Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:55 Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për media lidhur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këtu vendosim ne

Forum E shtunë, 25 Shtator 2021 14:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gentian Gaba – Me fjalën anarki nënkuptohet gjendja që krijohet në shoqëri, kur mungon pushteti shtetëror i organizuar dhe kur nuk veprojnë ligjet e rregullat e detyrueshme për anëtarët e shoqërisë; mohim i shtetit dhe i çfarëdo pushteti politik të organizuar. Ky koncept ekziston edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për njohësit e fushës, qofshin këta realistë apo jo, ajo që e karakterizon politikën e jashtme, në dallim nga ajo e brendshme, është se kjo zhvillohet në mungesë të një autoriteti qendror. Pra sistemi ndërkombëtar është anarkik sepse, e thënë thjesht, nuk ka një polic me shkop gome (ose gaz lotsjellës), nuk ka gjykatës apo gjykata ku shtetet mund të apelojnë, nuk ka një ‘129’ (numri i policisë) ku mund të telefonojnë nëse disa grabitës kanë hyrë në pistën e aeroportit ose kur plagosesh në mes të ditës ndërsa ka një shkëmbim zjarri midis dy bandave pranë Lungomares. Nëse kjo nuk ju bind, pyesni ndonjë mikun tuaj në Irak, Ukrainë, Gjeorgji ose në Kosovë. Në mungesë të një autoriteti qendror që të mbrojë shtetet nga njëri-tjetri, shtetet duhet të garantojnë vetë sigurinë e tyre si dhe të hapin sytë kur shfaqen rreziqe, ç’ka do të thotë që secili shtet, në këtë sistem, duhet të kujdeset para së gjithash për interesat e tij kombëtare.
Nëse do ta shihnim shoqërinë shqiptare me sytë e realizmit politik, një vend në të cilën nuk ka Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese, shumë pak do ta dallonte atë nga sistemi anarkik ndërkombëtar, në të cilin, në mungesë të autoritetit qëndror, mbizotëron logjika e forcës, ose ligji i më të fortit. Për të ilustruar më thjeshtë këtë interpretim, le të marrim një shembull nga aktualiteti politik: Protestat e ‘Astirit’.
Një nga protestat më jetëgjata që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri; e cila ka në thelb abuzimin e kryer nga pushteti kur mungon drejtësia. Prej të paktën gjashtë muajsh, është zbuluar që në qendër të atij projekti ka pasur një përpjekje për të vjedhur një shifër marramendëse. Një mega skandal në të cilin janë shkelur jo vetëm ligjet shqiptare, por janë falsifikuar edhe dokumentet e një shteti të SHBA-ve.
Rendi anarkik në të cilin ndodhemi, pasojë e mungesës së drejtësisë, ka bërë që të mos ketë asnjë të hetuar apo të arrestuar për këtë vepër penale. Përkundrazi, deri më tani, të vetmit që kanë provuar prangat dhe burgun janë banorët e zonës që po protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.
Nëse kjo protestë nuk do të ndodhte, nëse ata njerëz do të pajtoheshin me fatin e tyre të keq, nëse togfjalëshi ‘këtu vendosim ne’ nuk do të kishte ndalur ekskavatorët, miliona euro të taksapaguesve shqiptarë do të zhdukeshin nëpër llogaritë off-shore.
Në mungesë të një autoriteti qendror, në mungesë të drejtësisë, rezistenca e tyre ndaj pushtetit tregoi se, në një rend anarkik, forca e protestës, përballjes dhe qëndresës është një mënyrë legjitime për të frenuar pushtetin e një ‘agresori’.
Nisur nga këto premisa, mund të kryejmë një tjetër abstragim. Jo vetëm me Shqipërinë si një rend anarkik ku aktorët ndërveprojnë sipas logjikës së fuqisë, por me ‘Astirin’ si një shtet në këtë rend pa autoritet, ku abuzuesi, për shkak të fuqisë së tij, nuk ndëshkohet.
Imagjinoni sikur protesta e ‘Astirit’ të ishte protesta e opozitës. Imagjinoni sikur protesta kundër shembjes së shtëpive, për t’i hapur rrugë një projekti korruptiv, të ishte protesta për të kërkuar ndëshkimin e krimit zgjedhor, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe rikthimin e ekuilibrit midis pushteteve. Imagjinoni sikur ndërkombëtarët, që pavarësisht dosjeve, përgjimeve dhe abuzimeve, kërkojnë stabilitet dhe nuk veprojnë për të ndalur agravimin e situatës (por kërkojnë ndërprerjen e qëndresës së opozitës), të jenë si ata qytetarët që, të bllokuar në trafikun që buron nga protesta, nuk shqetësohen për krimin që po ndodh, por vetëm për qarkullimin e lirë në rrugë. Tani, imagjinoni sikur në vend të atyre banorëve do të ishit ju, në pamundësi për t’i ‘telefonuar numrit 129’, a do t’i ndalnit protestat? A do të lejonit që shtëpia juaj, në këtë rast Shqipëria, të prishej nga mungesa drejtësisë dhe mbizotërimi i ligjit të më të fortit? A do të dëgjonit boritë e makinave, që kërkojnë më pak trafik, apo britmat e atyre që kërkojnë të shpëtojnë shtëpitë?
Një mendje e arsyeshme do të thoshte jo. Me shumë gjasa, gjithë atyre që lypin stabilitet ndërkohë shtëpia prishet apo digjet, do t’iu përgjigjeshit se, në ‘Astir’ dhe gjithë Shqipërinë, vendosim ne!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 2 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 19 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 21 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 1 minute

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!
Para 5 minutash

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Sht...

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 44 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 52 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 14 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.