Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mali i Zi në finish, Shqipëria në aventura

Forum E premte, 24 Prill 2026 19:55
Mali i Zi në finish, Shqipëria në aventura
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Adri Nurellari

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mali i Zi sapo ka hyrë në fillimin e fundit të procesit të integrimit në Bashkimin Europian me lajmin e përgatitjes së traktatit të anëtarësimit, i cili është hapi i fundit para hyrjes formale. Kjo do të thotë se shumica e kapitujve të negociatave janë mbyllur ose janë drejt mbylljes dhe Brukseli e konsideron vendin të gatshëm për anëtarësim. Në praktikë, procesi kalon nga “a është gati?” në “si dhe kur do të hyjë?”. Pas hartimit të traktatit të anëtarësimit, ai finalizohet dhe nënshkruhet nga vendi kandidat dhe të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, më pas ratifikohet nga parlamentet përkatëse (dhe në disa raste me referendum), dhe në përfundim hyn në fuqi në një datë të caktuar duke e bërë vendin zyrtarisht anëtar me të drejta dhe detyrime të plota.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 13 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 14 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 19 orësh

Kuptimi i këtij zhvillimi është më i gjerë se vetë Mali i Zi sepse demonstron që Bashkimi Europian ka vendosur realisht të zgjerohet, jo vetëm të premtojë zgjerim. Hyrja e Malit të Zi në këtë fazë hedh poshtë edhe pretendimin e Edi Ramës në artikullin e përbashkët me Aleksandar Vuçiç në gazetën prestigjioze Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) se integrimi europian mund të zëvendësohet apo kompensohet përmes integrimit ekonomik rajonal. Në atë artikull ata shkruanin se “t’u thuash anëtarëve të ardhshëm se duhet të presin për kryerjen reformat të kërkuara nga BE-ja përpara se të bashkohen do të ishte e barabartë me mbylljen e derës”. Ky zhvillim me Malin e Zi sapo tregoi të kundërtën; dëshmoi se Bashkimi Europian e mban derën hapur dhe shpërblen reformat institucionale dhe shtetin ligjor e jo ujditë e shpejta ekonomike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Poashtu tregon që integrimi kalon përmes standardeve, jo përmes tregjeve apo modeleve graduale të integrimit funksional hap pas hapi sikurse kërkoi dyshja Rama- Vuçiç. Me Malin e Zi që po i afrohet vijës së finishit; po tregohet se integrimi europian, është shndërruar nga një nocion abstrakt i Brukselit në një standard konkret dhe të pakundërshtueshëm për rajonin tone në përgjithësi dhe për Shqipërinë në veçanti. Kuptohet që kjo arritje e Malit të Zi duhet të na gëzojë, jo vetëm sepse po tregon që BE-ja e ka seriozisht zgjerimin dhe një tjetër vend fqij është anëtar, por edhe sepse në këtë vend fqinj banojnë bashkëkombas të cilët do të gëzojnë më shumë të drejta e mirëqënie nën ombrellën e Brukselit. Prandaj përtej gëzimit më shumë të evropianizuar janë disa leksione që vijnë për Shqipërinë nga ky avancim. Së pari, ajo që ndodhi me Malin e Zi nuk është thjesht progress; është sekuencim. BE-ja po jep sinjalin se zgjerimi do të bazohet te meritat, vend pas vendi, dhe jo në bllok rajonal sikurse ishte shpresuar apo sikurse kishte ndodhur me paketat e mëparshme të zgjerimit.

Gjithashtu, ky progres i drejtpërdrejtë në “lagjen” tonë e dobëson pozicionin negociues të Shqipërisë, pasi çdo justifikim bie përballë një fqinji me sfida të ngjashme që ecën përpara. Sot, Shqipëria nuk matet më me premtimet e veta, por me performancën reale të Malit të Zi, gjë që e bën Tiranën të perceptohet si më pak serioze nëse nuk i përgjigjet këtij ritmi që po diktohet nga avancimi malazez. Megjithëse duhet theksuar se dritarja e mundësisë nuk është mbyllur ende, ajo është ngushtuar ndjeshëm, duke kërkuar një reagim të shpejtë për të mos mbetur jashtë procesit.

