Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flamuri në zyrën e Oliverit, pasqyra e munguar e opozitës shqiptare

Forum E martë, 27 Qershor 2023 18:36
Flamuri në zyrën e Oliverit, pasqyra e munguar e opozitës shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ylli Pata

Në takimin që Edi Rama zhvilloi në Bruksel me Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, Oliver Várhelyi, ra në sy një artefakt që zyrtari europian mbante në ballë të zyrës së tij. I vendosur në kornizë, ishte një flamur kombëtar hungarez i grisur në qendër të tij. Ai artefakt nuk ka lidhje natyrisht me juristin e njohur nga Budapesti që sot përfaqëson vendin e tij në qeverinë e Bashkimit Europian. Várhelyi është 51 vjeç, ndërsa ai flamur i vendosur në krye të vendit ka një histori gati 70 vjeçare.

Përkatësisht në vitin 1954, kur ndodhi revolucioni i parë antikomunist në pjesën e Perandorisë Komuniste. Hungarezët, natyrisht jo të gjithë, por një pjesë e madhe e tyre, dolën në protesta, shumë rrëmbyen armët e luftuan kundër sovjetikëve, e simboli i tyre ishte flamuri i grisur në mes, pasi ishte hequr ylli. Vite më pas, më shumë se 35 vjet më pas, ai u bë symbol i të gjithë vendeve të Europës Lindore, që e grisën qendrën e flamurit, si një identitet politik.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Shqipëri ka ndodhur ekzaktësisht e njëjta gjë sin ë Hungari, pikërisht 70 vjet më parë. Ka pasur disa grupime, disa të rinj, që me koshiencë të plotë ose jo, dolën hapu rose fshehurazi kundër Perandorisë Sovjetike, me të cilën Shqipëria e Enver Hoxhës lidhi besën pas Luftës së Dytë Botërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tre të rinj shkodranë, të cilët studionin pranë Liceut Artistik në Tiranë; përkatësisht Nikolin Pavaci, 19 vjeç, Karlo Çefa, 18 vjeç dhe Ndrekë Bazhdari, pa i mbushur 17 vjeç; ishin të parët që krijuan një formë besëlidhjeje të quajtur “Breznitë Kastriote” dhe iu përveshën punës, kuptohet në mënyrë të fshehtë, që të sensibilizonin opinion publik. Traktet u shpërndanë në Shkodër e Tiranë, deri sa ata u arrestuan dhe u dënuan me burgim.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 12 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 22 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Flamuri pa yll, ka shoqëruar gjatë e disa herë revoltat antikomuniste në Shqipëri, që nga ato të burgjeve famëkeqe të Qafë Barit, Spaçit, Burrelit etj. Sot ne kemi mjaft prej dëshmitarëve të atyre ngjarjeve, por që po rrallohen përditë sepse vitet ikin. Kemi edhe personazhe publike si avokat Ngjela apo Fatos Lubonja, të cilët janë dëshmia e gjallë e vuajtjes njerëzore të dhunës shtetërore.

Megjithatë, Shqipëria post komuniste nuk e bëri asnjëherë të tijën atë simbol që komisioneri i BE-së, shfaqi në zyrën e tij, që është realisht edhe logoja politike e FIDEZ-it të tij që e drejton në mënyrë të suksesshëm një politikan që nuk e mund kush si Viktor Orban.

FIDEZ është koalicioni i parë hungarez i partive antikomuniste që fituan zgjedhjet pas rrëzimit të sistemit njëpartiak në vitin 1989. Tetë vite pas fitores së parë, FIDEZ u shkri si një dialektikë normale, duke i lënë vend fitores së socialistëve hungarezë, të cilët ishin në një farë mënyrë bashkëaksionerë në ndryshimet demokratike të vendit.

Por më pas FIDEZ u rikthhye, duke ndryshuar mjaft profilin e saj. Sot kjo aleancë politike nuk është më një grupim i djathtë properëndimor dhe liberal. Por një aleancë ultrakonservatore, anti-liberale dhe nuk është fare pro perëndimore. Viktor Orban është lideri perëndimor që ka më shumë miqësi me Vladimir Putinin, Xi jinping, apo dhe Rexhep Tajip Erdogan.

Megjithatë, simboli bazë i FIDEZ është ai flamuri i grisur që Oliver Várhelyi e ka në zyrat e Europës politike. Baza e partive të djathta të Europës Lindore është përfaqësimi i rezistencës, ideologjisë, përpjekjes dhe filozofisë anti-diktaturë. Natyrisht nuk kanë qenë të gjithë disidentë si Vaclav Haveli i Çekosllavakisë së dikurshme, që është një nga liderët më të mëdhenj antikomunistë në Euroë, apo luftëtar i paepur si polaku Leh Valesa. Por të gjtihë liderët që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë atë pjesë të politikës e kanë bërë këtë me respektin më të madh.

Po tek ne? Nuk është çështja se lideri historik i antokomunistëve ishte një mik shtëpie i Enver Hoxhës, me të cilin ka një koleksion fotosh impresionant, apo avatari i tij i ngjan si dy pika uji diktatorit komunist shqiptar. Por sepse ajo “gjëja” që lindi më 11 apo 12 dhjetor 1990(data është mëse e lëvizshme), nuk ka përfaqësuar asnëherë atë flamurin shqiptar pa yllin mbi shqiponjë. Edhe tre antikomunistët e rinj që 70 vjet më parë u solidarizuan me revolucionin hungarez, u zbuan nga Partia Demokratike.

Gjashtë vjet pas rrëzimit të komunizmit, treshja e famshme Nikolin Pavaci, Karlo Cefa, dhe Ndrekë Bazhdari u bënë bashkë me një lëvizje të re politike në Shkodër që rrëzuan Sali Berishën dhe PD-në. E bija e Ndrekë Bazhdarit, Keti, një industrialiste e njohur në Shkodër, kandidoi për socialistët në vitin 2015 si kryetare e bashkisë në Shkodër. E ishte ajo betejë e Ketit që solli më pas ndryshimin që ndodhi sot me Benet Becin.

E kur sot bërtasin në PD, në mjediset e opozitës, apo edhe në panelet e darkës për modelin e të djathtës shqiptare, askush nuk thotë që për modelin që tregoi sot një djathtist hungarez në takimin me Edi Ramën. E megjithatë askush nuk skandalizohet me albumin e pasur të fotove me Enver Hoxhën të Sali Berishës.

“Ashtu ishte koha”, thuhet. Ndoshta, po ata që e grisën yllin 70 vjet më parë si hungerazët, përse u zbuan nga partia? Shikojeni si sillen me Gjergji Hanin, garuesin për kryetar të PD-së. i cili është i vetmi politikan i atij niveli që ka qenë në burg gjatë diktaturës komuniste. E telendisin Gjergjin e justifikojnë Doktorin që i shkon buza vesh më vesh me Enver Hoxhën…

Etiketat e lidhura

Ylli Pata
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 1 minute

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 1 minute

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 3 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.