Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Banka Botërore për Korporatën e Investimeve: Konflikt interesash dhe risk për buxhetin!

Forum E shtunë, 12 Tetor 2019 10:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jorida Tabaku

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nuk ka gjë më të rëndë për një shtet se sa shndërrimi i pushtetit legjislativ në një noter që voton dhe firmos çfarë t’i shkojë në mendje qeverisë apo pronarëve të ministrave, pra oligarkëve.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 9 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 10 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 10 orësh

Gjithsesi përpara disa ditësh parlamentarizmi shkoi edhe më poshtë, pasi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua projekt-ligji i famshëm i Korporatës së Investimeve Shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mirëpo e veçanta e mbledhjes ishte se projektligji në fjalë nuk kish ardhur përmes një rruge zyrtare me protokoll. Jo! Komisioni kish vendosur që të shqyrtonte një projektligj, që sekretariati i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ia ka çuar kryetarit të Komisionit me email.

Praktikisht parlamenti, institucioni më i lartë sipas kushtetutës në vend, nuk respekton as vetë rregullat bazë të diskutimeve proceduriale dhe marrjes së ligjeve.

Tanimë është normale që qeveria, më saktë oligarkët, të komandojë parlamentin dhe deputetët përmes sekretarëve të ministrive.

Siç edhe kuptohet nga projektligji, qeveria ka bërë vetëm disa ndryshime estetike në këtë draft të ri.

Shumica e kërkesave dhe vërejtjeve që i janë paraqitur qeverisë dhe mazhoranës nga institucionet serioze si BB dhe FMN nuk janë pasqyruar. Madje Banka Botërore ka kundërshtuar pohimet e mazhorancës në lidhje me projektligjin.

Në një letër të drejtuar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ato nënvizojnë se shqetësimet e BB-së për draftin mbeten të pa adresuara.

Problemi në lidhje me mandatin e zgjeruar dhe portofolin e madh institucional që ka KISH e cila është edhe manaxhere pronash, edhe pronare por edhe invesitore nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje logjike dhe ligjore.

Sakaq BB vëren me të drejtë se propozimet e qeverisë për të supervizuar, rregulluar apo dhe audituar veprimet e KLSH janë shumë të dobëta. Sikundër dhe mungesa e një analize të riskut financiar dhe ekonomik sa i takon borxhit publik.

Shqetësimet e BB janë mëse korrekte dhe parashtrojnë disa pika kyçe të hajdutërisë që po tenton të shndërrohet në ligj nga Parlamenti. I cili, siç dhe u tha nga deputetët, do të votojë brenda dy javësh në favor të projektligjit që vjedh pronat e qytetarëve dhe ua jep oligarkëve.

Rruga që kryeministri Rama ka nisur të marrë do të jetë një kosto e lartë që shqiptarët do të mbajnë mbi supet e tyre.

Pushteti i oligarkëve është tanimë aq i madh saqë me gjasë projektligjet e radhës do t’i shkojnë komisionit nga sekretaret e oligarkëve në email.

Kjo përbuzje ndaj shtetit dhe Kushtetutës është shembulli më i shëmtuar se si duhet të sillen deputetët e një Parlamenti. Natyrisht këtë ndjesi nuk mund ta kenë deputetë që kanë dalë ose nga paraja e krimit të organizuar apo nga ajo e oligarkëve.

Shqiptarët duhet t’i japin drejtim vendit dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mundësi.

Një parlament-noter është ëndrra e çdo trafikanti dhe oligarku madje e çdo qeveritari që shqiptarët i përdor për t’i mjelë kursimet e për t’i ndarë kursimet e tyre me monopolet dhe oligarkët e tenderave.

Prandaj nuk mund të pritet më asgjë, as taksa më të ulëta, as më shumë shërbime, as më pak informalitet, as ligje më të drejta dhe as konkurencë!

Misioni e funksioni i këtij parlamenti ka përfunduar!

Etiketat e lidhura

jorida tabakuKorporata e Investimeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 2 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 3 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.