Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Meta: Ekonomia e betonit si themeli i narko-ekonomisë

Forum E premte, 24 Janar 2025 11:49
Ilir Meta: Ekonomia e betonit si themeli i narko-ekonomisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Meta

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 17 orësh
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 17 orësh
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 18 orësh

Modeli ekonomik i vendit qëllimisht vazhdon të jetë i orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve.
Qeveria nuk ka me vetëdije asnjë strategji të rritjes së prodhimit të industrisë përpunuese, industrisë nxjerrëse minerare, hidrokarbue, etj.
Ajo nuk interesohet aspak për bujqësinë e produktet me vlerë të shtuar, si dhe për rritjen e eksporteve.
Prodhimi i Brendshëm Bruto në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ishte në ulje në sektorët më vitalë të ekonomisë dhe mbeti i mbështetur vetëm nga sektori i ndërtimit dhe shërbimet.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, Produkti i Brendshëm Bruto në 3-mujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 4,09% në terma realë, kundrejt 3-mujorit të tretë të vitit 2023.
𝐏𝐨𝐫 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐬𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐚𝐭𝐞𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭 𝐧𝐞𝐠𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞.
Rritja ekonomike në sektorët e industrisë, të industrisë nxjerrëse, të industrisë përpunuese, të prodhimit të energjisë dhe të bujqësisë mbetet negative në 3-mujorin e tretë të vitit 2024.
Rritja ekonomike në bujqësi në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ishte minus 2,54%, në industri (përfshi energjinë) në minus 4,04% dhe industria përpunuese në rritje negative në minus 6,5%. Ndërsa rritje të konsiderueshme kanë sektori i ndërtimit në 5,3% dhe tregtia në 6,2%.
𝐄𝐟𝐞𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐫𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐬 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐢 𝐛𝐮𝐣𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐚, 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐮𝐧𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐟𝐥𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐮𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐮𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞. Rënia e volumit të prodhimit dhe të shitjeve në sektorin e të mirave materiale ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e nivelit të punësimit në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar me vitin 2023. Në sektorin e industrisë ka një ulje të punësimit në minus 5%, në industrinë përpunuese në një ulje në minus 5,5% dhe në prodhimin e energjisë në minus 1,9%. Ndërsa sektori i ndërtimit ka një rritje në 2,9%.
Rënia e prodhimit në sektorët e bujqësisë, industrisë dhe energjisë është reflektuar gjithashtu në rënien e pandalshme të eksporteve. Sipas të dhënave të INSTAT është thelluar më tej kriza e rënies së eksporteve në vitin 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. 𝐑𝐞̈𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟏-𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐭𝐤𝐮𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐚𝐭𝐞𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞. Rënia e eksporteve është gjithashtu rezultat i dëmit që po i shkaktohet sipërmarrjes nga zhvlerësimi i euros kundrejt lekut.
𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟐-𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐮 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝟑𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝 𝐥𝐞𝐤𝐞̈, 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝟒𝟒𝟎 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈𝐣𝐭𝐞̈𝐧 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒, 𝐨𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐢𝐧𝐮𝐬 𝟏𝟓,𝟐%. 𝐁𝐢𝐥𝐚𝐧𝐜𝐢 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟐-𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐫𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐨𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐢𝐧𝐮𝐬 𝟓𝟐𝟐 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝 𝐥𝐞𝐤𝐞̈, 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐛𝐢𝐥𝐚𝐧𝐜𝐢 𝐧𝐞𝐠𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐢𝐧𝐮𝐬 𝟒𝟓𝟐 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝 𝐥𝐞𝐤𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈𝐣𝐭𝐞̈𝐧 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑, 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐢𝐥𝐚𝐧𝐜𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐦𝐢𝐧𝐮𝐬 𝟐𝟎,𝟖%.
𝐍𝐣𝐞̈𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐪𝐢𝐧𝐝𝐣𝐚 𝐞 𝐦𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐦𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝟓𝟏% 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟐-𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑, 𝐧𝐞̈ 𝟒𝟐% 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈𝐣𝐭𝐞̈𝐧 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒.
Rënia e lartë e eksporteve të vendit nuk mund të kompensojë përfitimet e “fryra” propagandistike nga turizmi dhe as të mbulojë krizën që po kalon ekonomia e vendit si rezultat i politikave të papërgjegjshme të Qeverisë kundrejt sipërmarrjes dhe klimës armiqësore ndaj biznesit.
“Rilindja” dështoi të zhvillojë sektorin e bujqësisë me synimin e rritjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe rritjen e eksporteve.
Përkundrazi, që nga viti 2017 kur “Rilindja” e mori vetme timonin dhe tepsinë dhe vetë Ministrinë e Bujqësisë, është përgjysmuar numri i gjedhëve e të imtave dhe braktisja e bujqësisë ka rënduar më tej gjendjen ekonomike të fermerëve dhe ka rritur më shumë importet bujqësore për konsum. Shqipëria mbetet e varur në masën më të madhe tek importet për produktet ushqimore bazë dhe ato bujqësore pavarësisht nga potenciali i lartë dhe i pakrahasueshëm që ka sektori i bujqësisë në vendin tonë, me Maqedoninë e Veriut fqinje dhe vendet e tjera.
