Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Batoni, korrupsioni, pasioni dhe misioni

Forum E mërkurë, 2 Prill 2025 09:38
Batoni, korrupsioni, pasioni dhe misioni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Çim Peka

Me Batonin replikoj çdo nate publikisht ne emisionin tim, jo për hir te debatit, porse ne shume çështje kemi qëndrime krejt te kundërta. Një artikull replike te tij, mbi debatin ne studio për një shkrim te tij, me beri qe te reflektoj mbi qëndrimet e tij përtej debatit televiziv.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 19 orësh
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 19 orësh
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 20 orësh

Kolegu dhe miku im Baton me akuzonte se kisha kundërshtuar tezat e tij pa e lexuar artikullin. E vërtetë është. Nuk e kisha lexuar. Por thjeshtë pretendimi i tij se Ramës i duhej edhe një mandat tjetër për ta bërë Shqiperinë evropiane e bënte leximin e artikullit të panevojshëm. Për shkak te replikës, ju riktheva artikullit, për të parë argumentet e tij. U bëra pishman. Nuk kishte asnjë argument. Njësoj si Rama që nuk ka program. Ne artikullin e pare, miku im Baton na thoshte se Ramës i takon një mandat i katërt se kishte pare një prezantim te tij, me gjase ne powerpoint, dhe i ishte mbushur mendja. Pasioni religjioz i tij për ta paraqitur Ramën si liderin tonë që do na çoje në Evropë me kujton te njëjtin pasion me te cilën promovonte ndarjen e Kosovës dhe idenë se Hashim Thaçi është një shqiptar i madh. Sesi shkoi historia e ndarjes së Kosovës dhe e Thaçit tashmë dihet. Batoni thoshte se te prezantimi i Edi Ramës kishte parë ‘një rrëfim të vendit që po del nga errësira e tranzicnionit dhe po sheh veten ne pasqyrën e Evropës’, duke shtuar se tek ai prezantim, ai kishte pare ‘një ide konkrete se si Shqipëria mund të jetë modern, efikase, e pasur dhe në fund Evropiane’. Ku e pe Baton? I magjepsur nga prezantimi, Batoni shprehet se ‘kur sheh me vëmendje prezantimin e tij, nuk sheh diktatin e zakonshëm te pushtetit, por një formë të re të qeverisjes që kërkon të bindë jo me frikë por me përparim, dhe se përballë kësaj kritika tradicionale humbet peshë e mbetet pezull’.
Baton, nuk e di se ne çfarë universi paralel jeton ti, por sa i përket diktatit dhe frikës, unë mund të tregoj jo një por mijëra shembuj sesi administrata publike kërcënohet me vendin e punës nëse nuk siguron 5 vota familjare. Kjo shkon edhe për bizneset private dhe punonjësit e tyre. Hajde Baton bëjmë një eksperiment: marrim një biznes privat që pret Sali Berishën, dhe do të shohim se brenda 48 orëve aty do zbarkojnë tatimoret. Për çfarë lirie dhe përparimi e ke fjalën? Kjo është ajo qe ti quan se kjo burokraci po modernizohet dhe efikasizohet si pjese e vizionit evropian?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pastaj Batoni thotë se është e vërtetë se vendimmarrja ka centralizim, por se ky centralizim ka sjelle rritjen e pagave, reformimin e arsimit dhe shëndetësisë. Baton, seriozisht e ke? Flet për arsimin dhe arrestimet si sukses ne te njëjtin artikull? Ti e quan zhvillim dhe arritje se mburremi për burgjet qe hapim dhe shkollat qe mbyllen? Ke bere ndonjë herë analize se sa është numri i personave ne burg ne raport me popullsinë? Po sa është numri I shkollave qe janë mbyllur këto 12 vite? Po numri i nxënësve qe janë larguar nga vendi bashke me familjet e tyre? Ke pare ndonjë herë vlerësimin PISA të studenteve tanë? E di që kemi nxënësit me injorante ne Evrope? E di që në vlerësimin e vitit 2024 nxënësit tanë rankoheshin midis Indonezisë dhe Guatemalës? Merr kurajën dhe flet për sukses dhe zhvillim në shëndëtësi? Ty me siguri te duket Vilma Nushi si Marie Curie se ndryshe nuk ka mundësi. Çdo shërbim shëndetësor është dhënë me koncension, dhe çdo koncesion është nen hetim penal, ministri i shëndetësisë në burg, pasuesja e tij nën hetim dhe ti flet për sukses në shëndetësi? Në kohën që ti shkruaje për sukseset në shëndetësi, Syri.Tv dha një emision ku tregohej se të sëmurët me kancer ktheheshin mbrapsht se nuk kishte ilaçe. Në të njëjtën kohe Edi yt, në vend të të siguronte ilaçet, inauguronte një investim disa milionë Euro për një hotel dhe park ne ambientet e spitalit ‘Nenë Tereza’. Ku është zhvillimi Baton, te tenderi 10 milionë euro për hotelin apo mungesa e ilaçeve për kimioterapi?

