Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Loja e pistë e rilindjes, kufiri dhe mesazhi i BE-së për shqiptarët

Forum E shtunë, 27 Qershor 2020 16:24
Loja e pistë e rilindjes, kufiri dhe mesazhi i BE-së për shqiptarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Bujar Nishani

Bashkimi Europian ka vendosur të mos e lejojë hyrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut edhe pas datës 1 korrik 2020 në BE. Arsyetimi i këtij vendimi, për shkak të raportimeve që bën qeveria ndaj Covid-19. Qartazi ky është një mesazh ndaj qytetarëve shqiptarë që në fakt janë ata që vuajnë pasojat.

Të nderuar miq!

Jo shumë kohë më parë kam denoncuar dhe paralajmëruar rrezikun serioz që i kanoset qytetarëve tanë për të humbur të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza në Europë. Një e drejtë e fituar pas një izolimi shtazarak prej rregjimit komunist dhe pas një pune e përpjekjesh të jashtëzakonëshme për të arritur kriteret dhe standartet e kërkuara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vende të mëdha të BE-së, kanë paralajmëruar rikthimin e rregjimit të vizave për Shqipërinë. Krimi i organizuar, korrupsioni skandaloz, shkatërrimi i institucioneve të shtetit, vjedhja e zgjedhjeve, kthimi në një sistem politik pa pluralizmin dhe orientimi shpesh drejt interesave politike lindore, të gjitha këto prej qeverisjes së ri-lindsve po kërcënojnë të ri-kthejnë izolimin e shqiptarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Covid-19 nuk ka të bëjë me këto shqetësime në rritje. Rasti i reagimit europian ndaj Shqipërisë për moshapjen e kufijve të saj edhe pas 1 korrikut është një përgjigje e qartë ndaj lojës së “pisët” të krye-rilindsit me këtë fatkeqësi natyrore në kurriz të shqiptarëve. Fshehja e situatës së vërtetë, refuzimi për testime masive, komedia tragjike qeveritare me shkaqet e humbjes së jetës të shumë shqiptarëve, këto në pikun dhe fazën më agresive të virusit, na u kthye papritur në situatë me përhapje më masive, me numër më të lartë të infektuarish, me raste vdekje më të shpeshta, tani kur në të gjithë Europën parametrat e Covid-19 janë të gjithë në nivele minimale, kur arsyetimi shkencor e profesional mjekësor konfirmon dobësimin e virusit.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 10 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 20 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Loja “e pisët” politike e rilindsit, i tmerruar nga reagimet masive qytetare kundër hajnisë, korrupsionit, varfërisë, tradhëtisë e tejkalon dhe kodin e njerëzisë në raste fatkeqësie. Evropa ja ktheu reagimin me atë që meriton rilindsi mashtrues. Me të drejtë seicili prej nesh në këtë rast do të reagonte duke konsideruar se pasojat e këtij vendimi i vuajnë qytetarët e thjeshtë dhe jo mashtruesi. Qytetarët e humbasin mundësinë të shkojnë e të vijnë tek të afërmit e tyre, nevojtarët e kanë të pamundur të shkojnë për kurime mjekësore, studentët humbasin shancin e shkollimit, bisneset pamundësojnë tregëtinë e kështu me rradhë.

Në emocion të parë, po! Ajo ashtu duket. Në logjikën e ftohtë mesazhi është vërtet për shqiptarët. Esenca e këtij mesazhi vjen për kthjellimin e mëndjes dhe gjallërin e nervit të shqiptarëve. Largoni mashtruesin ! Shpëtoni nga keqbërësi. Shqiptarët dhe vetëm shqiptarët mundet të ndreqin punët e tyre dhe të largojnë “dreqin nga djepi” që duhet të tundin.

Etiketat e lidhura

Covid-19EUkufijtëRilindja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.