Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:05 Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u vra në oborrin e banesës në Fier, ndërsa nipi i tij mbeti i plagosur; policia po…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kongresi i reflektimit ose rrënimit të PS

Forum E enjte, 23 Shtator 2021 17:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shansi i grupit anti-Rama për të prezantuar platformën që shpëton vendin nga kaosi dhe që mund të ruajë pushtetin e PS. Në të kundërt, nëse Rama vijon të ndjek linjën e konfliktit dhe arrogancës, shumë shpejt socialistët nuk do të kenë më as qeverinë dhe as partinë e tyre

Nga Qamil Xhani  –

Të shtunën, më 23 mars, Partia Socialiste do të mbajë kongresin e saj të radhës. Axhenda zyrtare që kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka prezantuar për mbledhjen e forumit më të lartë të partisë ka të bëjë me përgatitjet e zgjedhjeve vendore. Emrat e kandidatëve për 61 bashkitë, kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillave bashkiakë, aleancat me partitë e tjera, si dhe sloganet elektorale janë çështjet me të cilat Edi Rama po mban të angazhuar këto ditë strukturat e partisë. Të gjitha kulisat e kandidatëve dhe sherret e zakonshme që bëhen në një parti në prag zgjedhjesh do të ishin mëse të zakonshme nëse do të jetonim në një situatë politike normale. Por të gjithë, që nga kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama dhe deri te anëtari më i thjeshtë i PS-së e dinë se këto ditë askush nuk e ka luksin të sillet sikur jeton në një vend normal.

Opozita e vendit ka më shumë se një muaj që ka djegur mandatet e deputetëve, aktin më ekstrem që partitë kundërshtare të një qeverinë, mund të bëjnë. Në Tiranë janë zhvilluar protestat më të mëdha kundër qeverisë, që pas rënies së sistemit komunist. Duke e cilësuar qeverinë “Rama” përgjegjëse për vjedhjen e votave në vitin 2017, korrupsioni, lidhjet me krimin dhe kapjen e gjithë sistemit politik dhe social në vend, opozita kërkon largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Veprimet dhe kërkesat e opozitës tregojnë se në kushtet në të cilat ndodhet vendi, bërja e zgjedhjeve vendore në afatin e parashikuar 30 qershor është jo vetëm e pamundur, por edhe një proces i panevojshëm politik. Arsyeja është e thjeshtë, sepse me Edi Ramën dhe sistemin që ka ngritur për manipulimin e zgjedhjeve, çdo proces elektorale nuk shihet si ushtrim i demokracisë qytetare, por si fushatë e vjedhjes së votave që nxjerr fitues gjithmonë qeverinë. Në këtë klimë protestash, tensionesh dhe krizë të plotë politikë mbajta e një kongresi zgjedhor me parulla elektorale nga partia qeverisëse duket si një luks i tepërt. Të flasësh në këto momente për zgjedhjet dhe parimet në kongres duket sikur s’ke lidhje me atë që po ndodhë në Shqipëri. Ndaj takimi i së shtunës i PS-së është mundësia më e mirë që mendjet e ftohta dhe socialistët e vërtetë ta kthejnë në një kongres reflektimi. Socialistët kanë një trashëgimi që duhet ruajtur dhe pavarësisht nga emrat e kryeministrave që drejtojnë vendin, kanë përgjegjësi politike për atë që po ndodh. Edi Rama po përgatitet të fusë në zgjedhje partinë, duke mos pasur përballë kundërshtarë. Praktikisht nuk ka garë dhe një parti që ka pasur parimet e saj zgjedhjet dhe standardet demokratike, nuk mund të bjerë në nivelin e një  maskarade të tillë. Kryeministri Rama për herë të parë në historinë e 29 viteve detyroi opozitën të dalë nga Kuvendi, ndërkohë po mbush vendet e lëna bosh me deputetë të blerë. Sado ta urrejnë socialistët, Sali Berishën, Lulzim Bashën, PD apo LSI, e dinë shumë mirë se sistemi demokratik i një republike, nuk ka kuptim pa kundërshtarë realë. Një skenar i tillë që ka bekimin e kryetarit të tyre, nuk është më demokraci, por autokraci dhe përfundon në diktaturë. Opozita nuk është thjesht çështje numra deputetësh, por edhe alternativë qeverisëse, kontroll i pushtetit dhe legjitimuese e vet mazhorancës dhe qeverisë. Në momentin që opozitë reale nuk është në Kuvend, ligjërisht jashtë sistemit ka dalë dhe qeveria.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kongresi i së shtunës është koha kur në Partinë Socialiste të flasin ata që sigurisht kanë kritika për opozitën, siç është normale që të kenë, por shohin dhe rrezikun ku po e fut vendin Edi Rama. Kokëfortësia dhe ecja me vrap drejt konfliktit dhe rrëmujës nga kryeministri është proces që duhet ndalur në kohë nga socialistët. Konflikti, tensionet dhe destabiliteti janë kosto më e madhe për vendin sesa çmimi i lënies së karriges së kryeministrit nga Edi Rama. Kongresi, ashtu siç ka qenë në traditën e PS, është momenti kur ata që nuk janë dakord me linjën e kryetarit-kryeministër, të tregojnë se partia që qeverisë vendin nuk ka përgjegjësi vetëm për pushtetin, por edhe për shtetin. Linja “Rama” tashmë u sprova në PS dhe në Qeveri u pa se veç ndonjë arritje, në shumicën e rasteve prodhon konflikt, tension dhe siç po tregohet këto kohë degradim të shtetit dhe gjithë institucioneve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot PS është shumicë në letra dhe ka gjithë pushtetet, duke nisur nga Qeveria, drejtësia, prokuroria dhe duke përfunduar deri të institucioni më i parëndësishëm i vendit. Me parlament pa opozitë dhe zgjedhje pa kundërshtarë, Rama vetëm sa po zgjat rënien e pashmangshme. Drejtuesve të përgjegjshëm në PS u takon të zgjedhin, nëse do reflektojnë për të zgjidhur krizën ose do të detyrohen të pranojnë se bashkë me rrëzimin e Ramës duhet të ikin dhe ata nga pushteti.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 49 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 3 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 5 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO
Para 6 minutash

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampionatit
Para 7 minutash

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampio...

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.