Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fundi i Luftës së Parë Botërore – Asgjë nuk ka kaluar!

Forum E hënë, 13 Shtator 2021 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, Evropa është përplot frikë dhe paralajmërime. Ai që beson se luftërat e përgjakshme i takojnë të kaluarës e ka gabim. Asgjë nuk ka kaluar, mendon Barbara Wesel.    

100 vjet pas fundit të Luftës së Parë Botërore – nderim për të rënët në Compiegne, Francë. Në një vagon u nënshkrua para 100 vjetësh marrëveshja e armëpushimit

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 20 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Kjo ka mundur të jetë një ditë ku të gjitha kujtimet nga historia kanë mundur të futen në muze dhe të mbeten tek përkujtimoret. Një vend ku liderët i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit dhe kujtimet e të kaluarës kalojnë në duart e historianëve. Por nga kujtimet për përgjakjet, vuajtjet dhe balta, në të cilën u zhyt rinia e atëhershme prej Ypern e deri në Verdun, sërish dëgjohen paralajmërime për të përditshmen shokuese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Macron e ka kuptuar mesazhin e historisë

“Historia kërcënon ndonjëherë me përsëritjen e zhvillimeve tragjike, me shkatërrimin e paqes, për të cilën kemi besuar se është vulosur me gjakun e të parëve tanë.” Një paralajmërim më i qartë i presidentit francez Macron nuk ka mundur të dërgohet në këtë përvjetor. Emmanuel Macron paralajmëron “demonët e vjetër” dhe “ideologjitë e reja”, të cilat sërish kërcënojnë paqën.

Evropianët në dukje pa ndonjë orientim të qartë po e ndjekin papritur një kurs të pasigurt. Në Poloni, Itali apo Hungari populistët po e shfrytëzojnë pasigurinë e qytetarëve që me mjetet e të kaluarës të shkatërrojnë të ardhmen e përbashkët të Evropës. Fytyrat e poshtra nga shekulli 20 janë rikthyer.

Minoritetet shpallen fajtorë për të gjitha të këqijat në shoqëri. Tani Matteo Salvini në Itali po i çon në dreq të mallkuar migrantët dhe romët dhe po i ushqen ata që përhapin urrejtje në mjetet sociale. Në Poloni Jaroslaw Kaczynski po i helmon marrëdhëniet me fqinjët evropianë dhe po krijon një nacionalizëm autokratik. Viktor Orbani në Hungari po e shfrytëzon këtë urrejtje ndaj të huajve dhe antisemitizmin si mjet fashist, për të çimentuar diktaturën e tij korrupte. Marine Le Pen do që Francën ta çojë në izolim nacionalist, ndërsa politikanët si Boris Johnson në Britani të Madhe duan të ringrenë perandorinë e tyre përmes Brexitit.

Mes përditshmërisë sonë paqësore në Evropë dhe shkatërrimit që fshihet pas këtyre lëvizjeve kanë mbetur vetëm disa politikanë të përgjegjshëm, të cilët përpiqen t’u përmbahen marrëveshjeve të BE.

Nostalgjia si helm

Shumë banorë të Evropës kanë nostalgji për të kaluarën, të cilën e kanë konsideruar më të mirë. Ata nuk e kuptojnë sfidën e ndryshimeve teknologjike. Ndjehen të tejkaluar dhe të pafuqishëm, të vetmuar. Pikëkrisht këtu futen gjahtarët politikë të shtrigave dhe u shpjegojnë atyre se për të gjitha e kanë fajin migrantët myslimanë. Ose fqinjët i shpallin si armiq të atdheut të tyre, siç po praktikohet tani në Itali në raport me Gjermaninë apo në Britani të Madhe me pjesën tjetër të Evropës.

Të gjitha erëzat janë të gatshme për të zier gjellën e nacionalizmit, për përkufizime nga të tjerët, për të besuar se ne jemi diçka e veçantë, ku besohet se të menduarit ndryshe mund të marrë përgjigje edhe me dhunë, që mund të çojë te katastrofat si ajo para 100 vitesh. Nëse këtu e shtojmë edhe verbërinë, hipnotizimin me pushtetin dhe ngushtësinë e të menduarit, atëherë vijmë në një gjendje, kur shkëndijat mund të shkaktojnë sërish një zjarr të madh.

Asgjë nuk ka kaluar

Politikani polak në BE, Donald Tusk ka kërkuar prej kristiandemokratëve në takimin e Helsinkit që të angazhohen për më shumë demokraci dhe kundër barrikadave. Por mjafton të hedhësh një shikim drejt Austrisë për të kuptuar gjërat. Në mes të Evropës kontestohet pavarësia e drejtësisë, shtypi futet nën presione, shoqëria civile pamundësohet. Njerëzit heshtin dhe kujtojnë trashëgimitë nga e kaluara.

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*Barbara Wesel

Disa dekada kemi besuar se e ardhmja, demokracia dhe liria janë të sigurta. Duhet të shikosh vetëm sjelljen tërësisht të papranueshme të presidentit amerikan Donald Trump, gjatë ceremonive përkujtimore në Paris, i cili vendosi që në vend të pjesëmarrjes në konferencën paqësore të shkojë dhe të nderojë viktimat e rëna para 100 vitesh. Ai nuk beson tek mësimet e të kaluarës dhe multilateralizmi. Evropa mund ta mbijetojë kërcënimin latent vetëm nëse është e bashkuar dhe kërkon zgjidhje të përbashkëta.

100 vite pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore vijmë deri tek një konkludim shokues: E kaluara nuk ka kaluar. Asgjë nuk kaluar!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 8 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 8 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 10 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 9 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.