Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:03 Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor Marina e Gardës Revolucionare të Iranit njofton se një cisternë që transportonte LNG goditi një minë detare dhe shpërtheu në Ngushticën e Hormuzit. Të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gaz Bardhi negocion me Berishën, si keci me Ujkun!

Forum E martë, 5 Shtator 2023 15:47
Gaz Bardhi negocion me Berishën, si keci me Ujkun!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artur ZHEJI

Ndërkohë që Rama mbaroi punë me operacionet kirurgjikale në qeverinë e tij, duke ndërruar ministra e ministresha, Gaz Bardhi, një virtuoz i paparë i politikës së re, kish filluar negociatat me Berishën.

Në të vërtetë deri ca kohë më parë, Bardhi njihej si një zbulim, apo si një shpikje e Lulzim Bashës dhe deri ca muaj më parë, Berisha dhe zgjatimet e tij politike apo mediatike, ishin të pamëshirshëm me dyshen Basha-Bardhi. Por edhe Bardhi, ja zbardhte faqen Bashës, duke ja nxirë Berishës me topa balte euroatlantike dhe akuza zymtake.

Mirëpo ndërkohë që Lulzim Basha, u dorëhoq si pasojë e mospërballimit të trysnisë, gjërat ndryshuan, ditë pas dite dhe një embrion i fshehur ambicioz në zemër të Bardhit, u rrit dhe u bë burrë. Berisha, në mënyrë dhelpërore e nuhati nga larg këtë ambicie dhe filloi ta vadisë e ta ushqejë me vëmëndje, me mënyrën e tij të sprovuar shumë herë dhe me shumëkënd.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shumëkush me pak mend në kokë, e kupton pa folur se çfarë mendon në intimitetin e tij mendor Sali Berisha për Bardhin dhe Gështenjën: ai i konsideron ata dhe kush u shkon pas, si lajthi të lajthitura. Mirëpo ay, Berisha ka nevojë edhe për ata në ditët sotme, ndonëse dikur do ti kish shtypur dhe zvoshkur nga lëvozhgat e tyre cipëholla, por sot nuk mundet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot Berisha ka nevojë edhe për ata. Kanë filluar negociatat ndërmjet tyre. Ky është lajm! E çfarë mund të negociojnë ata sot? Çfarë fuqie ka Bardhi apo Gështenja & Co, që duken përpara Berishës si kecat që i ngrenë gishtin tregues Ujkut të murmë? Po Berisha ka nevojë të blejë kohë dhe të blejë keca për të shtuar vathën dhe për të lënë në vetmi të plotë parlamentare Lulzim Bashën.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Çfarë bajgërie kanë lëshuar ndaj njeri tjetrit, i shplan koha dhe i aromatizon nevoja. Saliu e di që këta “të rinjtë”, janë intelektualisht shumë inferior në lidhje me Bashën, por e kapërcejnë Lulzim Bashën në ambicie. Saliu e di mirë se ata, nuk e duan fare atë, por se Saliu ju duhet atyre, duke shpresuar që kanë të bëjnë me një lider të përkohshëm dhe më pas do të shqyhen për trashëgiminë e partisë.

Kecat ëndërojnë të bëhen ujqër, ndërsa Ujku i vërtetë e di mirë, se ujk bëhet vetëm një këlysh ujku dhe kështu Saliu ua bën më të lehtë ëndërimin dhe i lëkund në djepin e ambicieve të tyre. Sepse Saliu ka axhendë tjetër, ai kërkon pushtetin absolut të kryeopozitarit, ndërsa këta ëndërimtarët që hedhin valle në gojë të ujkut, mendojnë se do bëjnë karierë mbi kurrizin e tij.

Dhe në këtë lojë sugjestive, Saliut i marrin të keqen dhe nuk ja hedhin dot. Kjo është edhe arësyeja sepse Rama, ndërsa mbante fjalimin e vet në asamblenë e socialistëve, ku vetëm ai foli dhe të tjerët vetëm dëgjuan në mënyrë shembullore, ishte i qetë dhe madje foli mjaft mirë për SPAK-un.

Të vetmen opozitë që ka sot korrupsioni, sepse përralla e Ujkut dhe Kecave, në krahun tjetër, dihet si përfundon. Gjithmon Ujku i ha kecat dhe e kundërta nuk ka ndodhur kurrë. Për sa kohë të ecë përpara shpalosja dhe rrëfimi i kësaj përralle, Rama do flasë dhe socialistët do dëgjojnë të etur se çfarë do të ndodhë në 2030…

Etiketat e lidhura

BardhiBerisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor
Tani

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në n...

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton
Para 2 minutash

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet
Para 2 minutash

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia
Para 5 minutash

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.