Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ç’do të thoshte Gjergj Fishta për Mini-Shengenin e sotëm ballkanik?

Forum E shtunë, 28 Dhjetor 2019 15:22
Ç’do të thoshte Gjergj Fishta për Mini-Shengenin e sotëm ballkanik?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tri Konferenca ballkanike dhe dy anekdota ose Ç’do të thoshte Gjergj Fishta për Mini-Shengenin e sotëm ballkanik?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Tonin Çobani

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 13 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 14 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 19 orësh

Fillimi i viteve ’30 e gjen Gjergj Fishtën të tërhequr nga jeta politiko-shoqërore e kohës. Revista Hylli i Dritës nuk del më prej 6 vjetësh (mbyllur: dhjetor 1924). As Ora e Maleve. Shqipëria është bërë mbretëri.
Dhe mbreti i shqiptarëve ka menduar së fundmi ta zgjojë e ta bëjë për vete Poetin Kombëtar, duke i bërë disa privilegje: së pari, lejon ribotimin e revistës “Hylli i Dritës” (janar, 1930); së dyti, cakton Poetin Mis të Shqipërisë në Konferencat Ballkanike: të Athinës (1930), Stambollit (1931) dhe Bukureshtit (1932). Është për t’u besuar se të gjitha këto vijnë në këmbim të një heshtjeje për sundimin e atij njeriu, të cilin më herët autori i “Anzave të Parnasit” (dhe të “Gomarit të Babatasit”) e kishte quajtur xhahil, është fjala për mbretin e vetëshpallur, Ahmet Zogun.
Ndër Mis të Shqipërisë në Konferencat Ballkanike ishin dy personalitete të shquar: Mehmet Konica (Kryetar i delegacionit shqiptar në Athinë dhe Stamboll) dhe Gjergj Fishta (anëtar dhe kryetar delegacioni në Bukuresht).
Në Konferencën e Athinës, si mësojmë nga një letër që Fishta i dërgon Vinçens Prendushit , aso kohe provincial, Mehmet Konica kishte mbajtur një ligjëratë, “ma e mira ndër të gjitha”. Ndërsa Fishta kishte bërë disa propozime me interes në komisionin e kulturës, aq sa “fletoret e publikut kanë folun me entuziazëm për Françeskanët e Shqipnisë”.
Po ashtu bëhemi me dije nga një artikull i botuar në gazetën “Shqipëria e Re” (20 tetor 1930), Gjergj Fishta, “një nga anëtarët e dërgatës shqiptare dhe poet kombëtar i Shqiptarëve, ka realizuar një veprimtari interesante jashtë Konferencës. Ai “i bëri një vizitë në shtëpi poetit, z. Kosti Pallamo”. “Poeti i ‘Flogeras tu Vasilja’ dhe poeti i ‘Lahutës së Malsisë’, u bashkëfjalosnë një kohë të gjatë në një mënyrë kordiale. “Kur Fishta i tregoi se Mbreti Zog kishte blerë 1000 libra të “Lahutës së Malcis” për të ndihur në këtë mënyrë letërsinë shqipe, Pallamo përplasi duart dhe thirri ‘Bravo mbreti! Bravo mbreti!’” Ky episod lexohet edhe kinse Fishta, jo vetëm e kishte pranuar heshtjen, por ai edhe po e promovonte mbretin e vet në nivele intelektuale si ishte Pallamo, president i Akademisë Greke dhe “m’i madhi poet kontimporan i gjithë botës”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Problemi më i prekshëm i delegacionit shqiptar ndër këto konferenca ka qenë çështja e pakicave, pasi lidhej drejtpërdrejtë me fatin e shqiptarëve të shpërndarë shteteve të Ballkanit. Konferencat ndërballkanike, sipas delegacionit shqiptar, duhej të dilnin me një rezolutë për të drejtat e pakicave sipas ligjeve ndërkombëtare, por Beogradi dhe Athina e anashkalonin një rezolutë që do t’u njihte të drejtat kombëtare shqiptarëve në shtetet e tyre qoftë edhe si pakica etnike.
Prandaj me përfaqësues të këtyre shteteve u shkëmbyen batuta të ashpra, aq sa delegacioni shqiptar ishte gati të largohej nga Konferenca nëse delegacioni jugosllav nuk do t’i kërkonte të falur publikisht. Gjë që u bë.
Anekdota e parë thotë: Delegacioni shqiptar nuk pranoi të ulej në karrige, sepse karriget e tyre nuk kishin një vrimë ku anëtarët e delegacionit të fusnin bishtin. Atë bisht ia kishin shpifur shqiptarëve anëtarët e delegacionit jugosllav. Përndryshe delegacioni jugosllav detyrohet të kërkojë të falur publikisht. Kjo ndodhi në Konferencën Ballkanike të Stambollit (1931).
Në esenë “Një udhëtim në Turki të Re” (Hylli i Dritës, 1932-933) Fishta e ka përshkruar me realizëm pjesëmarrjen e tij në Konferencën ndërballkanike të Stambollit, si thotë ai “me u gjetë në Turqi mbas 19 vjetësh, që Turqia kishte dalë prej Shqipnisë; me u gjetë në Turqi të pa Sulltan e Sheh Ul-Islam…, për mue ky ishte një rast i një interesi të jashtëzakonshëm dhe i përshtypjeve ma të thekshme të jetës”.
Por Fishta i Konferencave ndërballkanike i ka stigmatizuar ato, duke i krahasuar me Sfinksin e shëmtuar të mitologjisë egjiptiane pa kursyer aspak thumbat e tij kritikë dhe autokritikë… Ja si shkruan ai:

