Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Besnik Mustafaj: Për shqiptarët e Malit të Zi është koha tani

Forum E mërkurë, 26 Gusht 2020 14:49
Besnik Mustafaj: Për shqiptarët e Malit të Zi është koha tani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Besnik Mustafaj

Më 30 gusht, pra, të dielën e ardhshme, në Republikën e Malit të Zi zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme. Ne shqiptarët, kudo jemi, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës dhe po aq në diasporë, i ndjekim me vëmendje të veçantë proceset elektorale në Malin e Zi. Shqiptarët përbëjnë pakicën kombëtare më të rëndësishme në këtë republikë.

Pa hyrë gjatë në histori, do kujtuar se shqiptarët kanë marrë pjesë aktive në ndërtimin e fatit të Malit të Zi si shtet i pavarur, duke luajtur madje edhe rol vendimtar në periudha kthesash historike, siç ka qenë shpallja e pavarësisë. Pa votën e shqiptarëve, me siguri që referendumi i organizuar për këtë qëllim në vitin 2006 nuk do e kishte arritur pragun e pazakonshëm prej 55 për qind, caktuar nga BE si kusht për t’u pranuar rezultati i pavarësisë. Por fakt është se shqiptarët ndjehen ende të nëpërkëmbur lidhur me të drejtat e tyre, të parashikuara edhe në konventat ndërkombëtare, ku Republika e Malit të Zi ka aderuar tashmë. Zgjedhjet, posaçërisht ato të përgjithshmet, janë rasti më i mirë që shqiptarët ta rrisin e ta fuqizojnë përfaqësimin e tyre politik, duke shtuar kështu edhe mundësitë për përmbushjen e të drejtave të tyre legjitime kombëtare, ekonomike e kulturore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kushti i parë e i domosdoshëm për ta fuqizuar përfaqësimin politik në institucionet shtetërore qendrore e vendore është bashkimi i votave.

Dihet se bashkimi i votave fillon te vetëdija e udhëheqësve politikë për t’u bashkuar në një listë të vetme. Shqiptarët e Malit të Zi, gjatë gjithë këtyre viteve, kanë qenë të nënpërfaqësuar në parlamentin republikan jo vetëm për shkak të politikave pa a shumë diskriminuese të ndjekura nga shumica malazeze në pushtet, por edhe për shkak të përçarjes së votës së tyre. Fakt është se sot, në Parlamentin me 81 anëtarë të kësaj republike, shqiptarët kanë vetëm një deputet, Genci Nimanbegun, ndërkohë që në realitetin e popullsisë, sipas statistikave, përbëjnë afro 10 për qind. Votat thjesht janë shpërdoruar dhe dëmin e shohin më së pari vetë pjesëtarët e kombësisë shqiptare atje. Por e shohim edhe ne në Tiranë, e shohin edhe vëllezërit tanë në Prishtinë, e shohin dhe e vuajnë shpirtërisht edhe vëllezërit tanë në diasporë, të cilët nuk e kanë larguar kurrë vëmendjen dhe përpjekjet në mbështetje të aspiratave të shqiptarëve të Malit të Zi për liri dhe të drejta politike e shoqërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe Tirana, edhe Prishtina, edhe diaspora i kanë këshilluar dhe vazhdojnë t’i këshillojnë udhëheqësit politik të shqiptarëve në Malin e Zi të bashkëpunojnë e të merren vesh për t’u paraqitur në zgjedhje me një listë të përbashkët, rrjedhimisht edhe me një program të përbashkët. Vetëm kështu do të marrë kuptim dhe vlerë çdo votë shqiptari në këtë republikë. Kjo këshillë u dëgjua një herë. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor në komunën e Tuzit, shqiptarët u paraqitën me një listë të përbashkët dhe fituan. Asokohe, si shumë e shumë të tjerë edhe unë jam gëzuar shumë nga ky fakt dhe e kam përshëndetur përzemërsisht, duke shpresuar fort se po lindte më në fund një vetëdije e re kombëtare dhe një kulturë e re politike tek elitat partiake të shqiptarëve të Malit të Zi. Shpresa ime e madhe, siç po shihet, nuk u përligj. Në fushatën që mbyllet të dielën e ardhshme, më 30 gusht, marrin pjesë gjashtë parti shqiptare, të bashkuara në dy koalicione “Lista shqiptare: koha është tani” dhe “Bashkë një za”. Do pranuar se, krahasuar me të shkuarën, bashkimi në vetëm dy lista shënon një farë përparimi. Për vite e vite, një numër shumë i madh partish shkonin veç e veç në zgjedhje, madje duke luftuar egërsisht njëra-tjetrën, për të synuar një grusht zgjedhësish.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 6 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 16 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Por edhe dy lista janë shumë. Çfarë dallimesh kanë në program njëri e tjetri koalicion? Asnjë dallim thelbësor. Sepse realisht koalicione të tilla partiake nuk mund të kenë dallime thelbësore në programet e tyre. Janë gjashtë parti, në mos gaboj, që përbëjnë të dy koalicionet. Të gjashta këto parti veç e veç kanë si qëllim të shpallur përmirësimin e të drejtave të pakicës kombëtare shqiptare, që përfaqësojnë. Rrjedhimisht, edhe të dy koalicionet kanë po këto zotime. Dhe kjo është e natyrshme. Një organizatë politike e krijuar për të përfaqësuar interesat e një pakice kombëtare ka specifikat e veta, që e dallojnë nga një organizatë e zakonshme politike, e cila mbështetet në një ideologji të majtë apo të djathtë lidhur me reformat në ekonomi apo në shtetbërje. Rrjedhimisht, në rrethanat kur programet e të dy koalicioneve shqiptare, që po garojnë në zgjedhjet e kësaj radhe në Malin e Zi janë praktikisht të njëjta, atëherë gjërat duhen thënë me emrin e tyre, pa i rënë rrotull e rrotull: shpërndarja e shqiptarëve në gjashtë parti, apo në dy koalicione, tregon mirëfilli përçarjen e tyre. Dhe përçarja sjell humbjen dhe zhvlerësimin e votës, domethënë zvogëlimin e përfaqësimit të shqiptarëve në Parlament, atje ku bëhen ligjet, përmes të cilave edhe çohet përpara procesi për zgjerimin e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të shqiptarëve si pakicë kombëtare.

