Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:21 Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027 Buxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Mjedisit parashikon 3,23 miliardë lekë, nga të cilat 1 miliard lekë janë planifikuar për investime. Ministri i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush vjedh me bojën e vijave të bardha në rrugët e Tiranës?

Forum E diel, 23 Gusht 2026 18:16
Kush vjedh me bojën e vijave të bardha në rrugët e Tiranës?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luan Rama

Ma do mendja që, njësoj si unë, edhe shumë qytetarë të tjerë, banorë të Tiranës apo vizitorë të ardhur në kryeqytet këto ditë të nxehta gushti, kanë vënë re se shumë prej rrugëve kryesore janë vijëzuar e shenjuar, për të rifreskuar atë që, në gjuhën e Kodit Rrugor, njihet si sinjalistika horizontale.

Edhe pse me trafik të rënduar dhe në pikun e vapës, mjetet e posaçme dhe punëtorët me kovat me bojë, kryesisht të bardhë, kanë qenë në punë, në përpjekjen e tyre që rrugët e Tiranës të kenë, si çdo qytet tjetër normal, vijat gjatësore e tërthore, vendkalimet e këmbësorëve, shigjetat, shkrimet, simbolet, vijat e parkimit, ishujt e trafikut e kështu me radhë.

Mirëpo, çfarë ndodh?

Vetëm dhjetë ditë pas lyerjes, boja është zhdukur dhe rrugët e Tiranës janë rikthyer në gjendjen që ishin para lyerjes.

Kam dalë enkas sot për të parë dhe kam filmuar disa nga rrugët kryesore.

Gjurmët e punës së disa ditëve më parë janë zhdukur pothuajse krejtësisht, aq sa rrugët duken si të lyera para dhjetë vitesh e jo para dhjetë ditëve!

Përse zhduket kaq shpejt boja e vijave të bardha në rrugët e Tiranës?!

Përgjigjja më e thjeshtë do të ishte: trafiku.

Mbi këto vija kalojnë çdo ditë mijëra automjete, frenojnë, përshpejtojnë dhe kthehen jo rrallëherë edhe sipas qejfit të drejtuesve të mjeteve, pa pyetur për sinjalistikën dhe rregullat.

Por a mjafton trafiku për ta shpjeguar fshirjen e bojës brenda pak ditësh?

Nëse po, atëherë si shpjegohet që nuk zhduket boja e vijave të bardha edhe në rrugët e qyteteve më të mëdha të Europës dhe botës, ku në të njëjtën njësi kohe kalojnë me miliona makina?

Për të qenë më konkret në vëzhgimin që po bëj, kam parë edhe se çfarë parashikojnë dokumentet e prokurimit të Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2026, Bashkia ka prokuruar sasi të konsiderueshme boje për sinjalistikën rrugore.

Vetëm për bojën bikomponente të bardhë spray parashikohen 23 mijë kilogramë, ose 23 tonë, ndërsa për bojën bikomponente paste të bardhë, 15 000 kilogramë.

Sipas specifikimeve teknike, kuptohet se nuk bëhet fjalë për një material të zakonshëm.

Për bojën bikomponente spray të bardhë kërkohet, ndër të tjera, trashësi 300 mikronë, 310 g/m² material reflektues, klasë trafiku P7, dhe referencat janë sipas standardeve europiane.

Atëherë, nëse këto janë parametrat që kërkon Bashkia, përse boja zhduket vetëm pak ditë pas lyerjes?

A aplikohet realisht shtresa prej 300 mikronësh?

A përdoret sasia e përcaktuar e materialit reflektues?

A kontrollohet trashësia e vijëzimit pas aplikimit?

Sa kilogramë bojë përdoren realisht për një metër katror?

Dhe kush e kontrollon këtë?

Sipas raportit të Bashkisë për vitin 2025 mësojmë se janë bërë 30 432 m² vijëzime rrugësh me bojë.

Nëse kjo e dhënë është e vërtetë, sa bojë është konsumuar për këto 30 432 metra katrorë?

Dhe a përputhet konsumi real me specifikimet teknike të materialit?

Sepse një gjë është ajo që shkruhet në specifikimet dhe kriteret e tenderit dhe një gjë tjetër është ajo që përfundon realisht mbi asfalt.

Po jetëgjatësia e bojës, përse nuk është kriter?

Në dokumentet e shqyrtuara kam gjetur kërkesa të hollësishme për materialin, trashësinë, reflektimin dhe rezistencën ndaj konsumit.

Por nuk kam gjetur asnjë kriter që të thotë se boja duhet të zgjasë të paktën X muaj ose X vite.

Dhe për të vijuar më tej:

Si matet cilësia e vijëzimeve pasi ato janë bërë në rrugë?

A kontrollohet puna e kryer edhe pas disa javësh a disa muajsh?

A ka një prag minimal të jetëgjatësisë?

Po kur vijëzimet humbasin dukshëm pas 10 ditësh, kush mban përgjegjësi?

Problemi që po ngre nuk është vetëm estetik. Madje është shumë më pak estetik.

Mund t'ju interesojë

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Para 1 ore
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit

Para 2 orësh
Rama ndan pamjet nga punimet në bypass-in Tiranës: Nyje që do të lehtësojë trafikun

Rama ndan pamjet nga punimet në bypass-in Tiranës: Nyje që do të lehtësojë trafikun

Para 2 orësh

Vijat e bardha nuk janë dekor.

Ato janë pjesë e sinjalistikës horizontale, pra e sistemit që orienton drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Kur një vijë kalimi për këmbësorë, një vijë korsie apo një shenjë tjetër horizontale bëhet e padukshme, çështja nuk është thjesht nëse rruga “duket keq”.

Është çështje e cilësisë dhe funksionalitetit të sinjalistikës.

Dhe e gjitha kjo lidhet me trafikun, qytetarët, rregullin dhe aksidentet.

Bashkia e Tiranës duhet të japë një përgjigje:

Përdoret bojë e keqe apo bëhet punë e keqe?

Ku qëndron problemi?

Te materiali që përdoret?

Te aplikimi i lyerjes?

Te trashësia e bojës?

Te përgatitja e asfaltit?

Te kushtet e trafikut?

Te kontrolli i cilësisë?

Apo te të gjitha këto së bashku?

Dhe, në fund: kush vjedh edhe me bojën e vijave të bardha në rrugët e Tiranës, Bashkia, fituesi i tenderit të bojës dhe sinjalistikës, apo të dyja bashkë?

(Në videon që ilustron vëzhgimin është filmuar rruga “Abdyl Frashëri”, ose rruga tek Libri Universitar, sot, fiks 12 dite pasi u lyen të gjitha vijëzimet e rrugës).

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027
Para 6 minutash

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares
Para 14 minutash

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë...

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit
Para 48 minutash

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Para 52 minutash

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.