Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjymtimi i universiteteve publike

Forum E diel, 13 Tetor 2019 16:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nesër nis procesi akademik në Universitete dhe gjithçka i ngjason një situate pas lufte. Universitetet publike janë tashmë të shpartalluara plotësisht e të gjymtuara. Nuk shërbeu as protesta e studentëve e as akreditimi, për të cilin pothuaj nuk flitet më fare, që ato të fillonin të ringriheshin. Procesi i regjistrimit të studentëve vazhdon në një ritual që prodhon vetëm absurditet, drama dhe gajasje, ku vende bosh në degë të caktuara ka plot, por maturantë që i dorëzohen rrugës, ka me mijëra. Nuk ka më as meritë dhe as preferencë.

Matura ka kohë që është vrarë, ndërsa cilësia që prodhohet falë pasionit individual të mësuesit e nxënësit në shkollat tona më të mira, zhvlerësohet nga inflacioni i notave të periferisë, ku vlerësuesi më së shumti nuk është shkolla. Është politika që fut hundët. Inxhinier në Shqipëri bëhesh dhe po ta kesh mesataren 6 e matematikën e fizikën 5, por nuk mund të bëhesh psikolog, ose sociolog nëse nuk e ke 7.5, sipas mençurisë së Ramës. Me 6 del dhe jurist dhe ekonomist dhe infermier, por jo mësues i ciklit fillor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Askush nga qeveria nuk denjon të shohë realitetin mjeran të ulur këmbëkryq atje në ‘atelienë’ që prodhon elitën e një vendi. Mjerim financues, mjerim shkencor, mjerim akademik. Braktisja, përçmimi dhe linçimi i akademizmit dhe shkencës vazhdon me pasionin e një të çmenduri dhe krenarinë e injorantit. Pa cikël të tretë studimesh, pa Këshill Profesorësh, por dhe tani pa numër studentësh, shumica e Universiteteve publike kanë humbur, jo vetëm shkëlqimin e dikurshëm, por kanë humbur dhe emrin. Tashmë janë thjesht ca Kolegje të rëndomta, të shpërndara në territor, që në shumicën e tyre prodhojnë ‘krahë pune’ të freskët për vendet e zhvilluara, që shpërndajnë dije nënmesatare dhe që në luftën për mbijetesë, janë shndërruar në ndërmarrje ekonomike të lodhura, ku çfarë nuk ndodh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Universiteti i Shkodrës, i Elbasanit, i Korçës, i Vlorës, i Durrësit më pak, kanë humbur këtë vit akademik, degët më themeltare: historinë, gjuhën, matematikën, fizikën, biologjinë, kiminë, gjuhët e huaja, por dhe më të rejat disi psikologjinë, filozofinë, sociologjinë dhe janë mpakur në degë si ekonomiku me derivatet e tij, gazetari, gjuhë angleze etj. Kaosi që do lindë nga ky zhbalancim do japë efektet negative në shoqëri dhe ekonomi pas disa vitesh. Ndërkohë, kanë rritur fiktivisht pa respektuar dinamikën e kërkesës së brendshme, degët që nxisin rininë drejt një braktisje pa kthim.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 5 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 15 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Madje Universiteti i Gjirokastrës ‘po mbledh plaçkat’ për të shkuar i sigurtë drejt fikjes. Ndërsa Universiteti i Tiranës, ndonëse nuk cungohet në degë, copëtohet në territor dhe në laboratorin natyror. I rrëmbehet me një grabitje perfide Kopshti Botanik duke e lënë në qiell të hapur Fakultetin e Shkencave pa zemrën e procesit akademik e të kërkimit shkencor. Kësisoj gjymtimi fizik i Universiteteve publike është apokaliptik. E brenda këtij gjymtimi, entuziazmi politik qesharak i qeverisë për suksese reformash nuk resht. Besa nesër do flasë për paktin, duke lënë pa përmendur faktin dramatik të situatës, shpartallimin e Universitetit publik dhe kërkimit shkencor. Përkundrejt Besës fatlume, studentët fatkeqë do vazhdojnë të paguajnë përsëri më shumë tarifa për ciklin e parë dhe për masterin, do ulen po në të njëjtët auditorë pa ngrohje e kushte optimale, pa laboratorë bashkëkohorë e pa shpresë në të ardhmen e në fund do marrin një karton me të cilin do kënaqin vetëm familjarët, por aspak ambiciet e dëshirat e tyre jetësore.

Pedagogët do vazhdojnë të jenë thjeshtë ca mësues të papërkrahur, të papaguar si kolegët e tyre parauniversitarë dhe të anatemuar me mëkatet e tyre mbi shpinë. Rama do listojë arritjet e tij për profesionistët që do mbushin vendet e punës imagjinare që ai promovon me propagandë, duke lënë mënjanë eksodin akademik të 12 mijë studentëve më të mirë që këtë vit braktisën vendin. E braktisën për shkak të tarifave marramendëse, për shkak të mungesës së të ardhmes, për shkak të rrënimit ekonomik e social. Do i bjerë gjoksit që e futi në shina ‘çaf-çufi’ Akademinë me Gjinushin e vet. Do shajë ‘me kuç e me maç’ stafet akademike e studentët ‘dembelë’ e ‘mbetës’ që duan favore sipas tij. Do lavdërohet për ekselentë të cilët janë të tillë fale vetes e familjes e jo falë Ramës dhe që ky realisht i ka lënë të ecin spontanisht pa asnjë orientim dhe pa asnjë mbështetje.

Asnjë fjalë nuk do artikulojë për atentatin që i ka bërë Universiteteve publike që me Ligjin e Arsimit të Lartë e në vazhdim. Asnjë fjalë për mungesën e financimit për Universitetet. Asnjë fjalë për shkurtimin e sivjetshëm me aktin normativ të buxhetit për Arsimin e Lartë. Asnjë argumentim për xhevahiret e tij kryeministrore, që Bachelorin në degët e mbyllura e konsideron mësuesi, kur profesioni nis kristalizohet me masterin. Asnjë fjalë për braktisjen e studentëve në mëshirë të fatit. E pas kësaj maskarade Universitet e çala publike nga nesër do nisin zvarritjen e tyre inercike drejt askundit, në një vend që shkon drejt askundit, duke u tërhequr zvarrë prej një askushi në krye. Por nesër vjen dhe një shpresë. Studentët do nisin rrëzimin e absurdit.

Etiketat e lidhura

arsimi i larteLuciano Boci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.