Për më tepër, ky realitet i ri rrit ndjeshëm ashpërsinë e kushteve dhe ul hapësirën për fleksibilitet politik nga ana e Bashkimit Europian. Kur një vend i rajonit vërteton se standardet mund të arrihen, BE-ja priret t’i zbatojë kriteret me rigorozitet maksimal, pa tolerancë ndaj vonesave. Për më tepër, zgjatja e procesit mbart rrezikun e shtimit të mekanizmave të rinj monitorues dhe kushteve shtesë, duke e bërë rrugëtimin e Shqipërisë akoma më të vështirë dhe teknikisht më kompleks brenda kësaj hapësire veprimi që po vjen duke u zvogëluar. Por mbi të gjitha, ekziston rreziku kritik i humbjes së momentumit politik. Integrimi është çështje kohe dhe nëse Shqipëria nuk kap këtë valë zgjerimi, në një kohë kur BE-ja mund të kënaqet vetëm me anëtarësimin e Malit të Zi dhe potencialisht të Islandës (nëse voton pro hyrjes në BE në referendumin e gushtit), vendit tonë mund t’i duhet të presë një cikël tjetër që mund të zgjasë shumë vite. Diferencat në shtetin ligjor dhe funksionimin e institucioneve nuk fshihen dot më pas retorikës; ato janë tashmë të dukshme përballë standardit të ri rajonal.

Ajo që dihet me siguri, për shkak të raporteve dhe deklaratave zyrtare është se në sytë e BE-së, zbatimi real i reformës në drejtësi është testi vendimtar i shtetit ligjor; çdo pengesë apo tentativë për t’i vënë shkopinj në rrota SPAK-ut përkthehet drejtpërdrejt si mungesë vullneti për llogaridhënie dhe minon besueshmërinë e gjithë procesit të integrimit. Në këtë kontekst, Tirana duket sikur po teston kufijtë e tolerancës së BE-së. Duke parë se Vuçiçi shpesh arrin të operojë në zona gri hibride pa pasoja të menjëhershme, Ramës i krijohet iluzioni se edhe Shqipëria mund të shtyjë kufijtë pa kosto reale. Por ky është një lexim i gabuar i momentit sepse Serbia luan një rol tjetër gjeopolitik, ndërsa Shqipëria matet drejtpërdrejt me standardet e anëtarësimit.

Poashtu, përtej pengesave ndaj SPAK-ut, dhe artikullit të çuditshëm të bërë me Vuçiçin në FAZ; një dimension i ri dhe shqetësues në ecjen e Shqipërisë drejt anëtarësimit është devijimi nga rreshtimi i plotë me politikën e jashtme të BE-së, Kjo gjë nuk po ndodh në letër, por në frymë dhe në veprime konkrete në politikën e jashtme ku Tirana zyrtare ka shfaqur tendenca për të luajtur një rol që i tejkalon përmasat e saj gjeopolitike përmes iniciativave që mund të cilësohen si “aventura”. Zelli për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqjes në të cilin pranuan të merrnin pjesë kryesisht vende jo partnere të Perëndimit (nga BE-ja shkoi vetëm Hungaria dhe Bullgaria) ngjall pikëpyetje në kancelaritë evropiane . Për më tepër entuziazmi për dërgimin e trupave si pjesë e forcës stabilizuese në Gaza pa një koordinim të qartë me partnerët kryesorë të BE-së e shton habinë. Përpos kësaj flirtimi i hapur me qeverinë e Netanyahut në kundërshtim me qëndrimet më të balancuara të Brukselit dhe në një kohë ku ai është i dyshuar për krime lufte, krijojnë një krisje në besueshmërinë tonë strategjike. Këto lëvizje shpesh duket se marrin frymëzim nga modeli i Beogradit i cili e ka traditë që nga epoka titiste e mos-angazhimit, që të luajë me disa porta në fushën e gjeopolitikës, duke kërkuar përfitime nga të gjitha anët.

Përveçse përbëjnë një dalje të pakuptimtë nga linjëzimi i politikës së jashtme të BE-së (që historikisht ka qenë një nga pikat tona më të forta në procesin e integrimit) këto tentativa ekspozojnë një mungesë shqetësuese fokusi dhe serioziteti për reformat e brendshme. Në një moment kaq kritik, ku nga vendet kandidate pritet një lobim intensiv dhe i përqendruar pranë kryeqyteteve tradicionalisht skeptike ndaj zgjerimit të ngutshëm (si Berlini, Parisi, Haga, Vjena apo Stokholmi ) “aventurat” diplomatike në Lindjen e Mesme apo koordinimet personale me Vuçiçin lexohen si shpërqendrime të panevojshme. Rreziku i këtij “ekzposimit të tepruar” diplomatik është se Tirana humbet mundësinë për të ndërtuar besueshmëri aty ku merren vendimet finale, duke u dukur më pak e përkushtuar ndaj “detyrave të shtëpisë” dhe më shumë e dhënë pas një roli global imagjinar, pikërisht kur dritarja e mundësisë kërkon qartësi, stabilitet dhe harmonizim të palëkundur me prioritetet europiane.

