Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ben Blushi: Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin?

Forum E enjte, 13 Mars 2025 17:21
Ben Blushi: Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Blushi

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Rrëmbimi i Zelenskyt nga Evropa i ngjan shumë rrëmbimit që ju bë Hashim Thaçit në kohën kur po shkonte të firmoste një marrëveshje paqeje me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Por megjithëse u rrëmbyen nga të njëjtit rrëmbyes, Zelensky dhe Hashim Thaçi nuk ngjajnë fare me njëri- tjetrin.

Mund t'ju interesojë

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

20 Tetor 2026, 18:50
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

20 Tetor 2026, 16:09
Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

20 Tetor 2026, 08:45

I pari është duke humbur luftën me gjithë mbështetjen e gjithë botës, kurse i dyti e fitoi luftën megjithëse nuk kishte mbështetjen e gjithë botës. Edhe si karaktere ata të dy nuk ngjajnë fare. Zelensky ka qenë një komedian i shpifur që kërcente në haremet e Rusisë, kurse Hashim Thaçi ishte një luftëtar që doli në mal me armë dhe drejtoi një lëvizje çlirimtare, derisa e shpalli vendin e vet të pavarur.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pikërisht sepse nuk ngjajnë fare si karaktere, njëri është në burg pasi fitoi, kurse tjetri është i lirë dhe vazhdon të kërcejë edhe pse po humb. Por përveç ndryshimeve karakteriale dhe politike të dy presidentëve, atij të Kosovës dhe të Ukrainës, pak a shumë gjithçka tjetër është njëlloj dhe ja pse. Të dy u rrëmbyen nga Evropë kur ishin gati të firmosnin një marrëveshje paqeje në zyrën e Donald Trump.

Në vitin 2020, Hashim Thaçi u pengua të shkonte në Amerikë dhe jo rastësisht Jack Smith, njeriu që ka dashur të dënojë me burg Donald Trump, ishte prokurori që ngriti akuzën ndërkohë që Hashim Thaçi ishte në Vjenë duke pritur avionin që do ta çonte në Washington. Por sigurisht Jack Smithi nuk ishte vetëm. Pas tij ishin evropianët, gjermanët, francezët, hollandezët të cilët e burgosën Hashin Thaçin sepse menduan se ai po i bënte një favor Donadl Trumpit duke i dhuruar një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Hashim Thaçi u akuzua në 26 tetor 2020 në kulmin e fushatës presidenciale në Amerikë dhe u arrestua në 5 nëntor, dy ditë pasi Joe Biden kishte fituar zgjedhjet kundër Donald Trump. Pra në fillim e penguan të bëhej bashkëpuntor i Donald Trump dhe pastaj e ndëshkuan si bashkëpuntor të tij. Duke parë çfarë ndodhi këto ditë, është edhe më e qartë se Zelensky u rrëmbye me dëshirën e vet nga evropianët, të cilët e bindën të mos nënshkruante dhe të përdorte çdo truk për të sabotuar marrëveshjen e negociuar nga Trump, çka ai e bëri me sukses.

Por meqë Zelensky dhe Hashim Thaçi nuk kanë të njëjtin plan, sepse njëri do ta vazhdojë luftën dhe tjetri do ta mbyllë i pari shkoi në Zyrën Ovale dhe e shkatërroi marrëveshjen për të cilën kishte rënë dakort, kurse i dyti është sot në burg sepse do ta nënshkruante marrëveshjen për të cilën kushte rënë dakort. Sikur Hashim Thaçi të kishte dëgjuar evropianët sot me siguri do ishte i lirë si Zelensky.

Çështja është se të dyja këto raste që ngjajnë si dy pika uji, Evropa ka kërkuar me çdo kusht vazhdimin e konfliktit si në Ukrainë po ashtu edhe në Kosovë. Për shkakun e tyre, Ukraina vazhdon, ndërsa Kosova mund të shpërthejë nëse i lihet në dorë një grupi luftënxitësish, të cilët po bërtasin gjithë ditën se Rusia kërkon t’i pushtojë ndërkohë që kjo as nuk duket në horizont dhe as ka ndonjë shans të ndodhë.

