Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:23 𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍! Nga Ilir Meta- Duke e uruar lekun që po ia ul kokën euros, që ka ndryshuar prefiksin dhe ka zbritur në 89 lekë, është…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës

Forum E enjte, 22 Janar 2026 21:06
Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ervis Iljazaj

Parlamenti i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për zgjidhjen e krizës së Gazës, me një konsensus bipartizan. Përtej qeverisë, e cila sapo mori ftesën nuk nguroi ta shpallë angazhimin e saj të menjëhershëm nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të Kryeminsitrit Rama, edhe Partia Demokratike e shpalli dakordësinë e saj. Në fakt, opozita shqiptare, si pasojë e retorikës së saj pro Trumpiste, nuk mund të sillej ndryshe dhe nuk kishte pothuajse asnjë kritikë për qeverinë, asnjë analizë se cfarë është ky Bord dhe cfarë sjell për Shqipërinë dhe politikën e saj të jashtme.

Sepse, pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë Bord, sigurisht që ka një ndikim në politikën e jashtme të Shqipërisë dhe strategjisë së saj. Po të shikosh se cilët shtete morën pjesë, do të vihet re se vendet kryesore të Europës si Spanja, Franca, Britania, Gjermania apo edhe Italia, ose nuk kanë marrë pjese ose nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë për këtë cështje. I vetmi që e firmosi menjëherë këtë anëtarësim ishte Viktor Orban, i cili nuk shquhet si ndonjë proeuropian i madh. Në firmosjen e anëtarësimit që u zhvillua live, pothuasje asnjë nga përfaqësuesit e vendeve kryesore të BE nuk ishte prezent.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në përgjithësi, Bashkimi Europian ka qenë kundra këtyre instrumentave ndërkombëtar për zgjidhje të krizave politike apo humanitare me arsyetimin se këto janë instrumenta që i mbivendosen rendit aktual të organizatave ndërkombëtare si OKB, brenda të cilave janë gjetur zgjidhjet ndërkombëtare. Ndërkohë që Donal Trump me veprime të të tilla de facto është duke e zëvendësuar rendin aktual me instrumenta të ideura dhe konceptuara prejt tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë rast, Shqipëria zgjodhi politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo atë të Europës. Këtë zgjedhje vendi ynë do të duhet ta bëjë gjithmonë e më shumë në të ardhemen, të paktën për sa i përket politikës së jashtme. Është fare e qartë se aleanca euroatlantike është në një krizë të thellë që kur Donald Trump u zgjodh në mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Mosmarrëveshjet midis Europës dhe Amerikës në këto momente kanë arritur ndoshta pikën më të lartë që pas Luftës së Dytë Botërore. Në shumë cëshjte që nga siguria, ekonomia apo e drejta ndërkombëtare, Trump dhe Europa kanë mendime të ndryshme. Aq të thella janë këto mosmarrëveshje saqë shumë ekspertë të fushës e konsiderojnë si një carje të pakthyeshme këtë aleancë. Madje, vënë në diskutim edhe ekzistencën dhe vashdimësinë e NATOS apo marrëveshje të tilla. Si të thuash, bota që kërkon të krijojë Trump, është toalisht e ndryshme nga ajo që ekziston sot dhe padyshim që kjo vendos në pikëpyetje qëndrimet europiane të cilat po shfaqen publiksiht nga liderë të ndryshëm. Mjafton të dëgjosh fjalimin e Presidenti të Francës ne Davos për të kuptuar se në cfarë pike janë këto marrëdhënie.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 22 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Shqipëria padyshim që ndodhet midis dy aletëve të saj historik, që tashmë nuk e mendojnë njësoj për sa i përket cështjeve ndërkombëtare. Bordi i Paqes ishte jë test i parë i dilemave që do të ketë Shqipëria në të ardhmen për sa i përket vendimeve të saj, ku do të duhet të zgjedin midis Europës dhe Amerikës.

Megjithatë, askush nuk e bënë këtë analizë dhe këto qëndrime kaq të rëndësishme nuk bëhen fare pjesë e debatit publik. Ndërkohë që marrëdhëniet me ShBA janë kryefjala kudo në Europë. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe janë aleati ynë kryesor dhe kontribuesi kryesor i sigurisë së kombit Shiptar deri më sot, por ajo botë ka ekzistuar der më sot, nuk dihet ende nëse do të ekzistojë më. Prandaj, është e rëndësishme që vendimet që përcaktojnë strategjinë tonë kombëtare duhet të jenë të matura dhe kërkohet një reflektim i thellë për botën e re që kemi pëprara.

Kesaj herë, Kosova dhe Shqipëria zgjodhën Amerikën, por në të ardhmen, duke qenë se ne bëjmë pjesë në Kontinentin Europian dhe jemi në proces integrimi, zgjedhja nuk do të jetë kaq e lehtë. Të paktën, mos të jenë vendime të marra me kaq ngut.

Etiketat e lidhura

Ervis Iljazaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 3 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 25 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.