Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Pjesë e kësaj proteste,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fushata zgjedhore europiane – po a ka vërtet fushatë?

Forum E shtunë, 25 Shtator 2021 11:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kandidatët shpesh të panjohur, temat kanë theks kombëtar. Kush bën reklamë për Parlamentin Europian nuk e ka të lehtë. A janë më të përgatitur djathtistët? Ku janë proeuropianët? Një vështrim në BE para zgjedhjeve.    

Zgjedhjet për Parlamentin Europian nuk janë ndonjë temë që i prek thellë zemrat e publikut të BE. Vetëm 43% e 445 milionë qytetarëve dhanë votën e tyre në vitin 2014 për Parlamentin Europian. Edhe kësaj here nuk pritet ndonjë pjesëmarrje më e lartë, thonë ekspertët. Pjesëmarrja në zgjedhje ka rënë vazhdimisht që nga viti 1979, nga zgjedhjet e para direkte për Parlamentin Europian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 3 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 21 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 22 orësh
Europa Wahlen l Europa-Wahlkampf der Union in Münster (Getty Images/A. Koerner)Kandidati i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Secili për vete

Mobilizimi i votueseve dhe votuesve për Europën duket se nuk është i lehtë. Po ashtu në 28 vendet anëtare nuk zhvillohet një fushatë e njësuar ashtu si edhe partitë nuk janë njësoj. Në të gjitha 28 vendet anëtare secili lufton për vete, sepse votimi bëhet sigurisht në bazë të rregullave kombëtare. Nuk ka një ligj europian votimi. Kandidatin kryesor të partive popullore europiane, Manfred Weber mund vërtet ta votosh vetëm në Gjermani, sepse qytetari me shtetësi gjermane, Weber mund të kandidojë vetëm në Gjermani. Madje edhe në Gjermani, vetëm një çerekut të të anketuarve i thotë diçka emri Manfred Weber. Pllakate të njëjta në Europë, sllogane zgjedhore njësoj, dhe spote televizive, siç shihen në zgjedhjet për parlamentet e vendeve zor se gjen. Më 15 Maj do të jepet i vetmi debat televiziv i kandidatëve kryesorë për postin e presidentit të Komisionit Europian, i cili organizohet nga televizionet publike në BE. Por as ky debat nuk jepet kudo drejtpërdrejt.

Frans Timmermans (SPD), Spitzenkandidat der europäischen Sozialdemokratie (picture-alliance/dpa/B. Pedersen)Kandidati kryesor i socialdemokratëve, Frans Timmermans

Vetëm në pak shtete anëtare, – Itali, Francë, Gjermani, Holandë, – takohen kandidatët e partive europiane në debate përballë njëri-tjetrit. Dueli i parë nga dy duele në Gjermani mes kandidatit Manfred Weber nga PPE dhe holandezit Frans Timmermans nga socialdemokratët zhvillohet me regjistrim nga ARD të martën (07.05).

Në Bruksel madje ka dyshime nga ekspertët për konceptin e kandidatëve kryesorë, sepse as Weber dhe as Timmernmans nuk i kanë  të mëdha shanset për t’u zgjedhur në fund në krye të Komisionit Europian. Manfred Weber ka nevojë për një koalicion të gjerë me socialdemokratët, liberalët dhe ndoshta edhe të Të Gjelbrit për t’u zgjedhur si presidenti i KE. Frans Timmermans ka akoma më pak shanse para rrudhjes gjithnjë e më të madhe të grupit parlamentar socialdemokrat. Më shumë gjasa ka që krerët e shteteve dhe qeverive të BE, që kanë të drejtën e propozimit, në fund të bien dakord për një kandidat tjetër, ose kandidate për herë të parë.

Wahlplakate Europawahlen 2019 (picture alliance/F. May)Pllakate zgjedhore në Gjermani

Zgjedhje vendimtare

Shumë politikanë europianë i kanë deklaruar këto zgjedhje si “zgjedhje vendimtare”, ndër ta edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, që në fillim të fushatës zgjedhore madje iu drejtua me një apel 28 shteteve anëtare për reformim themelor të BE që është e kërcënuar.