Pyetja më e natyrshme në këtë rast është: Kujt i intereson një përçarje e tillë?

Dhe përgjigja më e thjeshtë është: vetëm shqiptarëve nuk u intereson kjo përçarje. Ajo i intereson shumicës malazeze në pushtet, e cila qeveris më lehtë kur presionin e shqiptarëve brenda institucioneve e ka më të vogël. Por, po kaq i intereson edhe opozitës kryesore, e cila njihet si proserbe. Prandaj ka vend të besohet se përçarja e shqiptarëve është e nxitur pikërisht nga ata, që ia shohin dobinë. Një nxitje e tillë për përçarje është ndihmuar sigurisht edhe nga papjekuria politike e drejtuesve politike të partive shqiptare.

Sondazhet e ditëve të fundit tregojnë se koalicioni “Lista shqiptare: koha është tani” mund të fitojë kësaj here dy deputetë, që do të thoshte dyfishim i përfaqësimit në parlamentin e ardhshëm. Ndërsa koalicioni “Bashkë një za” rrezikon të mos e kalojë pragun për të hyrë në parlament. Sado që bëhet fjalë vetëm për sondazhe, ky fakt jep shpresë se përkundër sjelljes së politikanëve, zgjedhësit shqiptarë po tregohen të kthjellët dhe kanë zgjedhur rrugën më të drejtë, duke u bashkuar në shumicë për t’iu kundravënë përçarjes. Para katër vjetësh, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve me në krye Genc Nimanbegun bënë një marrëveshje me 13 pika me Partinë Demokratike Socialiste të Gjukanoviçit. Vëtëm tri nga këto zotime u përmbushën. Është shumë pak. Por diçka është. Dhe sidomos u arrit një aspiratë e hershme e shqiptarëve për të patur Tuzin komunë më vete. Pra, Genc Nimanbegu, edhe pse i vetëm, ka mundur të hedhë disa hapa me rëndësi përpara. Kjo është një rrugë, e cila duhet vazhduar patjetër. Duke qenë dy në parlamentin e ardhshëm edhe fjala e tyre do të ketë peshë shumë më të madhe. Unë besoj fort se shqiptarët në Malin e Zi do ta kenë këtë vetëdije të dielën e ardhshme më 30 gusht. Ata do të dalin gjerësisht në votime dhe do ta çojnë votën aty ku e ka më të madhe dobinë. Është me vlerë të tregohet kjo vetëdije sidomos në Ulqin, që është perla e turizmit dhe e historisë shqiptare të kësaj krahine e ku përçarja është edhe më e madhe. Atje PDS e Gjukanoviçit ka vendosur një kandidat, që i përket pakicës kombëtare shqiptare, që do të thotë se në garë, përveç dy koalicioneve të përmendura, është edhe partia malazeze në pushtet. Uroj që edhe Ulqini i ulqinakëve të bashkohet me votën e shqiptarëve në viset e tjera. Panorama

Etiketat e lidhura

Besnik Mustafaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.