Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bjorn Runa: Hendeku që ‘Besa’ duhet të mbyllë

Forum E shtunë, 25 Korrik 2026 18:11
Bjorn Runa: Hendeku që ‘Besa’ duhet të mbyllë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Bjorn Runa

Pas një vale më shumë se pesëdhjetëditore protestash, në fjalimin e tij të së premtes, Kryeministri Edi Rama pranoi se pas sloganeve politike dhe deklaratave shpesh qesharake nga sheshi i protestës, ekziston edhe një zemërim publik legjitim, veçanërisht ai i drejtuar ndaj administratë dhe marrëdhënies së përditshme të njerëzve me shtetin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 18 orësh
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 18 orësh
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 19 orësh

«Besa,» dokumenti i prezantuar si strategjia e re drejt rrugës së zgjidhjes së këtyre problemeve, propozon një sërë mekanizmash që në thelb kërkojnë më tepër transparencë në lidhje me vendimmarrjen dhe, risia, bërjen e saj më të kuptueshme për qytetarët. Të gjitha mekanizmat e paraqitura në të janë nevojshme, disa madje të vonuara.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por nga ana tjetër, nuk jemi një vend që i mungojnë strategjitë dhe reformat. Përkundrazi, përgjatë mëse tri dekadave kemi patur ndoshta më shumë seç duhet prej tyre, aq sa ndonjëherë edhe kanë prishur punë në vend që të ndreqnin. Në fakt, vuajtjet tona me shtetin nisin tek hendeku që ekziston mes shtetit në letër dhe atij që përjetohet nga spitali, tek zyra publike që ofron shërbimin më të rëndomtë, ku qytetarit të thjeshtë i duhet të kërkojë nga persona me sadopak autoritet, diçka që në thelb ia garanton ligji.

Transparenca dhe mekanizmat e kontrollit, sado thelbësore, nuk janë problemet kryesore nga të cilat adminsitrata jonë publike vuan. Probleme edhe më therëse të saj janë arroganca dhe kultura e vogël e pushtetit që është rrënjosur prej vitesh në shumë prej institucioneve të saj. Këto natyrisht nuk zgjidhen dot me një dokument dhe as nga sot për nesër, sepse lidhen me cilësinë e arsimit, mënyrën si rekrutohen njerëzit dhe rolin që luan besnikëria politike në këtë proces.

Megjithatë, vështirësia më e madhe qëndron tek fakti se ata që iu ka rënë për pjesë ta zgjidhin problemin duke e modernizuar administratën, nuk e përjetojnë atë siç e përjeton një qytetar i zakonshëm. Mund ta njohin nëpërmjet shifrave e raporteve, por vetë rrallë herë bien viktima të saj. Edhe nëse ndodh të kalojnë formalisht përmes të njëjtave procedura, dyshoj se kanë të njëjtën përvojë sociale si pjesa tjetër e shoqërisë.

Të dyja këto realitete, ai i njeriut të thjeshtë dhe zyrtarit apo politikanit të rëndësishëm, mund të ekzistojnë paralelisht. Qeveria mund të jetë mëse e sinqertë kur raporton se ka rritur fondet për një institucion a një tjetër ose kur thotë është futur në veprim procedura të rejta.

Po aq i sinqertë mund të jetë edhe raportimi i një qytetari të thjeshtë kur ankohet se nuk e kupton pse procesi për marrjen e një shërbimi apo dokumenti duhet të jetë më i ndërlikuar se procesi i Jozef K. Problemi është se në sallën ku merren vendimet hyn zakonisht vetëm realiteti i parë, i buxheteve dhe shifrave. I dyti, ai i pritjes dhe i dyerve ku qytetari endet pa kuptuar as çfarë i kërkohet, mbetet jashtë sepse nuk përkthehet në gjuhën me të cilën pushteti mat suksesin e vet.

Nëse «Besa» synon me të vërtetë të ndryshojë marrëdhënien mes qeverisë dhe qytetarëve, atëherë ndoshta duhet ta nisë duke e vlerësuar çdo shërbim publik jo vetëm përmes statistikave, por përmes përvojës së plotë të atij që tenton ta marrë atë shërbim pa zgjatur më parë kartëvizitën me titullin e postit që mban.

Mekanizmat e propozuara nga «Besa» janë deri diku ndihmuese, por përvoja me reformat administrative iu jep shqiptarëve çdo arsye të dyshojnë nëse këto mekanizma do të ndryshojnë realisht sjelljen e institucioneve, apo thjesht do të përmirësojnë gjuhën me të cilën kjo sjellje justifikohet. Dhe sa kohë që ata të cilët qeverisin nuk i përjetojnë proceset njësoj si njerëzit e tjerë të këtij vendi, asgjë nuk ka për të ndryshuar.

Fatkeqësisht, kur dëgjon deklaratat publike të shumë anëtarëve të parlamentit dhe zyrtarësh e ish-zyrtarësh qeveritarë, të krijohet përshtypja se një pjesë e mirë e tyre nuk e dinë fare se si funksionon realisht sistemi. Dinë vetëm si supozohet të funksionojë./TemA

Etiketat e lidhura

Bjorn Runa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 3 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 6 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 6 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 6 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 14 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 17 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 6 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 3 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.