Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 17:01 BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim Sonda BepiColombo ka hyrë në orbitën e Mërkurit pas një udhëtimi tetëvjeçar, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës. Misioni i përbashkët me JAXA-n pritet të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW/ Bashkimi Evropian për Shqipërinë: Faza më e vështirë zbatimi i reformave

Forum E mërkurë, 27 Maj 2026 15:16
DW/ Bashkimi Evropian për Shqipërinë: Faza më e vështirë zbatimi i reformave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria kalon një tjetër prag drejt BE-së, me konfirmimin për përmbushjen e objektivave të ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”. Por Brukseli kërkon prova konkrete

Shqipëria kaloi të martën (26.05) një tjetër fazë kyçe në rrugën drejt Bashkimit Europian. Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së konfirmoi përmbushjen e objektivave të ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”, që përfshin drejtësinë, të drejtat themelore, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Por krahas vlerësimeve për progresin në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, Bashkimi Europian dha mesazhin e qartë se faza më e vështirë nis tani, ajo e zbatimit të reformave.

Në konferencën në Bruksel, komisionerja europiane për zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi reformën në drejtësi si një nga elementët kryesorë të progresit në negociata. Ajo vlerësoi procesin e vettingut dhe ngritjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. “Kemi parë vettingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar antikorrupsion që ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe që mund të bëhet institucioni më i besueshëm në Shqipëri” – u shpreh Kos.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Komisionerja europiane theksoi se përmbushja e objektivave të ndërmjetme nuk përbën fundin e procesit, por hyrjen në një fazë ku kërkohen rezultate konkrete dhe të qëndrueshme.”Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Pritet progres i mëtejshëm” – tha komisionerja. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt” – shtoi Kos.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Komisionerja europiane, Marta Kos theksoi se përmbushja e objektivave të ndërmjetme nuk përbën fundin e procesit, por hyrjen në një fazë ku kërkohen rezultate konkrete dhe të qëndrueshme.Fotografi: DW

“Fillimi i fundit” për negociatat
Kryeministri Edi Rama e cilësoi Konferencën e 8-të Ndërqeveritare si një tjetër “gur kilometrik” në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në konferencën e përbashkët me komisioneren europiane Marta Kos dhe përfaqësuesen e presidencës së Këshillit të BE-së, Marilena Raouna, Rama tha se Shqipëria ka arritur të hapë të gjithë kapitujt negociues brenda 11 muajve, një ritëm që ai e quajti rekord.”Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në, dashuri e pashtershme, pa kushte. Kështu që ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por gjithashtu edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që nuk është fundi, është vetëm fillimi i fundit” – u shpreh kryeministri.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 21 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Rama shtoi se progresi në negociata lidhet drejtpërdrejt me transformimin e institucioneve dhe sistemit të drejtësisë në vend.”Sot morëm konfirmimin e institucioneve shumë më të forta sesa një vit më parë. Një sistem drejtësie i fuqizuar dhe i pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë” – tha Rama.

Ambasadorët në Tiranë: Drejtësia përcakton rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama e cilësoi Konferencën e 8-të Ndërqeveritare si një tjetër “gur kilometrik” në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.Fotografi: Florion Goga/REUTERS

Nga Tirana, ambasadori gjerman, Karl Bergner përshëndeti përmbushjen e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Themeloret”, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.”Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave europiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e “Fundamentals” përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së” – deklaroi ambasadori Bergner, teksa shtoi se Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori holandez Reinout Vos, i cili tha se miratimi i objektivave të ndërmjetme shënon një pikënisje për fazën e ardhshme të reformave.”Respekti për pavarësinë e gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, janë parakushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE” – thuhet në reagimin e ambasadorit holandez.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat në qershor 2014. BE-ja mbajti konferencën e saj të parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.

Rashela Shehu / DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 57 minutash

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 1 ore

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 2 orësh

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.