Ne mungese të një argumenti si programi Ramës, Batoni e mbyll artikullin i ekzaltuar se ‘shija e Bashkimit Evropian është përkthyer në gjuhën e një vendi të vogël që ka vendosur më në fund të jetë i madh në vizion’. Ne cilin vizon? Mund të duket i madh në televizion, por jo në vizion. Sepse në vizion, nuk është as i madh e as i vogël. Vizioni të cilit i referohet Batoni nuk ekziston fare. Apo është ‘Pasaporta Evropiane në vitin 2030’?

Boshllëkun e artikullit të parë, Batoni mundohet ta mbushë me artikullin e dytë, si replikë ndaj meje. E vetmja gjë që bie dakord me Batonin ne artikullin e dyte është qe Po, me nje mandate te katërt Edi Rama do ti bëjë shqiptarët me pasaportë evropiane. Por, jo duke integruar Shqipërinë në BE, por duke larguar edhe këta pak shqiptarë që kanë mbetur. Baton, shqiptarët tashmë janë evropiane edhe me pasaportë. 480 mijë shqiptare kanë pasaporte italiane. 600 mije kane pasaporte greke. Rreth 500 mije te tjere jane neper shtete të tjera me pasaportë apo në proces të marrjes së pasaportës evropiane. Këta janë shqiptarët që ikën në vitet ’90 nga varfëria e shkaktuar nga regjimi i partisë së Edi Ramës. Janë edhe 1 milion të tjerë qe kane ikur nga varfëria nën udhëheqjen madhështore të Edi Ramës në këto 12 vjet. Nga 70% e popullsisë së Shqipërisë që kanë ikur, 40% tashmë kanë një pasaportë perëndimore. 25% të tjerë që nuk e kanë marrë akoma sepse kanë ikur vonë, do ta marrin edhe ata. 5% të tjerë janë në të zezë.

Batoni zemërohet me ne kur nuk e vlerësojmë tek ai flet për vizion, estetikë dhe rend. Të tre këto koncepte bashkohen te një gjë e vetme: Kullat e larta në Tiranë dhe fshatrat turistike ne bregdet. Për vizion, sepse i vetmi vizion i Ramës janë lejet e ndërtimit. Për estetikë, sepse Rama kujdeset vete për projektimin e tyre. Për rend, sepse ato janë produkt i pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.