“𝐑𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐚” 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐨𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐣𝐞̈ 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐚𝐬𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈𝐫𝐞̈𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐚𝐭𝐲𝐫𝐨𝐫𝐞, 𝐦𝐞 𝐬𝐲𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞.
Mosmbështetja e ndërmarrjeve eksportuese, rritja e çmimeve, zhvlerësimi i euros dhe barra e lartë fiskale dhe administrative ka ndikuar në uljen e eksporteve në vitin 2024.
“Rilindja” dështoi të zhvillojë sektorin e energjisë, që në 12 vite ka treguar përkeqësim të treguesve ekonomikë dhe financiarë të sistemit. Pavarësisht potencialit të lartë për prodhimin e energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e brendshme dhe rritjen e eksporteve, Shqipëria vazhdon të varet në një masë të madhe nga importet. Importet plotësojnë deri në 32% të nevojave nga importet energjitike.
𝐒𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐩𝐫𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐨𝐫𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭. Në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ka një rritje të lartë si në vlerë apo te sipërfaqe e ndërtimeve të ndërtesave të banimit krahasuar me vitin 2023. Kur ndërkohë vlera apo sipërfaqja e ndërtimeve jo rezidenciale dhe në veçanti e atyre industrial, tregon një rënie të konsiderueshme krahasuar me vitin 2023.
Vlera e lejeve të ndërtimit deri në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 është rritur nga 64,3 miliard lekë në vitin 2023, në 80,7 miliard lekë në vitin 2024, ose një rritje në 25%. Ndërsa totali i sipërfaqeve të ndërtimit është rritur nga 1,52 milion m2 në 3-mujorin e tretë të vitit 2023, në 2,02 milion m2 në 3-mujorin e katërt të vitit 2024, ose një rritje në 33%. Bashkia e Tiranës zë 42% të vlerës totale të lejeve të ndërtimit dhe 46% të sipërfaqes totale të lejeve të ndërtimit. Duke analizuar strukturën e ndërtimeve deri në 3-mujorin e tretë të vitit 2024, tregon se rritja e volumit të ndërtimit në vlerë apo sipërfaqe mbetet vetëm për ndërtesat e banimit.
𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐬𝐚 𝐣𝐨𝐫𝐞𝐳𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐬𝐚 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚𝐥 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐢𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐲 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐚𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞.
Për ndërtesat rezidenciale volumi në vlerë në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 është rritur në 57,4 miliard lekë në vitin 2023, në 72,9 miliard lekë në vitin 2024 ose një rritje në 27%. Në sipërfaqe, volumi i ndërtimeve për ndërtesa banimi është rritur nga 1,08 milion m2 në vitin 2023, në 1,65 milion m2 në vitin 2024, ose një rritje në 53%. Për ndërtesa jorezidenciale vlera e ndërtimeve është ulur nga 17,75 miliard lekë në vitin 2023, në 14,18 miliard lekë në vitin 2024, ose një ulje në minus 20,1%. Ndërsa në sipërfaqe, nga 442,1 mijë m2 në vitin 2023, në 368,2 mijë m2 në vitin 2024, ose një ulje në minus 16,7%.
𝐍𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐫𝐞̈𝐧𝐢𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝟐𝟒𝟓,𝟐𝟒 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐦𝟐 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟑, 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟖𝟒,𝟓𝟏 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐦𝟐 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐨𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐮𝐥𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐢𝐧𝐮𝐬 𝟐𝟒,𝟗%.
Analiza e këtyre treguesve bën të qartë në radhë të parë se nuk ka rritje, përkundrazi, ulje të kërkesës së brendshme për ndërtime jorezidenciale të cilat mbështesin rritjen ekonomike dhe zgjerimin e biznesit. Së dyti rritja e votumit të ndërtimit për banesa nuk mund të argumentohet me një rritje potenciale të kërkesës së brendshme. Sepse paga mesatare nuk mund të përballojë blerjen e një apartamenti, çmimi i të cilit krahasohet edhe me vendet europiane. Treguesi më i rëndësishëm mbetet vetë stoku në mbi 60 mijë apartamente të pabanuara në Bashkinë e Tiranës.
“Rilindja” ka ofruar modelin e një ekonomie të betonit. Ekonomia e vendit është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit në ndërtim. Qeveria ka hapur dyert për dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe dhe me bekimin e saj janë hapur kufijtë e dyndjes së parave të pista.
Ndaj rritja ekonomike jo vetëm bazohet në faktorë të paqëndrueshëm dhe risk të lartë por ajo kurrësesi nuk mund të vlerësohet as e shëndetshme për aq kohë sa nuk është e bazuar te prodhimi dhe eksportet dhe te rritja e konkurrueshmërisë.
Për më tepër se ajo thellon polarizimin shoqëror dhe jo vetëm që nuk është përfshirëse, por rezulton qartë përjashtuese për shtresat më në nevojë.
Treguesi më i mirë i kësaj politike që do vijojë, mbetet vetë miratimi i buxhetit për 2025.
Bonuset e mjerimit nuk e fshehin dot varfërimin sistematik që kanë pësuar pensionistët dhe shtresat në nevojë gjatë këtyre 12 viteve.
𝐍𝐝𝐚𝐣 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢 𝐢 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝟓 𝐏𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝟒 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐬𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭, 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞𝐭𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐦𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐫𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐚𝐬, 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐯𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐫𝐞𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐠𝐣𝐞𝐝𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 3 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 5 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 5 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 6 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 13 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 17 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 6 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 3 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.