Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dje Durrësi, sot Shkodra, nesër kush?

Forum E mërkurë, 7 Janar 2026 18:18
Dje Durrësi, sot Shkodra, nesër kush?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Demalia

Fuqisë së Nënës Natyrë nuk mund t’i ikim. Por tragjedia fillon kur Nëna Natyrë tërbohet nga një furi që ia ka shkaktuar vetë njeriu. Dhe kjo nuk është më metaforë. Është realitet i përditshëm shqiptar.

Këtu nuk e kam fjalën për popullin “heroik” të miteve, por për atë realitet brutal që nga viti 1992 e këtej ka ndërtuar në kënetë, mbi hidrovore, në toka bujqësore, mbi kanale kulluese, pranë lumenjve dhe në bregdet. Zaptime të tokave publike e private, hunj e drunj, kasolle të kthyera në pallate, legalizime kriminale, asnjë mendim për kanalizime, për ujëra të bardha, për ujëra të zeza, për kullim. Ndërto për të shkatërruar dhe shkatërro për të “ndërtuar”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këta nuk janë thjesht njerëz të varfër që kërkuan strehë. Janë barbarë modernë që shkatërruan qytetet dhe bregdetin, pa asnjë lidhje me qytetarinë dhe përgjegjësinë komunitare. Dhe sot, ironikisht, shumica e tyre janë quajtur “sipërmarrës”, “investitorë strategjikë”, “biznesmenë të suksesshëm”. Këta nuk janë njerëz dosido. Janë produkt i një sistemi të ndërtuar qëllimisht nga bashkëpunimi katërkëndësh politikë–biznes–media–krim, një sistem që ka funksionuar pandërprerë që nga viti 1992. Sot ky sistem ka hyrë në fazën e kolapsit dhe përmbytjet janë vetëm simptoma fizike të një sëmundjeje morale dhe institucionale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo nuk mbulohet më me bën muuuuu. Faktet janë aty, shifrat janë aty. Vetëm për sektorin e ujësjellës–kanalizimeve, Shqipëria ka përfituar:

Mund t'ju interesojë

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Para 8 orësh
Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

8 Nëntor 2026, 17:54
Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞

Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞

8 Nëntor 2026, 16:00

• kredi dhe grante nga Banka Botërore (Ëater Supply and Sanitation Projects, disa faza që nga vitet ’90),
• fonde nga BERZH për ndërmarrjet e ujësjellësit,
• fonde të Bashkimit Europian (IPA),
• buxhete shtetërore të përsëritura çdo vit.

Në total, sipas të dhënave të vetë qeverive shqiptare dhe raporteve të KLSH, flitet për rreth 1.5 – 2 miliardë dollarë të alokuara në 30–35 vite për ujë të pijshëm, kanalizime, mbrojtje nga përmbytjet dhe rehabilitim kanalesh. Pyetja është e thjeshtë: Ku janë?

Durrësi qytet pa ujë, qytet nën ujë

Durrësi, një nga qytetet më të mëdha dhe më të pasura potencialisht, sot përmbytet me 20–30 cm reshje shiu, një nivel që çdo qytet normal e përballon pa asnjë problem. Kanalizimet nuk funksionojnë, sepse:
• janë ndërtuar pa standard,
• janë bllokuar nga ndërtimet,
• nuk janë mirëmbajtur kurrë.

Ndërkohë, uji i pijshëm në rubineta vjen një herë në dy ditë, ndonëse qyteti furnizohet nga burime të shumta dhe ka pasur projekte të shumta “rehabilitimi”. Ujin e pi “kulçedra” politike–biznes–klienteliste, që e përdor për resorte, ndërtime pa kriter, lidhje ilegale. Media hesht. Institucionet bëjnë sikur nuk shohin. Krimi garanton qetësinë e skemës.

Shkodra laboratori i dështimit shtetëror. Shkodra ka pasur projekte specifike për mbrojtje nga përmbytjet, digat, argjinaturat e Bunës dhe Drinit, financime të huaja dhe plane kombëtare. Rezultati: përmbytje ciklike, çdo disa vite, të njëjtat zona, të njëjtat premtime, të njëjtat mashtrime.

Lumenjtë janë ngushtuar, kanalet janë zënë, tokat janë ndërtuar, dhe pastaj bëjmë sikur përmbytja është “fatkeqësi natyrore”. Jo. Është krim i organizuar institucional. Shoqëri që po kryen vetëvrasje E gjithë shoqëria është ushqyer me këtë normalitet të sëmurë. Me idenë se “kështu është Shqipëria”, se “s’kemi ç’të bëjmë”, se “të gjithë vjedhin”. Ndërkohë po kryejmë vetëvrasje kolektive. Natyrën e kemi vrarë, territorin e kemi shkatërruar, institucionet i kemi kthyer në fasadë.

Qytetaria e një vendi fillon nga përgjegjësia qytetare. Shqiptarëve kjo u ka munguar dhe u mungon ende, sepse për dekada janë trajtuar si turmë e manipulueshme, jo si qytetarë me të drejta dhe detyrime. Por një shoqëri pa përgjegjësi qytetare dhe pa shtet funksional nuk përmbytet vetëm nga uji. Përmbytet nga kalbëzimi. Mjaft eshte mjaft.

Etiketat e lidhura

Ilir Demalia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 4 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 5 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 5 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 5 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 12 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 8 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 9 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 4 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.