Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hit dhe himn Anti – Mur

Forum E enjte, 7 Nëntor 2019 13:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jorgji Kote –

Njihet tashmë roli dhe ndihmesa e jashtëzakonshme e artistëve dhe yjeve botërore në krisjen, tronditjen dhe shembjen e Murit të Berlinit. Artistët më të mëdhenj, planetarë, si Beatles, Michael Jackson, ABBA, Rolling Stones, Scorpions me “ Winds of change”  e të tjerë kanë kënduar atje te Muri, duke përcjellë mesazhe të fuqishme kundër ndarjeve dhe pro ribashkimit. Sepse siç e tregon dhe titulli i njerës pej perlave të interpretuara me mjeshtëri në Festivalin e Eurovizionit në vitin 1975 në Stokholm  nga këngëtarja e mirënjohur gjermane, Joy Fleming “ Një këngë është një urë” ( Ein Lied ist eine Brücke”)

Gjithsesi, vështirë të gjendet një këngë dhe këngëtar që “ka ngjitur” dhe vazhdon të ketë një jehonë aq  të madhe publike  në prag të shembjes së Murit famëkeq se sa kant autori dhe aktori i mirënjohur amerikan me origjinë gjermane, David Hasselhoff; i njohur për rolet e tij te “ Alerte à Malibu” dhe “K – 2000” dhe në fillim të viteve 90 te seritë legjendare të “Baywatch”.

Megjithatë,famën më të madhe, sidomos  në Gjermani ai e fitoi me këngën “Looking for freeedom” ( Në kërkim të lirisë) Më 21 Qershor 1989, Hasselhoff e ftuan në Berlinin Perendimor. Ai u plotësoi dëshirën fansave të tij të shumtë dhe interpretoi për herë të parë atë këngë, duke çuar peshë zemrat dhe mendjet e gjermanëve për ribashkim. Kënga tregon historinë e një djaloshi nga një familje e pasur të lindur 20 vjet më parë; ai kishte lënë shtëpinë, ku i kishte patur të gjitha, por jo lirinë, të cilën siç thotë dhe kënga, nuk mund ta blesh, por duhet ta fitosh. Gjithsesi, ajo çka tërhoqi vëmendjen e miliona shikuesve dhe dëgjuesve, ndonëse kënga nuk ka e s’ka si të kishte asnjë fjalë për murin, ishte refreni i përsëritur fare i thjeshtë por tingëllues, i lehtë për t’u mbajtur mend dhe për t’u kënduar me fjalën e bukur dhe dehëse “liri» pas “urisë dhe etjes” së madhe që ndihej për të në Gjermaninë e ndarë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I’ ve been looking for freedom,

I’ ve been looking for long,

I’ ve been looking for freedom

Still the search goes on.

Refren që mund të shqipërohet kështu:

Kam kohë që kërkoj të gjej lirinë,

Kam shumë që po e kërkoj,

Kam kohë që po kërkoj të gjej lirinë

Dhe kërkimi do të vazhdoj

Vetëm disa muaj më vonë, Muri i Berlinit u shemb. David është shprehur i entusiazmuar për këtë kontribut por dhe pak i zhgënjyer, sepse fotoja e tij nuk ndodhet në Muzeun e Murit në “Check Point Charlie” në Berlin. Gjithsesi, me modesti, Hasselhoff thotë se nuk pretendon kursesi  që ai shembi Murin, porse kënga e tij ishte një mesazh i fuqishëm kundër ndarjeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këtë e konfirmojnë  shumë gjermanolindorë kur e cilësojnë “ I am looking for freedom” një hit legjendar  muzikor dhe himn monumental për ta gjatë muajve që pasuan deri në shembjen e Murit të Berlinit.

Që Hasselhoff ka të drejtë e tregon dhe fakti se pas shembjes së Murit, atë e kanë ftuar shpesh të interpretojë siç di ai, pikërisht aty, në Portat historike të Brandenburgut, ku filloi shembja e  Murit dhe në pjesën e mbetur të tij. Dhe ai ua plotësoi sërish dëshirën, u shfaq aty më 31 Dhjetor 1989 në atë që u quajt “ Nata e parë e Lirisë” sepse ishte hera e parë që nata e Vitit të Ri festohej bashkë. Hasselhoff performoi atë natë magjike  së bashku me një milion të pranishëm hitin e lirisë mes brohoritjeve të parreshtura dhe përsëritjes pa fund të refrenit emblematik. Ky ishte dhe afirmimi më i mirë dhe popullor i mesazhit të asaj këngë kushtuar lirisë së shumëdëshiruar të mohuar dhe ndarë nga muret. Disa ditë më parë, në shenjë mirënjohjeje, gjatë një vizite te pjesët e mbetura të Murit në Berlin, disa dhjetra vetura u afruan te Hasselhoff, duke “ luajtur” pikërisht melodinë e” I am looking for freedom”

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Ylli 67 vjeçar David Hasselhoff gjatë këtij viti jubilar është i ftuar nderi në shumë ngjarje, veprimtari, koncerte dhe studio televizive në Gjermani, natyrisht bashkë me këngën e tij. Gjithnjë e këndon i shoqëruar nga publiku që nuk “ ngopet” duke përsëritur refrenin e saj emblematik

Etiketat e lidhura

jorgji kote
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 4 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 4 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 4 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.