Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cila molë po na ha vërtet?

Forum E martë, 12 Maj 2020 11:27
Cila molë po na ha vërtet?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Flutura Açka –
Po të kishim ligje për moralin,

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

ti do të kishe dalë tani nga historia dhe do të ishe në burgun moralit

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

Zotëri, ju dëgjova kur folët për Firenzen, por jo për arkitektët që ndërtuan dikur atë. Sigurisht, nuk jemi më në kohën e Brunellesci-t, do të thoni ju. Jo, nuk jemi, e di. Jemi në kohën e betonit, betonarmesë dhe barit artificial. Tani punohet me fonde publike, dhe nuk mund të vendosësh ti me kokën tënde se si do të jetë urbanistika e një qyteti, vetëm ngaqë ti ke pushtet në dorë. Pushteti yt rrjedh prej demokracisë. Dhe këtë ti po e respekton, e shoh dhe po të duartrokas. Të kam dhënë votën, a ma ke marrë votën, arsye edhe pse po të duroj. Madje, po duroj gjatë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por ç’ndodh? Ka një shpërdorim të madh mbi konceptim e së drejtës këtu, ja këtë duhet ta shpjegojmë qartë qytetarëve që shpesh habiten nga bukuria e qelqeve, lartësive, propaganda e ngjyrave. Këta janë mola e qytetit tonë. Ndodh që projektet e studiove nuk iu kalojnë fare jurive, shpesh bëhen sa për sy e faqe, pasi studiot e projektimit janë zgjedhur qysh më parë.

Pa mendoni, një testi të tillë i është nënshtruar edhe vetë Brunellesci! A nuk duket kjo qesharake para batërdisë që bëhet sot me projektet?

Ai – Brunellesci – nuk e fitoi atë konkursin e famshëm të Portës së Bazilikës.

Kujdes, vini veshin, po flas për portën e famshme të Bazilikës së Firenzes. E pra, Brunellesci të humbasë konkursin?! Brunellesci që ngjiti 4 milion tullëza në ajër dhe që ndërtoi kupolën më të lartë në botë dhe që i mundoi me shekuj arkitektët të zbulnin se si e bëri?

Po, e humbi konkursin, sepse ai hyri në një konkurrim të rreptë, pasi ajo që do të ndërohej ishte më e famshme se çdo i famshëm, sepse ishte HISTORIA.

A mendon kush sot për historinë? A do ta pranonte ndonjë stuio – e preferuar e qeverisë – të humbte fondet me miqtë që ka në qeveri, nga arsyeja qesharake se projekti i saj nuk qenkësh aq i mirë, apo se dikush tjetër e paskësh më të mirë, e që kushtokërka më pak?! Këta janë mola e vërtetë.

Ej mik, llogari të tilla në kohën tonë nuk bëhen, i mori përgjegjësia me vete. A mund të ndodhë që ndokush të ketë ide më të mira se idetë e qeverive? Qeveritë i dinë të gjitha, edhe kur do të bjerë shi, edhe kur do të bjerë gripi e di qeveria. Ku ka Brunellesci t’i konkurrojë idetë tona, ka vetëm Boeri. Boeri majtas, Boeri djathtas, Boeri para, Boeri prapa… Ku të dojë qeveria ka Boeri.

Por, më mirë rrimë dhe pak te Brunellesci, se na hidhërohet dikush lart – atje ku ajri rrallohet dhe truri e humbet funksionin – dhe vjen e na i shemb muret e çatinë që mezi po e mbajmë në këmbë. Këta janë mola e vërtetë.

Prespektiva e Brunellesci-t nuk është thjesht një koncept gjeometrik apo arkitekturor i thellësisë në hapësirë, por një thellësi në kohë. Kujdes, një thellësi në kohë, një dimension i patjetërsueshëm i njeriut. I njeriut dhe i mjedisit. Njeriu ka kujtesën e tij personale, por edhe kujtesen historike të shoqërisë së cilës i përket, dhe kjo është e pandashme me arkitekturën.

Perspektiva është ajo që vjen pas. Që si arkitek, urbanist, si planifikues territori, si bashkiak, si bash-bashkiak, mbase nuk mund t’i jesh pjesë si qenie biologjike – do vdesësh një ditë, dreqi e mori! – por i shërben një kohe tjetër, të tjerë njerëzve, të cilët kurrë nuk do t’i njohësh, ndaj të cilëve ti ke përgjegjësi, dhe kjo, miku im, kjo e bën ndarjen e madhe mes patriotëve dhe jopatriotëve, mes atdhetarëve dhe bukëshkalëve.

Ata që e ndërtuan Firenzen, kanë qenë mendjehapur, njerëz me perspektivën më së pari në hapësirën e tyre mentale, por edhe shpirtërore. Natyrisht, kjo kërkon edhe një lloj sublimimi, të mos vuash nga egoja e akaparimit të historisë dhe as të jetosh me ndjesinë se historia është në shërbimin tënd, dhe të përjetësimit tënd. Ti je mola e vërtetë.

Më fal, kush je ti, o molë, që i vë dizajnin dhe ngjyrat e tua vendit tënd?

Je një i marrë patjetër, një egocentrik, një i sëmurë psikik. A një palaço. Para historisë ti je një milingonë, një hiçmosgjë. Je një kafshë. Jo një kafshë politike si Platonit, por një kafshë kafshë. Se për patriot, as që mund të flasim. Do moral të lartë të jesh patriot.

Fatkeqësia është se nuk kemi ligje për moralin.

Se po të kishim ligje për moralin, ti do të kishe dalë tani nga historia dhe do të ishe në burgun moralit.

Fragment i përshtatur nga romani “Të ftuar në Rrethin e Dhjetë” (2017)

Foto:

Teatri Kombëtar natën me drita gjeneratori, Anissa Markarian dhe Ermira Babaliu, para një shfaqjeje të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, janar 2020

Firenze natën, janar 2020

Etiketat e lidhura

Flutura Açka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.