Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Loja me hartat në Ballkan”, DW: Plane të dështuara për ndarje kufijsh dhe roli i Perëndimit

Forum E hënë, 10 Maj 2021 11:57
“Loja me hartat në Ballkan”, DW: Plane të dështuara për ndarje kufijsh dhe roli i Perëndimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ku gjenden saktësisht kufijtë kombëtarë në Evropën Juglindore? Kësaj pyetjeje nuk ka mundur t’i përgjigjet ende asnjë nga projektet e shumta për rindarjen e rajonit.

Një plan i parë i përgatitur me ngut për ndarje të Jugosllavisë u zbatua me shpejtësi në vitin 1941: Kur Wehrmacht-i gjerman sulmoi dhe mundi shtetin shumetnik të themeluar në 1918, pesë shtete fqinje përfituan menjëherë pjesë të territorit të deriatëhershëm të tij: Gjermania e Madhe, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria.

Në pjesën që mbeti, krahas Serbisë së pushtuar, u krijua “Shteti i Pavarur Kroacia”, që përfshinte edhe gjithë Bosnjë-Hercegovinën. Krijimi i nazistëve mundi të arrijë “raporte të qarta” lidhur me etninë vetëm përmes gjenocidit: nga 320.000 deri 340.000 serbë, dhjetëra mijëra romë dhe hebrenj u vranë brenda më pak se katër vjetësh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Që në shekullin e 19-të, kur Perandoria Osmane filloi të shpërbëhej, lindi pyetja se ku duhet të fillonin e ku të mbaronin shtetet pasardhëse që po krijoheshin. Në 1878 në Kongresin e Berlinit fuqitë e mëdha vizatuan në tavolinë kufij të rinj në Ballkan dhe në 1912/13 gjashtë ambasadorë evropianë përshtatën shtetin e ri të Shqipërisë. Shqiptarët, bullgarët, grekët, serbët, maqedonasit dhe malazezët as që u ftuan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur shteti multietnik i Austro-Hungarisë u shpërbë në përfundim të Luftës së Parë Botërore, SHBA nën presidentin Woodrow Wilson mbështetën parimin e nacionaliteteve: “Popujt” duhet të përcaktonin vetë fatin e tyre. Por se çfarë ishte një popull dhe çfarë jo, mbeti e hapur. Koncepti amerikan për “kombin”, si popullsi e një shteti, nuk përshtatej. Të gjitha shtetet e reja në Evropën Lindore përbëheshin nga ana tjetër nga pakica të shumta kombëtare.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 5 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 15 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Identitet, centralizëm, autonomi

Sidomos në Jugosllavi, por edhe në Rumani, Bullgari, Greqi, Hungari, Çekosllovaki dhe Ukrainë, para dhe një kohë të gjatë pas Luftës së Dytë Botërore u zhvilluan shumë debate rreth identitetit, centralizmit dhe autonomisë. Por ndryshimet e kufijve ishin tabu, pasi gjermanët mes viteve 1939 dhe 1945 kishin pushtuar dhe rindarë të gjithë Evropën Lindore, shkatërruar Jugosllavinë, zvogëluar Rumaninë dhe zmadhuar Hungarinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Loja me harta fitoi përsëri konjunkturë, kur u shpërbë Blloku i Lindjes në fund të viteve 1980. Në Slloveni revista “Mladina” (rinia) botoi në 1989 në faqen e saj satirike një propozim, se si mund të riorganizohej Jugosllavia: Mes Austrisë, Hungarisë dhe një “Jugosllavie Jugore” të paqartë, mund të krijoheshin “Republikat e Bashkuara të Jugosllavisë Perëndimore” – me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje Hercegovinën.

Serioziteti pason satirën

Ajo që në vitin 1989 u mendua si satirë, u bë seriozitet përgjakshëm dy vjet më vonë. Në 1991 Jugosllavia u shpërbë në republikat e saj përbërëse. Përcaktimi i kufijve të shteteve pasardhëse rezultoi jo më pak i vështirë se mbajtja bashkë e Jugosllavisë. Në tokën e Kroacisë anëtarët e pakicës serbe themeluan një “Republikë të Krajinës Serbe”. Edhe në Bosnjën fqinje u krijuan një “Republika Srpska” (Republika Serbe) dhe një “Republika Herceg-Bosna” kroate.

