Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E vërteta e shkarkimit të Fatmir Xhafajt dhe emërimit të Sandër Lleshit

Forum E premte, 10 Shtator 2021 22:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dritan Hila

Para një jave, një njohës i mirë i mekanizmit të pushtetit dhe personazh i dorës së parë në këto 28 vjet tranzicion me thoshte se, Fatmir Xhafaj do të jetë ministër i Brendshëm deri në momentin kur Rama do të ndihet realisht i kërcënuar nga arrestimet e tij. Pyetjes sime, nëse do ta lejonin amerikanët, njeri i të cilëve Xhafaj është, iu përgjigj se SHBA-të prioritet kanë stabilitetin rajonal dhe vetëm në të tilla raste bëjnë ndërhyrje drastike siç ishte Berisha në ‘97-ën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 22 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Nëse Rama nuk i prek këto ekuilibra jashtë vendit, brenda vendit, ata përpiqen që të operojnë me të mundshmen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Koha i dha të drejtë.

Le të përpiqemi me një analizë larg budallallëqeve që gëlojnë në të tilla raste. Pas dorëzimit të vëllait tek autoritetet italiane, Xhafaj nuk ishte i kërcënuar ligjërisht. Ai vetë, pavarësisht thashethemeve të rrjetit, nuk ka qenë i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrës direkt apo indirekt në trafiqe. Çështja e vëllait të tij, ishte më shumë një arsye morale sesa operacionale.

Politikisht, ai ishte njeriu më i besuar i amerikanëve dhe pastaj gjermanëve. Ndoshta për shkak të një qasjeje prej shtetari që Fatmir Xhafaj ka ndaj shtetit apo edhe të kompleksit për vëllanë e dënuar, ai ishte njeriu më intransigjent në luftën ndaj trafiqeve. Jo vetëm kaq. Ai nuk shquhej për zbatues të urdhrave të Ramës dhe ca më shumë shkatërroi edhe rrjetin e Tahirit në polici. Arrestimet e fundit, kishin mbledhur lakun në qafen e Vangjush Dakos.

Bashkiaku i Durrësit tashmë nuk ka nevojë për dëshmi të tjera që është peng i krimit të organizuar në Durrës. Por ai është edhe padrinoja i PS-së në atë qark. Dako menaxhon rrjetet, tenderët dhe është nuni i shumë emërimeve në ndërmarrjet fitimprurëse të shtetit. Sa për shembull, drejtori i OSSHE, një gjigant me 250 milion euro buxhet investimesh, të cilat jepen sipas qejfit, është beniamin i Dakos dhe kandidati i mundshëm për Bashkinë e Durrësit.

Kapja e përgjimeve të fundit, ku Dako vinte qershinë mbi tortë për lidhjet e tija me krimin, paniku që e kishte zënë bashkiakun e Durrësit, dhe frika e kryeministrit për arrestimin e beniaminit, e detyruan Ramën të shkarkonte ministrin e tij.

Zëvendësuesi i tij, gjeneral Lleshi është kandidati i duhur për të zëvendësuar Xhafajn për dy arsye.

Së pari qetëson opozitën, pasi gjenerali në fjalë është edhe autor i planit për shpalljen e shtetrrethimit pas 21 janarit. Pra është njeri i afërt me enturazhin e PD-së.

Së dyti, ndal valën e arrestimeve që ka shpërthyer, ose e drejton në kah tjetër. Për këtë i ka të gjitha cilësitë: nuk merr vesh nga puna e policisë dhe është njeri i të gjitha sezoneve dhe stinëve. Ajo që pritet është se, si do të reagojnë ndërkombëtarët dhe a do ta detyrojnë Ramën të vazhdojë arrestimet vertikalisht.

Pasi shkarkimi i Fatmir Xhafajt (duhet të jesh profan të mendosh se Xhafaj ka dhënë dorëheqjen), është një shenjë jo e mirë, për ata që shpresonin se, policia vërtet nuk po merrej me gjoba parkimesh, por po godiste të fortët real të vendit. /Dritare.net/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 1 ore

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 1 ore

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 1 ore

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 9 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 9 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 12 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 11 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.