika mbushen dhe sheshet… Dhe do ishte e bukur vërtetë sikur të ndodhte një gjë e tillë, një para ose pas miting për të kutpuar ngjizjen e opozitarizmit, apo se çfarë është opozitarizmi. Një para ose pas miting me Patozin dhe Rudinën. Megjithëse Amerika fliste edhe gjatë regjimit të Enver Hoxhës, por sheshet ishin veç me vija të bardha, këmbësorë, biçikleta dhe ca mjete nga lindja. Sheshet mbusheshin kur thërriste Enver Hoxha, atëherë ishim të gjithë pushtetarë dhe opozitarë të fortë, por karshi Amerikës dhe imperializmit. U desh një katrahurë e gjatë kohe për të ardhur tek 1990-ta, kur ndërruam prirjen për të kuptuar se asgjë nuk fillon nga çfarë thotë Amerika, Kina apo Rusia, por çfarë thonë ata që mbushin sheshet, shqiptarët.
Kësisoj, kjo marrëveshja që arriti sot koalicioni opozitar është gjëja më e domosdoshme, nuk ka zgjedhje. Dhe ta dini që sheshet i mbushi sfida politike, djegia e mandatave. Njerëzit po besojnë më në fund tek diçka e re. Dhe kjo do të reflektohet më fort edhe më 11 maj. Të tjerat janë humbje kohe, sidomos këto studiot me biseda të tjerra mbi Amerikën dhe Patozin apo Hajdarin. Aty janë sheshet, le t’i mbushin.
Nuk bëhet opozitarizmi me mbeta vetëm në shtëpi po flas çfarë të më dojë qejfi. Apo me shprehinë turqishte shyqyr që ikën ata dhe të ulem unë. Biles të habit kjo inteligjenca prej peshku thoshte një mësues i imi, që kanë këta me përvojë të gjatë në politikën tonë. Ndaj marrëveshja është edhe emocionale për t’i dhënë fund një shpërfytyrimi shqiptar që po ndodh këto kohët e fundit mbi mandatet, vlerën intelektuale dhe bajgat kaq me shumicë që ofron realiteti jonë. Eshtë vanitoze të shikosh se si mbrojnë përshembull Rudinën të majtët, se si e quajnë lidere, kur pak vite më parë, po këta quanin rrebel Blushin kur bënte opozitarin në parlamentin e krimit. Eshtë një vanitet kombëtar të merresh me brigada të tilla që luajnë anasjelltas dhe asnjëherë realitetin.
Tani për sa i përket frazave bajate që e has me shumicë studiove tona. Mbi deklaratat e ambasadës së Amerikës, që, Amerika e tha qartë, po e thotë qartë që do njohë çdo opozitë të re apo të vjetër. E tha Amerika, po, bëni kështu apo ashtu. E para e punës, për votuesit, Amerika ka thënë kështu e ashtu edhe kur bojkotonte Edi Rama. Dhe i njohu zgjedhjet e blera të tija edhe pse kamerat po çaheshin me gjithfarësoj subjektesh. I njohu edhe mandatarët e botës së krimit. Njohu Elvis Roshin. Por nuk është kjo. Deri sa Amerika njohu për kryetar të kuvendit një ish ministër të diktaturës, si Gramoz Ruçi, si mos me njoh nesër koalicionin e ri. Mbajeni mend, që do e uroj e para. Kur ta kuptoni këtë do keni shpëtuar veten nga pikëpyetjet e shumta. Njohu këtë Ramën, i cili e quajti rrezik kombëtar për Amerikën zgjedhjen e Donald Trumpit. Nga ana tjetër po bisedon me Kim Yong Uni-in e Koresë komuniste. Nuk ka opozitë tjetër veç asaj që kemi parë deri më sot në këto protestat e deritanishme. Problemi është pse janë kaq të larguara nga njëra-tjetra? Pse aksioni opozitar nuk është i përditshëm? Pastaj një zyrtare që bën një deklaratë, sidomos amerikane e di fare mirë që manovrat brenda institucioneve nuk janë masat. Mos u lodhni me të kuptuar Amerikën, por vetveten.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 4 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 21 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 22 orësh

Se është për tu shqetësuar të besosh sot në raporte të shkëlqyera mes sojit të Gramozit dhe administratës së lirive të drejtave të njeriut. Kur Amerika vet nuk e lejon me ligj elementin komunist, partinë e tyre. Madje i konsideron jashtëqitje. Kurse në Shqipëri shtrëngon duart me ta dhe u fal nga një a dy helikopterë. Eshtë pus i thellë në politikën e jashtëme Amerika. Megjithatë nuk injoron edhe shumicën. Dhe ajo çfarë është e dallueshmja sot, shumica janë ato llavat e protestave. Aty ndaloni dhe shkundni sheshet se të tjerat harrohen me një gotë verë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 7 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 52 minutash

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 1 ore

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.