Qëllimi i nacionalistëve serbë ishte një territor i mbyllur serb, që do të shtrihej nga kufiri maqedonas deri në portat e Zagrebit. Meqenëse popullsia e tij duhet të ishte vërtet serbe, pakicat që jetonin atje u dëbuan brutalisht; dhe që territori i ri të bëhej vërtet homogjen, në disa zona edhe shumicat, nëse ato nuk ishin serbe.Shumica e të tjerëve

Në vetë Serbinë pakica shqiptare, e cila në një pjesë të vendit atëherë, në “Krahinën Autonome” të Kosovës, përbënte shumicën dërrmuese të popullsisë, synonte pavarësinë. Ndërsa në kioskat e Tiranës, kryeqytetit të republikës fqinje të Shqipërisë, shiteshin harta të një “Shqipërie të madhe” etnike, që përfshinte gjysmën e Malit të Zi, Greqinë veriperëndimore dhe shtrihej deri në Nish në Serbinë qendrore, nacionalistët radikalë shqiptarë ëndërronin që gjysmën e Maqedoninë ta përfshinin në një republikë të ardhshme të Iliridës.

Pas marrëveshjes së paqes të Dejtonit në 1995 dhe përfundimit të luftës në Bosnjë fuqitë e mëdha dëshironin që kufijtë e shteteve të reja të ishin aq të paprekshëm si më parë ato të Jugosllavisë. Pasoi një luftë për Kosovën në 1999 dhe dymbëdhjetë vjet më vonë lindi edhe një herë një shtet i ri: Republika e Kosovës (2008). Menjëherë loja me harta filloi përsëri.

Plane të dështuara ndarjesh

Ministri i jashtëm i atëhershëm i Serbisë, Ivica Daçiç, propozoi ndarjen e Kosovës midis serbëve dhe shqiptarëve, një ide që doajeni i nacionalizmit serb, shkrimtari dhe disidenti Dobrica Çosiç, e kishte shprehur që në vitin 1968. Kur në vitet 1992/93 ai u bë për një kohë të shkurtër president i “Republikës Federative të Jugosllavisë” (1992-2003), e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi, Çosiç i hodhi edhe një herë mendimet e tij në tryezë – më kot.

Edhe Ministri Daçiç dështoi për shkak të rezistencës së SHBA. Vetëm kur Donald Trump u bë president i SHBA në 2017, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mori edhe një herë guximin të dalë me një plan ndarjeje: Së bashku me homologun e tij të atëhershëm kosovar Hashim Thaçi, ai propozoi “korrigjime të kufirit” të papërcaktuara saktësisht: veriu i Kosovës me shumicë serbe duhet t’i kalonte Serbisë, cepi jugor i Serbisë i populluar nga shqiptarët do t’i kalonte Republikës së re të Kosovës.

Roli i perëndimit

Propozimi gjeti një miratim çuditërisht të gjerë jashtë vendit. Shkëmbimin serbo-shqiptar të territorit e mbështeti një president kristiandemokrat i Komisionit të BE (Jean-Claude Juncker), po ashtu komisioneri i tij i zgjerimit nga i njëjti grup parlamentar (Johannes Hahn), një përfaqësuese socialdemokrate e politikës së jashtme (Federica Mogherini) dhe një president shteti nga partia ambientaliste ( Alexander Van der Bellen).

Presidenti Trump dërgoi letra aprovuese dhe një të dërguar të posaçëm të ashpër (Richard Grenell) dhe ftoi projektuesit e hartës në Shtëpinë e Bardhë. Në vendin fqinj të Serbisë, në Bosnjë, bashkë-presidenti serb Milorad Dodik, i cili prej kohësh shprehet pro ndarjes së shtetit multietnik, u gëzua. Homologu i tij kroat e shfrytëzoi rastin për të kërkuar më shumë autonomi për grupin e tij etnik.

Ndërkohë Trump nuk është më president i SHBA. Këmbimi kosovaro-serb i tokave dështoi. Edhe “non-paper” e fundit mbi këtë temë ndoshta do të përfundojë pa rezultat. Një gjë është e sigurt: për sa kohë që krerët e qeverive hedhin zare për territore, të gjitha problemet konkrete të shoqërive të Ballkanit Perëndimor, në radhë të parë papunësia, varfëria, korrupsioni dhe ndotja e mjedisit, do të shtyhen për një kohë të pacaktuar./DW

Etiketat e lidhura

Ballkanhartatkufij
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.