Paniku qesharak i evropianëve bëhet edhe më mizor kur propozojnë një plan me katër pika për mbylljen e luftëns në Ukrainë, një plan të cilit i mungon pika e parë. Negociatat me palën tjetër. Me Rusinë. Kjo është e jashtëzakonshme. Një plan si ky nuk është parë as në filmat e komunizmit shqiptar kur armiqtë e huaj mundeshin çdo ditë pa shkrepur asnjë armë, jo sepse armiqtë ishin të dobët, por sepse ata nuk e kishin fare në plan të sulmonin Shqipërinë sic e dhe u provua. Komunistët shqiptarë e përdorën frikën nga pushtimi perëndimor për të na nënshtruar për 50 vjet.

Sot evropianët po bëjnë të njëjtën duke u futur në psikozën e Enver Hoxhës që ndërtoi bunkerë për t’u mbrojtur nga një armik që nuk erdhi asnjëherë. Nuk është për të qeshur, por sot shteti gjerman po inkurajon prodhimin e bunkerëve të gatshëm, të cilët njerëzit po i fusin në oborret e shtëpive me bindjen se rusët do t’i sulmojnë nesër. Nxitimi i tyre përvecse rrit çmimin e bunkerëve shton njëkohësisht dhe taksat. Ndërkohë askush nuk e shpjegon se pse rusët do pushtojnë Evropën. Kryeministri polak tha para dy ditësh se 140 milion rusë po bëhen gati të pushtojnë 500 milion evropianë.

Vetëm kjo fjali mjafton për të kuptuar se sa qesharake është e gjitha. 140 milion banorë të një vendi relativisht të varfër si Rusia, që ka humbur qindra mijëra ushtarë, që detyrohet të marrë ushtarë borxh në Korenë e Veriut, një shtet i lodhur për shkak të sanksioneve rraskapitëse, mbylljes hermetike, largimit të bankave dhe kompanive perëndimore, sekuestrimit të aseteve, një shtet me një buxhet më të vogël se Italia, jo vetëm nuk ka arsye por nuk kanë as fuqi të pushtojnë me rradhë Gjermaninë, Franëcn dhe pastaj Anglinë dhe nëse të gjitha këto pushtime i mbaron deri të premten, ushtarët e skuqur rusë mendohet se mund ta kalojnë weekendin në Spanjë edhe në Portugali.

Në fund të fundit pse do ta pushtonte Rusia Evropën? Këtë nuk e thotë askush. Askush nuk thotë kush është arsyeja që Rusia do çmendej dhe do pushtonte gjithë këto vende rresht njëra pas tjetrës sikur të ishin fshatra të boshatisur në Siberi. Akoma më keq askush nuk e thotë se kjo është plotësisht e pamundur. 140 milion njerëz nuk pushtojnë dot 500 milion, jo vetëm sepse numerikisht kjo nuk mund të ndodhë por edhe sepse në këtë moment Rusia do ishte e vdekur pasi gjithë bota, përfshi edhe Amerikën, Japoninë, Indinë, Turqinë dhe Arabinë do bëhej me Evropën. Kjo do ishte një luftë mës Rusisë dhe Botës në të cilën përfundimi dihet. Çështja është se lufta në Ukrainë ka mbetur bunkeri fundit i liderëve evropianë të cilët janë futur aty për tu mbrojtur nga popujt e tyre. Për t’u mbrojtur nga papunësia, pabarazia, inflacioni, emigracioni, çmimet e larta dhe rënia ekonomike.

Ukraina është një sebep për të qeverisur keq, në pamundësi për të qeverisur mirë. Nëse lufta në Ukrainë mbaron, të gjitha çështjet e tjera hapen. Popujt evropianë të cilëve u thuhet, nuk kemi çfarë bëjmë, mos kërkoni më shumë se jemi në luftë, do kërkojnë paga më të larta, pensione më të mira, çmime më të ulëta dhe punësim. Përfundimi i luftës në Ukrainë do i rrëzonte me rradhë shumicën e qeverive të sotshme evropiane. Kjo është arsyeja pse Zelensky u rrëmbye dhe ju morr Donald Trumpit nga zyra si një aktor profesionist për të vazhduar të luajë rolin kryesor në këtë komedi të dhimbshme. Ndryshe nga Zelensky, Hashim Thaçi nuk e pranoi këtë rol.

Nëse do ta pranonte do ishte akoma president i Kosovës duke shkuar cdo javë në Bruksel aty ku thirren të gjithë ata që nuk duhet të mbarojnë asnjë punë. Sidoqoftë në fund të kësaj historije me luftë një gjë është e sigurt : luftë nuk do ketë. Për të paktën tre arsye. E para se Amerika nuk do. E dyta sepse Rusia nuk mundet. Dhe e treta sepse Evropa është frikacake.

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.