“Sfinks”, -shkruan Fishta në esenë e tij “Një udhëtim në Turki të Re”,- u thonë disa truporeve të hokubetshme (të shëmtuara) të Egjiptit, të gdhenduna në shkambinj të gjallë, që kanë diçka si hije njeriu e si shembëllesë shtaze, por që as njeri, as shtazë nuk janë, veçse do përbindësh (monstrua) mjaft të neveritshëm e që për ne sot s’thonë kurrgja, ke (sepse) na s’ua dimë qëllimin, për të cilin qenë gdhendun.
Janë gati tre vjet, që një kësi “sfinksi” u duk edhe në Ballkan, e po i thojshin emnit Konferenca Ballkanike… kurrkush s’po dinte me na thanë gja për të, se si u ndërtue, se pse u ndërtue, si mbahet në kambë, ani në Ballkan, që asht, ka qenë e ka për të qenë sot e gjithmonë e jetës “piri” (një shembull tipik) i rrënimit e i shkatërrimit… po na mblidhen delegatët ballkanikë, të cilët delegatë, mbasandej, edhe këta vetë po ishin diçka si një “sfinks”; pse thonë se janë të dërguem prej popullit, ndërsa populli, de facto, nuk di gja për ta; thonë se duen me i ndërrue fytyrë politikës së Ballkanit, e qeveritë respektive të Ballkanit s’ua njohin kurrnjë kompetencë, me folë në emën të tyne. As s’di kush, e as vetë ata s’e dinë se pse mblidhen; se ç’detyra kanë për të vu; se ç’punë kanë për të krye. Edhe kështu të gjitha mbledhjet e tyne, gjithë veprimi i tyne del, si me thanë, diçka si një “farsë” fort e argëtueshme… E prandej, kah vit për vit po enden prej një qyteti, në tjetrin nëpër Ballkan, të japin përshtypjen e një çete “pelivanxhish” (saltimbanchi), që shkojnë qytet më qytet, për me ba lojë akrobatike e në krismë të curles e të lodërtisë me luejt harushë në kurriz të të mjerit, more, popull, që lan e troket duert… në të thatë, sa herë ndokush sish, goditë e lëmue e piripique (pispillosur) për diplomat, e pur si samar në tribunë të sallës së mbledhjeve të Konferencës, gukson (gogësin) në një frengjishte të ballkanizueme ndonjë Mesdames! Messieurs!… La paix universelle… la fraternization des peuples… les droits des minoritées… les droits de la femme e këso pallavrash të tjera, që s’thonë, haram, kurrgja, por që nëpër këso pallavrash ata po ta mbajnë barkun kodër me “çaj” e “teferiqe”, me dreka e me darka nëpër legata, bashki, ministri, kryeministri, e po të tallen e gërvallen nëpër salone, teatro, sheti poshtë-përpjetë, që viti me t’u dukë një javë, në kurriz të popujve, merret vesh, për pa ditë kush gja për tamam, se ku do të mbarojë e si do mbarojë kjo lojë e paemën.
Se si do të mbarojë, Zoti e di; por mundet edhe me mbarue në vaj….”

Për të përfunduar, po i kthehemi pyetjes së shtruar qysh në titull: Ç’do të thoshte Fishta për Mini-Shengenin e sotëm ballkanik? Asgjë më tepër a më pak se sa cituam më sipër. Anekdota e dytë e shpjegon me “Allahu Bylyk, por barka qyryk (e pasigurtë)”: Gjatë ditëve të Konferencës Ballkanike të Stambollit Fishta mori me qira një varkë për të kundruar pamjen që merrte në perëndim ngushtica e Dardaneleve. Barkaxhiu ishte larguar goxha prej bregut, kur një erë filloi të çojë dallgë, të cilat sa vinin e bëheshin ma të mëdha. Fishta nisi të fliste me vete: “Tue qenë mirë në tokë, s’di përse m’u krue kurrizi dhe hypa mbi këtë lundër të vogël sa një lëkurë bostani!” Barkaxhiu turk e kuptoi frikën që e pushtoi fratin dhe, i regjur me dallgët, i thotë me sytë nga qielli:
-Mos u frikësoni! Allahu Bylyk! (Zoti është i madh!).
-Po, more, po, Allahu Bylyk, por barka qyryk ,- ia kthen Fishta turqisht, duke mos ia ndarë sytë barkës që mund të fundosej nga çasti në çast.
Për konferencën e tretë të Bukureshtit(1932), ku Poeti ynë kryesonte delegacionin shqiptar, Danjel Gjeçaj, biografi më i plotë i Fishtës, shkruan se ishte e njëjta “farsë”. 

Etiketat e lidhura

Tonin Çobani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 16 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 17 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 19 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 20 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.