Parashikueshmëria dhe qëndrueshmëria e kursit diplomatik janë vendimtare, sepse pa një vijë të qartë në politikën e jashtme çdo pretendim për besueshmëri strategjike dobësohet dhe çdo partneritet bëhet më i pasigurt, ndaj edhe Brukseli ngre supet përballë zhvendosjeve 180 gradë të timonit të qeverisë shqiptare. Në Forumin e Delfit në Greqi, kryeministri Edi Rama sapo kritikoi BE-në se, kinse, po tregohet tepër e ashpër me Rusinë dhe se duhen ndërtuar ura komunikimi me Putinin (të cilin Brukselin e refuzon se e konsideron kriminel lufte) , ndërkohë që vetëm tre vite më parë, kur drejtonte mbledhjen e parë të Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i hakërrehej ambasadorit rus me një ton më të fortë (sikur të ishte ne parlamentin shqiptar të drejtuar prej Peleshit) dhe sillej si një nga mbështetësit më të flaktë të Ukrainës, madje më i zëshëm se vetë Zelenski. Njëjtë, nga votat e Shqipërisë për avancimin e statusit të Palestinës në OKB (ndryshe nga qëndrimi amerikan asokohe) dhe “muajt e zgjatur të mjaltit” me Ankaranë, po shohim një kërcim pindarik drejt një afrimiteti me Netanjahun.

Këtu duhet theksuar se ka disa parime bazë që sot na vendosin realisht në peshore dhe për të cilat BE-ja është bërë edhe më e ndjeshme për shkak të përvojave të hidhura me rrëshqitjet e demokracisë, zmbrapsjet në sundimin e ligjit apo devijimet në politikën e jashtme që ka hasur me anëtarë rishtarë nga blloku lindor si Hungaria, Polonia, Bullgaria apo Rumania. Kur digjesh nga qumështi, i fryn edhe kosit, dhe në këtë aspekt po tregohen edhe më të rreptë me kandidatët si ne. Kjo do të thotë se sot integrimi europian nuk matet më me premtime pompoze apo me miratimin formal të reformave, por me cilësinë e zbatimit të tyre.. Këto elemente janë kthyer në filtrat realë të vlerësimit, sepse tregojnë nëse një shtet jo vetëm miraton rregulla, por i bën ato funksionale dhe të qëndrueshme në kohë. Në këtë kuptim, sfida nuk është më të ndryshosh ligje, por të ndërtosh një sistem që garanton stabilitet, koherencë dhe besim afatgjatë.

Në fund, gara e Shqipërisë nuk është më thjesht me kohën, por me një nivel të lartë performance që po diktohet nga fqinji ynë. . Mali i Zi po na tregon se rruga është e hapur, por vetëm për ata që luajnë sipas rregullave dhe jo për ata që kërkojnë të shpikin e sugjerojnë rregulla të reja rrugës apo që hallakaten duke shtrirë këmbët përtej jorganit gjeopolitik që na takon. Shqipëria duhet të braktisë iluzionin se mund të jetë një “përjashtim” gjeopolitik apo se mund të hyjë në BE përmes marrëveshjeve politike në kurriz të kritereve teknike. Nëse nuk arrijmë të garantojmë besueshmërinë e zbatimit dhe pakthyeshmërinë e reformave, nëse nuk rrisim parashikueshmërinë e veprimeve tona dhe nëse nuk linjëzohemi plotësisht me familjen ku duam të hyjmë, rrezikojmë të mbetemi vendi që vetëm “flet” për Europën, ndërkohë që të tjerët na tejkalojnë e bëhen pjesë e saj. Për Tiranën sot nuk mjafton më të qenurit “në proces”, por kërkohet përputhje e plotë me ritmin e atij që po hyn përpara. Kur standardi i krahasimit është kaq i qartë dhe dritarja drejt anëtarësimit vjen e ngushtohet, çdo vonesë nuk interpretohet më si pengesë objektive, por si një mungesë e pastër vullneti ose kapaciteti për të përmbushur detyrimet europiane.

Etiketat e lidhura

Adri Nurellari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.