Korrupsioni thotë Batoni, nuk është shpikje shqiptare, dhe se ajo prek në thelb marrëdhënien midis moralit dhe performancës politike të projektit. Korrupsioni nuk është shpikje shqiptare, por të japësh 130 milionë euro për një incinerator që nuk ekziston, kjo është shqiptare. Të kesh gjysmën e kabinetit qeveritar në burg është shqiptare, dhe gjysmën tjetër rrugës për aty është shqiptare. Edhe krimi nuk është shpikje shqiptare, por të kesh 26 deputetë dhe kryetarë bashkish të një partie të vetme të larguar për shkak të dekriminalizimit është shqiptare. Është socialiste. Është Edi Ramiste.
Korrupsioni nuk është ‘marrëdhënie midis moralit dhe performancës politike’. Morale mund te jete ne shoqëri, ne kishe dhe ne xhami. Në terrenin për të cilin po flasim korrupsioni nuk është çështje morale por çështje penale. Në zemër të çështjes morale, penale dhe evropiane te korrupsionit qeveritar kemi shembullin e ngrirjes së fondeve IPARDII të Bashkimit Evropian.
Miku im Baton, Komisioni Evropian çdo vit jep një fond në formën e grantit për AZHBR, agjencinë që merret me zhvillimin e bujqësisë në vend. Pas hetimeve te kryera nga zyra e OLAF (prokuroria e KE), rezultoi se këto fonde ishin abuzuar dhe vjedhur. Si masë, Komisioni Evropian, ka ngrire plot 270 milionë euro të destinuara për këtë projekt. Ka më shumë se tre vjet që këto fonde janë të ngrira në ‘pritje të masave që do ndërmarre qeveria shqiptare për të adresuar problemin e vjedhjes’. E di Baton se cila është masa që ka marrë qeveria shqiptare? Frida Krifca nga titullare e atij institucioni, në vend që të shkarkohej, u promovua ministre e bujqësisë. Zyra e OLAF ka depozituar dosjen e plotë të SPAK, por ndaj saj nuk ngrihet akuzë dhe as nuk arrestohet, sepse i duhet Edi Ramës të kalojë një herë 11 majin.

Batoni mburr Ramën se bëri Reformën në Drejtësi dhe se krijoi SPAK i cili nuk ndalon më në derën e ministrisë. A nuk ishte Edi Rama ai që para pak javësh i tha SPAK-ut në konferencë për shtyp ‘..dhe mos guxoni të kërkoni telefonin tim?’ Për çfarë reforme në drejtësi flet ti Baton? Për çfarë SPAK-u? Atë të Irena Gjokës e cila është e provuar me dokumentë zyrtare qe është dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë, që megjithatë ka kaluar vetting-un, dhe në vend që të ishte në burg për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, ajo mbahet në detyre se duhet të burgosë Sali Berishën? Apo për SPAK-un që akuzon Bardh Spahinë për shpërdorim detyre se ka shkarkuar nga puna një drejtor ujësjellësi me rekomandim të KLSH, ndërkohë që për 12 vjet, shteti shqiptar ka paguar 170 milionë euro për largimet e padrejta nga puna nga qeveria e Edi Ramës? Apo për atë që mbyll hetimin ndaj vëllait të Ramës duke thënë se “nuk e dimë kush ka qenë në makinë me trafikantët, por nuk ka qenë Olsi’.
Ku Sali Berisha provon me dokumente zyrtare se ai ka udhëtuar të paktën shtatë herë me makine me trafikantë; ku Olsi thotë jo shtatë, por vetëm një herë, dhe SPAK thotë asnjëherë? Për SPAK që arreston Erion Veliajn për blerjet e bashkëshortes por jo për firmat e tij në vjedhjet e provuara prej qindra miliona eurosh? Mund të vazhdoj pa fund me shembuj; nga arrestimi i Sali Berishës, i Ilir Metës, i Ervin Salianjit, deri te përndjekja e Arben Ahmetajt, te qindra dosje ministrash, drejtorësh të cilat mbahen të pluhrosura nga SPAK.

Prandaj Baton nuk ta lexova shkrimin e parë. Sepse ai nuk ka te bëjë as me çështje vizioni, as korrupsioni, as pasioni, por misioni.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 7 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 7 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 8 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 15 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 19 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 8 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.