Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fundi i fjalës së shtypur, një elegji për gazetën që shuhej ngadalë para syve tanë

Forum E diel, 6 Korrik 2025 11:18
Fundi i fjalës së shtypur, një elegji për gazetën që shuhej ngadalë para syve tanë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

“The Newspaper” e fotografuar nga Sándor Kereki në Budapest, më 1975, na kujton me forcë poetike se si një gazetë e thjeshtë mund të ngërthente brenda saj universin e një qyteti, të një kohe, të një njeriu. Sot ajo fotografi mbetet si dëshmi e një epoke që po ikën, dhe e një zbrazëtie që nuk kemi ende kurajë ta pranojmë si humbjen tonë më të thellë.
Po numërojmë ditët e fundit të gazetës në treg, siç numëron njeriu rrahjet e fundit të një zemre që ka jetuar gjatë e fisnikërisht. Vdekja e medias së shkruar nuk është më një paralajmërim, ajo është një e tashme që po shpaloset para nesh me indiferencën që zakonisht i rezervohet të përfunduarës. Në këtë shuarje të heshtur, nuk janë vetëm fletët që mungojnë, por një epokë e tërë që po merr fund pa zhurmë, pa ndonjë psherëtimë të madhe, sepse ne paraprakisht kishim hequr dorë nga zakoni i leximit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 21 orësh
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 21 orësh
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 22 orësh

The Newspaper photographed by Sándor Kereki, Budapest, 1975.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ato pak gazeta që, si mbeturina të një kontinenti të mbytur, guxuan të mbijetojnë përtej apokalipsit të fjalës së shtypur, tani po i dorëzohen ngadalë fatit të pashmangshëm. Flaka e kohës digjte çdo ditë më shumë mallin për të lexuar në letër, siç dogji dikur Bibliotekën e Aleksandrisë, duke lënë pas tym dhe heshtje. Dhe këtë herë, askush nuk po vajton.
Shitësit e gazetave, ata personazhe të përditshmërisë sonë dikur, që me çantën në krah dhe zërin e tyre ngjitnin faqet e botës në duart tona, do të shuhen nga rrugët dhe kujtesa, si hije që nuk gjetën më as dritë as lexues. Dhe ne do të pajtohemi me këtë boshësi, do ta konsumojmë përditshmërinë në ekrane të sheshta, pa vrarë mendjen se me gazetën u shua një pjesë e jona, rituali i mëngjesit, aroma e bojës së freskët, mendimi që zbulohej faqe pas faqeje, dhe ajo ndjesi që fjala e shkruar kishte peshë dhe përkushtim.
Kjo nuk është thjesht fundi i një mjeti informimi, është një vdekje simbolike e një marrëdhënieje të thellë mes mendimit dhe lexuesit. Dhe në një botë ku lajmi humbet brenda sekondës, ndoshta, bashkë me gazetën, po varrosim dhe aftësinë për të medituar, për të kuptuar thellë, për të reflektuar ngadalë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 30 minutash

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 52 minutash

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 6 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 7 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 20 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 17 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 9 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 7 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.