Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Don Kishoti i Mançës vs Don Kishoti i Surrelit

Forum E mërkurë, 18 Dhjetor 2019 10:59
Don Kishoti i Mançës vs Don Kishoti i Surrelit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Edmond Kaçeli

Në kryeveprat e letërsisë botërore kam veçuar qysh prej kohësh “Don Kishotin e Mançës” të Miguel de Cervantes Saavedra. (Sa herë më ka shkuar ndërmend emri i tij i gjatë!) dhe “Ushtarin e mirë Shvjek” të Jaroslav Hašek. Është e kotë të thuri lëvdata të pafundme për këto dy kryevepra nëse nuk i keni lexuar të paktën dy herë!

Kësaj radhe po e lë Shvjekun në aventurat e tij si ushtar model i një Perandori që mizat i dhisnin portretin, për tu marrë për disa radhë me Hidalgon, Kalorësin e Fytyrës së Vrerosur Hirësinë tij Don Kishotin e Mançës!

Trim i çartur e fisnik në marrëzinë e tij, një ditë të bukur i hipi kalit më të famshëm në botë, Rosinantit, e i ndihur bujarisht e jo krejt marrëzisht, nga shqytari besnik, rondokop e kryetul Sanço Pança, u nis të luftonte kundër… Mullinjve të erës!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pa e ditur se një ditë do të ringjallej e rimishërohej në një fshat në qoshe të Tiranës, që do të bëhej menjëherë i famshëm ndër mediat kombëtare e ndërkombëtare në Surrel, Shqipëri!

Mori për grua Dylqinjën e Tobozës, që e kishta fantazuar qysh në moshë të re, mori emrin e fshatit ku u rimishërua, dhe nga Don Kishoti i Mançës, u vetëshpall Don Kishoti i Surrelit.

E në vijim autovendosi titujt: Don Kishoti i Surrelit, Kalorës i Reformës në Drejtësi, Lider i Rilindjes, Kryelider i Ballkani Perendimor, Hero Kombëtar i 7 miljon Shqiptarëve, Mishërim dhe Udhërrëfyes i Besimeve Fetare, Parashikues i Fatit, Kryeinxhinier i Perandorisë së Arnautistanit…

E një mori titujsh që për arsye vendi dhe kohe po i lëmë pa i përmendë me shpresën e mirë se Heroit të Lizës nuk do na i mbesë hatëri! Se kur i mbet hatëri këtij farë burri, del nga hullitë e nuk ka Taulant Ballë ta kthejë në metrò!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Don Kishoti i Surrelit ndryshon në disa drejtime krejt të vogla nga ai i Mançës, gjëra krejt të parëndësishmë si:

-Surrelsi ka lexuar një numër zero librash kalorësie se përndryshe do të kishtë një gjuhë më të moderuar!

-Surrelsi në vend të Rosinantit përdor mjetet më luksoze e më të shtrenjta për tu zhvendosur nga Surrel Selia në zyrat e Hyqymetit, ose nëpër rrugët e Vilajetit, kur takohet bythë më bythë me popullin që e don kaq shumë!

-Ka ndryshuar edhe Sanço Pança! Herë e thërrasin Taulant, herë Alfred, herë Ulsi, herë Elizë, herë Erion, herë Blendi, herë Pandi, herë me zhabë (barkalec) e herë pa zhabë, herë mashkull, e herë femër!

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 12 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 22 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

-Nuk po flasim për Dylqinjën! Surrelsi ka ndërruar disa, deri kur gjeti Dylqinjën e vërtetë jo të Tobozës, por Dylqinjën e Sistemit Bankar!

I ndan edhe një pikë e veçantë: Don Kishoti i Mançës, në të dyja volumet i shpall luftë të përjetshme Mullinjve të Erës.

Don Kishoti i Surrelit i ka shpallë luftën më të ashpër çdo lloj mediet vizuale, të shkruar, digitale, sociale e tërci -vërci! Me parimin: Blej të gjithë ata që shiten, gjobit, pusho nga puna apo arresto ata që nuk pranojnë çmim, vijon të vërtisë shpatën digitale të kërcënimit për të gjithë ata që nuk mendojnë si ai, dhe për të gjithë ata që e dinë se Don Kishoti një ditë do të ikë nga zyrat e Hyqymetit!

Çudia më e madhe qëndron në faktin se asnjë nga vasalët (meshkuj apo femra) e tij të stërshumtë e kryeulur, nuk marrin guximin të luajnë rolin e berberit të dhe doktorit të fshatit të Mançës, që me delikatesë ia vinin në dukjë marrëzinë gjeniut të Mançës kur luftonte më Mullinjtë e erës!

Askush nuk merre guximin ti thotë Don Kishotit të Surrelit: Dy beteja nuk mund ti fitosh kurrë: Betejën me Mullinjtë e Erës dhe Betejën me Shtypin e Lirë! Kush ka marrë guximin t’iu shpallë luftë ka humbur dhe do të humbase përherë! Tung!

Etiketat e lidhura

Edmond Kaçeli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 5 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 5 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 7 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.