Si kundërpol i Macronit liberal organizohen populistët në BE, ndryshe nga zgjedhjet e tjera europiane, me më tepër eficiencë dhe në plan më të gjerë. Nën drejtimin e radikalit të djathtë, ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini po ngrihet një aleancë e populistëve të djathtë nga Italia, Franca, Gjermania, Austria deri në Hungari. Sipas ekspertëve zgjedhorë ata mund të mbledhin votat e të zemëruarve dhe mund të arrijnë të marrin deri në 20% të vendeve në Parlamentin Europian.

Këshilltar i radikalëve të djathtë është strategu i fushatës së Trumpit, Steve Bannon, që e ndihmoi edhe Trumpin të ngjitet në postin e presidentit. Në verën e vitit të kaluar, Bannon tha se partive tradicionale në Europë u mungon “entuziazmi, fuqia dhe rinia” që të rezistojnë në fushatë. Bannon dhe Salvini duan ta ndryshojnë radikalisht nga brenda BE. A do të fitojnë ata më shumë elektorat në këto zgjedhje?

Italien Lega Nord & AfD | gemeinsamer Wahlkampfauftakt Europawahl | Salvini (Reuters/A. Garofalo)Matteo Salvini organizon populistët e djathtë në BE

28 herë zgjedhje europiane

Në të 28 fushatat zgjedhore të veshura me flamurin europian, temat janë të ndryshme. Në Gjermani psh. luan rol tatimi mbi dioksidin karbonik, filtrat e uploadimit apo e ardhmja e koalicionit me bazë të gjerë në Berlin. Në Hungari fushata europiane zhvillohet vetëm për atë, se si mund të zmbrapsen migrantët dhe si mund të mbahet lart krishtërimi. Në Itali  zgjedhjet janë një test, se sa fort do të arrijë të zgjerojë elektoratin Lega në zgjedhjet kombëtare. Kur do ta kërkonte Salvini prishjen e koalicionit me “Pesë Yjet” dhe të bëhej vetë kryetar qeverie?

Në Spanjë zgjedhjet europiane shihen thjesht si raundi tjetër i zgjedhjeve parlamentare që sapo u zhvilluan. Në Belgjikë nuk flet njeri për Europën, sepse në të njëjtën ditë votohet parlamenti kombëtar. Në Çeki janë reforma e të drejtës së autorit dhe filtri upload tema që debatohen. Në Poloni zgjedhjet shihen si test për përballjen kombëtare mes populistëve të PiS dhe opozitës së moderuar. Në Sllovaki nuk ka ndonjë interes për zgjedhjet europiane. Në Britaninë e Madhe, zgjedhjet europiane që nuk i donte kush, kthehen në test për Brexitin.

Deutschland Europawahl 2019 | AfD-Wahlkampf in Berlin | Eurabien (picture-alliance/AP Photo/M. Sohn)Pllakat zgjedhor i AfD për zgjedhjet europiane që shkaktoi shumë reagime: Që nga Europa të mos bëhet Eurabia

Më pak para për Europën

Por a janë partitë europiane kaq të pafuqishme siç i përshkruan Steve Bannon? Një vështrim tek shifrat nga zgjedhjet e fundit të thotë, se partitë europiane të bashkuara japin pak para për fushatën zgjedhore europiane. Partitë popullore europiane, PPE përreth Manfred Weberit kanë dhënë vetëm 1,67 milionë euro si shpenzime për fushatën. Liberalët vetëm 260.000 euro. Në Gjermani partitë tradicionale, CDU dhe socialdemokratët japin më shumë, afërsisht 11 milionë euro, e megjithatë kjo shumë është sa gjysma e asaj që shpenzohet për zgjedhjet kombëtare.

Por çfarë u intereson vërtet njerëzve në BE. Parlamenti Europian e teston situatën në sondazhe të opinionit, si eurobarometri. Ekonomia, papunësia e të rinjve, migrimi, ndryshimi i klimës shihen si temat më të rëndësishme nga qytetarët e BE. Shumica e njerëzve në këto vende, sipas një sondazhi të shkurtit 2019, kërkon të qëndrojë në BE, me përjashtim të britanikëve, çekëve dhe italianëve. Mesatarisht 61% e qytetarëve europianë thonë se BE është pozitive për vendin e tyre./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë
Para 14 minutash

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit
Para 26 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 54 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 55 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.