Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur biznesi përdor armët, çfarë ndodh me ata që shkuan nga armët në biznes!

Forum E premte, 4 Shtator 2026 16:40
Kur biznesi përdor armët, çfarë ndodh me ata që shkuan nga armët në biznes!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli

Sherri i armatosur mes dy biznesmenëve të njohur në një hotel Vlorë nuk është kronikë e zezë krimi. Ai është një nga ato rastet ulëritëse që dëshmon se çfarë duket në sipërfaqe është krejtësisht ndryshe nga një thelb shumë herë më dramatik. Eshtë dëshmia se raporti mes agresorit e viktimës dhe më tej, raporti i individit me shtetin, është krejt i përmbysur. Ngjarja është një skaner politik i këtyre marrëdhënieve, të cilat e shndërrojnë në jetim individin përballë shtetit që në rastin më të mirë nuk ka mundur të ushtrojë rolin e tij e ndoshta, edhe nëse e ka bërë, e ka bërë keq dhe shumë keq.

Konflikti ka nisur për probleme pronësie në bregdet ku dy biznesmenët, Luan Muça i pari dhe Vasil Bedinaj i dyti, janë pajisur me leje ndërtimi për zhvillimin e pronës së tyre. Mbivendosjet e pronës janë zanafilla e një konflikti të nisur pesë a gjashtë vjet më parë dhe që kulmoi në këtë fillim shtatori. Po çfarë do të duhej të ndodhte nëse Shqipëria do të ishte një vend normal dhe institucionet të bënin thjesht detyrën? Që në momentin zero, institucionet do të duhej të sqaronin qartë dhe pa ekuivoke se ku fillon e mbaron prona e njërit apo tjetrit. Nuk ka ndodhur kështu sepse specialiteti i kadastrës së Vlorës është për të bërë ekzaktësisht të kundërtën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vend të kompasit të topografit që mat, inxhinerëve që bëjnë planizimet, juristëve që shqyrtojnë ligjshmërinë dhe drejtuesve që firmosin çertifikatën e pronësisë, mat paraja e pret kërcënimi me plumb. Ose mat e pret edhe paraja, edhe plumbi. Hapi tjetër është me institucionet që japin lejen zhvillimore. Pak më shumë të sofistikuara në formë, por me të njëjtin trini aspak të shenjtë – para, dhunë, njohje, edhe ato ushqejnë rrënjën e helmët të konfliktit. Dhe në fund fare, gjykatat ku do të duhej të trokitej për të gjetur drejtësi, janë tritoli shpërthyes mbi tortën e helmuar. Në gjykatë, në raste të tilla, drejtësia si rregull e jo përjashtim, i jepet prurësit më të parë e më të madh, si “slogani” i dikurshëm që shkruhej në kartëmonedhat e vjetra të Enver Hoxhës. Në rastin më të mirë, konflikti do të konsumonte të gjitha shkallët e gjykimit, deri kur edhe vetë deti do të thinjej nga pritja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Institucionet kanë dështuar në mënyrë spektakolare të bëjnë zbatimin e ligjit për investitorët strategjikë; një ligj që parashikon mjete, forma dhe mekanizma të veçantë për të ndërhyrë e zgjidhur problemet e pronësisë së tokës në favor të investitorit strategjik. Ligji urdhëron që problematikat e mbivendosjeve apo pronarë “kokëfortë” që refuzojnë shitjen, janë probleme të shtetit dhe jo të investitorit. Që do të thotë, nga momenti i marrjes së statusit, investitori Luan Muça do të duhej të ishte direkt nën Besën e shtetit. Fiks të atij shteti që e preu në besë!

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 38 minutash
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 58 minutash
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 1 ore

Dritaret e reja të komunikimit që po hap kryeministri Rama, me Pasqyrën e Shqipërisë, praninë besnike apo besën e kërkuar, janë mekanizma të rinj e të paprovuar, por vështirë se do të gjenin zgjidhje në këtë ushtrim konkret sherri, ku kanë dështuar të gjitha mjetet legale për ta zgjidhur apo parandaluar. Prania besnike që Rama e propozon si ilaç të zgjedhur – dy biznesmenët të shkojnë të premte mbasdite t’i lypin zgjidhje Zeqinesë – vështirë është tutkall për të ngjitur hallkat e këputura të zinxhirit institucional që ka dështuar. Në këto kushte, pa paragjykuar asnjërin nga dy palët e përfshira në konflikt, konflikti fizik mes tyre jo vetëm dukej i pashmangshëm, por edhe zgjidhje dhe mjet i vetëm.

Njëri nga biznesmenët, Muça është një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në Shqipëri, punësues i disa mijëra punëtorëve dhe me veprimtari që shtrihet në Evropë, SHBA e Afrikë. Kurse biznesmenin Bendaj, kujtesa dixhitale e lidh me një kandidim si i pavarur për bashkinë e Vlorës dhe me disa episode problematike penale. I pari prej tyre që fatmirësisht u zgjidh nga fati i mirë, përfshin një atentat të dështuar me tritol kundër tij dhjetë vjet më parë, kurse tjetri e tregon atë me video sesi qëllon me grusht një qytetar në plazh. Herën e parë hetimi ngriti dyshime se ishte paralajmërim për përplasje të tjera që ai ka pasur me prona në bregdet, kurse herën e dytë, situata u zgjidh me pajtim. Përtej këtyre dy identikiteve, ngjarja është në hetim dhe gjasat janë që të ketë një përgjigje të shpejtë për hallin që kërkoi armët për t’u zgjidhur. Një hetim që ka nisur tashmë që me kontrollin e ligjshmërisë së pronësisë së tokës dhe që do të duhej të përfshinte edhe tentativat e errëta për të veshur me këmishën e forcës njërën palë si agresor e tjetrën për ta vizatuar si viktimë.

Por ka edhe më keq. Madje ka edhe shumë më keq se kaq! Drama e Vlorës është paralajmërimi ogurzi i embrioneve të zinj të shumë konflikteve të tjerë të ngjashëm. I konflikteve që nesër do të ndodhin madje në përmasa të paparashikueshme. Sepse kur shihet se me çfarë lehtësie shkuan tek armët dy biznesmenë normalë, kur dy biznesmenë e panë armën si mekanizëm të vetëm për të zgjidhur konfliktin, është e tmerrshme të imagjinohet se çfarë do të ndodhë me atë kategori të errët investitorësh, që nga përdorimi i armëve të zjarrit si zanat të parë, kanë hyrë në biznes nga porta e pasme, siç i hynte turku p…nës!

Etiketat e lidhura

Lorenc Vangjeli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 38 minutash

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 58 minutash

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 1 ore

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 1 ore

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 8 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 18 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 15 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 22 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.