Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 17:01 BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim Sonda BepiColombo ka hyrë në orbitën e Mërkurit pas një udhëtimi tetëvjeçar, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës. Misioni i përbashkët me JAXA-n pritet të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kuvendi Zgjedhor, Dr. Elmi Berisha rizgjidhet kryetar i Vatrës

Forum E diel, 28 Qershor 2026 14:00
Kuvendi Zgjedhor, Dr. Elmi Berisha rizgjidhet kryetar i Vatrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sokol Paja

Yonkers, New York, 27 qershor 2026 – Dr. Elmi Berisha rizgjidhet kryetar i Federatës Vatra në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur më 27 qershor 2026. Dr. Elmi Berisha mori 22 vota, Dr. Pashko Camaj mori 8 vota dhe Adriatik Spahiu mori 4 vota nga 34 delegatë. Kandidati Dritan Haxhia u tërhoq nga gara. Kanunorja e re e Federatës Vatra kaloi me 24 vota. Mandati i kryetarit sipas Kanunores do të jetë 4 vjeçar.

KUVENDI

Pas hymneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Gjyqtari Monitorues Judge John Ingram shpjegoi në detaje për delegatët dhe të pranishmit monitorimin, verifikimin, shqyrtimin e dokumentacionit dhe përgatitjet për Kuvendin e Vatrës që datojnë që nga vendimi i Gjykatësit Suprem të New York-ut Hon.Andrew J. Cohen me 31 mars 2026 dhe 5 qershor 2026 emërimin e Judge John Ingram si Monitorues të përgatitjeve dhe Kuvendit të Vatrës të 27 qershorit 2026. Përveç shpjegimeve dhe teknikaliteteve përgatitore, gjyqtari Monitorues Judge John Ingram bëri të ditur publikisht se delegati Ramiz Ndreu nuk mund të ishte prezent për shkak të një aksidenti dhe në prani të z.Ingram, vota iu delegua z.Anton Raja delegat nga Hudson Valley. Kryetari i Komisionit Përgatitor të Kuvendit z.Mondi Rakaj bëri apelin e delegatëve të pranishëm. Dr. Paulin Marku bëri kërkesë te Gjyqtari Monitorues për pjesëmarrje pasi plotësonte kushtin që parashikon Kanunorja, Judge John Ingram e lejoi pjesëmarrjen me dy delegatë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të gjithë të pranishmit u prezantua video 40 min e arritjeve të Federatës Vatra dhe veprimtaria atdhetare, kulturore, patriotike e komunitare.

Gjyqtari Monitorues Ingram hodhi në votim drejtuesit e Kuvendit që fituan me shumicë dërrmuese të votave Dr. Demiraj Demiraj – kryetar, Mehmet Kadria – nënkryetar dhe Mirela Kanini – sekretare. Gjyqtari

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Monitorues Judge John Ingram zyrtarizoi kuorumin dhe certifikimin e delegatëve.

Dr. Elmi Berisha prezantoi punën atdhetare e komunitare të Vatrës dhe veprimtarinë Washington – Tiranë- Prishtinë. Z. Alfons Grishaj vlerësoi gjyqtarin e avokatin për drejtësinë e pastër kundër mashtrimit, gënjeshtrës, dizinformimit. Mjerimi moral, nazi-fashizmi, pabesia, mashtrimi e uzurpimi nuk mund të kenë vend në Amerikë, theksoi z.Grishaj. Ai gjithashtu vlerësoi dhe degët e Vatrës për punën e shkëlqyer kombëtare.
Arkëtari Besim Malota raportoi për shpenzimet, Dr. Pashko Camaj për Fondit e Studentëve dhe
Editori Sokol Paja për veprimtarinë e Diellit.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 21 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Votimi për kryetar të Federatës Vatra, Kanunores dhe çdo diskutim u monitorua, dhe gjykua nga John Ingram i cili në mënyrë demokratike hodhi në votim çdo pretendim të delegatëve.

Katër kandidatët për kryetar të Federatës Vatra: Dr. Elmi Berisha, Dr. Pashko Camaj, Adriatik Spahiu dhe Dritan Haxhia, prezantuan programin dhe platformën për zhvillimin e Federatës Vatra e gazetës Dielli, para delegatëve duke ngjallur shumë interes te delegatët. Përpara votimit kandidati Dritan Haxhia u tërhoq nga kandidimi. Votimi ishte demokratik, rezultati nuk u kundërshtua dhe nuk u apelua por u pranua prej të gjithë delegatëve 100%. Pas fitores
Dr. Berisha përshëndeti procesin zgjedhor demokratik dhe theksoi se Vatra do të jetë në shërbim të kombit dhe komunitetit shqiptar.
Editorja e gjuhës angleze në gazetën Dielli znj.Rafaela Prifti kërkoi një minutë heshtje për të gjithë ata që humbën jetën nga Kuvendi i vitit 2022.

Avokati Angelo Bisceglie dhe ndihmësi Joseph Mure para të pranishmëve prezantoi ndryshimet kanunore që saktësojnë pastërtisht e qartësisht nene të Kanunores së Vatrës nga 1926 deri 2022 të cilat ishin evazive, jo të qarta dhe kundërshtuese me njëri-tjetrin që i kanë shkaktuar Vatrës sherre, zënka, dëm ekonomik, kaos dhe humbje kohe. Z. Kolec Ndoja dha shpjegime të detajuara mbi ligjshmërinë dhe rëndësinë e votimit të Kanunores.

Vatra Boston përmes Flamur Vezaj kërkoi mos votimin e ndryshimeve Kanunore për shkak të kohës së pamjaftueshme të shqyrtimit. Kujtim Porja e Paulin Marku kërkuan shtyrje të votimit të Kanunores. Pas diskutimeve të forta, pretendimeve të palëve dhe nën drejtimin, monitorimin dhe vendimin e Judge John Ingram, Kanunorja u hodh në votim dhe mori 24 vota pro, 7 kundër nga 34 delegatë.

Punimet e këtij Kuvendi, regjistrimet, dokumentacioni, pretendimet, dhe çdo gjë tjetër që lidhet me Kuvendin do i përcillet Gjykatësit Suprem Hon.Andrew J. Cohen prej Gjyqtarit Monitorues Judge John Ingram. Në përfundim të Kuvendit Vatra shtroi drekë për të gjithë të pranishmit. Kuvendi u mbyll me sukses dhe pa pretendime të kandidatëve mbi votimin dhe rezultatet. Procesi në çdo moment u monitorua, drejtua dhe miratua në çdo akt nga Gjyqtari Monitorues Judge John Ingram.
Kuvendi u ndoq nga gazetari Halil Mula dhe u regjistrua zyrtarisht prej producentit z.Nazim Salihu “Noli Tv” dhe fotografit Gerolld Nikoliqi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 49 minutash

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 1 ore

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 2 orësh

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.