Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ben Blushi, profeti i letrave dhe i së ardhmes së Shqipërisë!

Forum E mërkurë, 17 Shtator 2025 17:37
Ben Blushi, profeti i letrave dhe i së ardhmes së Shqipërisë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ermal Peçi

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë se shkrimtari im i preferuar shqiptar është Ben Blushi. Asnjëherë nuk e kam fshehur publikisht vlerësimin që kam për mënyrën se si ai përshkruan ngjarjet, rrëfen emocionin dhe guxon të prekë tabutë që shoqëria jonë shpesh as nuk i diskuton. Edhe pse mund të tingëlloj subjektiv, kam tentuar të jem sa më objektiv në analizën time për Blushin, duke kontribuar me aq sa mundem në debatin publik që ai vetë ka ndezur qoftë me fjalë, qoftë me heshtje.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 8 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 9 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 9 orësh

Në një vend ku e shkuara harrohet shpejt dhe e ardhmja manipulohet me lehtësi, Ben Blushi mbetet një nga figurat më të pazakonta të hapësirës sonë publike. Ai nuk është thjesht një shkrimtar i njohur, apo një ish-politikan me jetë të vrullshme. Ai është një profet i letrave dhe i politikës shqiptare një autor që pa zhurmë dhe pa propagandë, ka parashikuar me një saktësi të frikshme rrugën që do të merrte Shqipëria.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Që në librin “Hëna e Shqipërisë”, Blushi nuk shkruante për atë që kishte ndodhur, por për atë që po vinte. Ai parashikonte zhdukjen e shtresës së mesme dhe ndarjen e thellë mes të pasurve dhe të varfërve, ku polarizimi ekonomik do të bëhej një plagë e pakurueshme sociale. Nuk ishin parulla politike, por analiza sociologjike të maskuara mjeshtërisht në prozë. Sot kur shohim një ekonomi të përqendruar në pak duar, një shumicë që largohet çdo ditë nga vendi dhe një sistem që i shërben vetëm elitave, kuptojmë se Blushi nuk shkruante romane, por paralajmërime.

Ai parashikoi edhe izolimin e Sali Berishës, në një kohë kur askush nuk e imagjinonte të mundur një skenar të tillë. Sot Berisha është simbol i një epoke të mbyllur, që po tërheq pas vetes dhe partinë që dikur ishte ura e Shqipërisë me Perëndimin. I zhveshur nga çdo legjitimitet ndërkombëtar, por i kapur fort pas pushtetit përmes marrëveshjeve të errëta, ky është pikërisht profili që Blushi përshkroi me qetësi therëse, shumë kohë përpara se të bëhej realitet.

Në romanin “Kandidati”, dimensioni profetik i Blushit merr formë edhe më të qartë. Ai flet për një Parti Socialiste të kapur nga bandat, për një elitë politike të zëvendësuar nga kriminelë, për një Kryeministër që bëhet garant i këtij tranzicioni të errët. Ajo që dikur dukej si fabul letrare, sot është përditshmëri në raportet ndërkombëtare dhe në realitetin shqiptar, ku pas figurave të reja fshihen klanet e vjetra me interesa të errëta ekonomiko-kriminale të Partisë Socialiste.

Në “Komploti”, Blushi guxon të prekë një tjetër plagë përplasjen për Veriun e Kosovës, në një kohë kur ky skenar dukej i pamendueshëm. Po ashtu, ai përmend Shëngjinin si një pikë vendosjeje për emigrantët, një detaj që atëherë dukej trillim, por sot është realitet. Letërsia e tij nuk ishte thjesht fiction ishte një realitet i shkruar disa vite përpara se të ndodhte.

Në “Parajsa Artificiale”, Blushi prek një tjetër horizont të së ardhmes, fuqinë e inteligjencës artificiale dhe transformimin e rendit botëror përmes teknologjisë. Sot, Shqipëria ka një Ministre të Inteligjencës Artificiale, Diella, një emër që tingëllon si metaforë letrare, por që është kthyer në fakt politik. Edhe një herë, fjala e Blushit parapriu vendimin e shtetit, si një dirigjent i padukshëm që flet përmes librave.

Në një vend ku fjala përdoret shpesh për të fshehur të vërtetën, Blushi e ka përdorur për ta zbuluar atë. Ai nuk ka qenë gjithmonë i pëlqyer, as i kuptuar. Por në heshtje, pa flamuj e pa klane, ka ndërtuar një arkiv të së ardhmes, ku ngjarjet më të rëndësishme janë parashkruar përpara se të ndodhin.

Ndoshta ka ardhur koha që Shqipëria të lexojë më shumë jo për të harruar realitetin, por për të kuptuar se profecitë nuk trashëgohen me gojëdhëna, por me dije të shkruar në libra. Dhe Blushi nuk ka shkruar thjesht për të na rrëfyer të shkuarën, por për të na paralajmëruar për atë që vjen më pas.

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.