Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:01 Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta Barcelona shënoi tre gola në 10 minuta dhe përmbysi disavantazhin 0-2 për të fituar 3-2 ndaj Villarrealit, duke rikthyer epërsinë prej tre pikësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kancelari gjerman, Merz, me mesazhe të qarta ndaj BE-së dhe SHBA-së

Forum E shtunë, 14 Shkurt 2026 19:15
Kancelari gjerman, Merz, me mesazhe të qarta ndaj BE-së dhe SHBA-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion shtetrore DW-

Në fund, ai thekson se reforma në drejtësi dhe Kodi Penal janë procese të vazhdueshme që kërkojnë Raportet e tronditura transatlantike ishin në qendër të fjalimit që mbajti kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz në hapje të Konferencë së Sigurisë në Mynih. Merz: Europa në NATO “një shtyllë që të mbajë vetveten”.

Kancelari Friedrich Merz në Konferencën e Sigurisë në Mynih  (MSC) u distancua nga aleatja afatgjatë SHBA-ja. Europa duhet të çlirohet nga një varësi e krijuar vet prej SHBA-së dhe “të krijojë një partneritet të ri transatlantik”, tha politikani kristiandemokrat në hapje të konferencës. Ai u shpreh, se ka një distancim në rritje në raportet me SHBA-në. Partneriteti transatlantik  “me sa duket e ka humbur vetkuptueshmërinë, fillimisht në Shtetet e Bashkuara, e pastaj edhe këtu në Europë e me gjasë edhe këtu në sallë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Friedrich Merz paralajmëroi partnerët dhe aleatët e Gjermanisë në Evropë se liria që kontinenti ka gëzuar që nga Lufta e Dytë Botërore “nuk është më e vetëkuptueshme”.

Kancelari u bëri thirrje kombeve evropiane të “tregojnë vendosmëri për të pohuar këtë liri” mes sfidave që i paraqiten rendit botëror nga Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo do të kërkojë një gatishmëri për t’u angazhuar në fillime të reja, në ndryshim dhe po, edhe për të bërë sakrifica. Jo vetëm ndonjë ditë dikur, por tani”, tha Merz.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai tha se potenciali “i madh” i pashfrytëzuar i Evropës duhet të realizohet plotësisht nëse blloku do të adresojë sfidat globale. “Potenciali ynë ushtarak, politik, ekonomik dhe teknologjik është i madh, por ne nuk e kemi shfrytëzuar atë në masën e nevojshme për një kohë shumë të gjatë. Pra, gjëja më e rëndësishme është t’i thërrasim mendjes tani”, tha ai.

Mund t'ju interesojë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 3 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 3 orësh
Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 3 orësh

Bisedime për mburojë europiane bërthamore

Europa nuk duhet t’i heqë vizën NATO-s, por duhet që  “në aleancë për interesin e vet të krijojë një shtyllë europiane që mban vetvehten”, tha Merz. Qëllimi duhet të jetë, vetëafirmimi “me forcë të re, respekt dhe vetrespekt të ri”. Për të arritur mëvetësinë ushtarake të Europës, Merz ka parasysh një rol më të madh europian brenda NATO-s sa u përket masave të demonstrimit të forcës parandaluese bërthamore. Ai tha, se ka zhvilluar bisedimet paraprake për këtë me presidentin francez Emmanuel Macron. Kryetari i partisë kristiandemokrate dhe njëkohësisht kancelar i Gjermanisë theksoi gjithashtu, se Gjermania do t’u përmbahet detyrimeve ligjore: Ndër to bën pjesë, që vendi nuk lejohet të posedojë armë të vetat bërthamore. Parandalimi bërthamor i NATO-s ndërkohë bazohet në pjesën më të madhe tek armët bërthamore të SHBA-së – të dislokuara në pjesën më të madhe në Europë – por edhe në Gjermani.

Merz: “Hendek i thellë” ndërmjet Europës dhe SHBA-së

Një alternativë tjetër përveç riorientimit kancelari nuk sheh: “Ky fillim i ri në çdo rrethanë është i duhuri”, tha ai. “Eshtë i duhur, në rast se SHBA vazhdojnë të shkëputen. Eshtë i duhur, për aq kohë sa sigurinë tonë nuk mund ta garantojmë me forcat tona. Dhe është i duhur, për të krijuar një partneritet transatlantik më të shëndetshëm.” Mosmarrëveshjet në raportet me SHBA-në Merz, i cili është vet një transatlantik i bindur, nuk deshi t’i anashkalojë në fjalimin e tij. “Ndërmjet Europës dhe SHBA-së është krijuar një hendek, një hendek i thellë”, tha ai. Merz nuk la të kuptohet, se ka shpresa për një përmirësim së shpejti. Përkundrazi ai vuri në dukje hamendësimin, se “më shpesh se përpara do të kemi mendime të ndryshme”.

Merz shpreh keqardhje për “kthimin tek politika e pushtetit”

Merz në Mynih konstatoi dallime parimore botkuptimi me SHBA-në. Situata aktuale botërore “karakterizohet nga një “kthim tek politika e pushtetit” dhe një “nevojë për udhëheqje të fortë”. “Edhe ne po marrim masat tona për një kohë të re”, tha kancelari. “Në këtë drejtim ne arrijmë në konkluzione të ndryshme nga ato të administratës në Uashington.” Në fjalimin e tij në Mynih kancelari iu referua edhe zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance, i cili në fjalimin e tij vitin e kaluar (2025) në Koncerencën e Sigurisë në Mynih kritikoi ashpër Gjermaninë dhe Europën për me gjasë kufizimin e lirisë së shprehjes së mendimit. Këto deklarata një vit më parë shkaktuan shok në Europë.

Merz në fjalën e tij u distancua qartazi nga thelbi i ideologjisë së lëvizjes MAGA (“Make America Great Again”) të frymëzuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump. “Lufta kulturore e lëvizjes MAGA nuk është lufta jonë”, tha kancelari. Më tej ai theksoi: “Liria e fjalës tek ne, merr fund kur kjo fjalë drejtohet kundër dinjitetit njerëzor dhe ligjit themelor. Ne nuk besojmë tek doganat dhe proteksionizmi, por tek tregtia e lirë. Ne u përmbahemi Marrëveshjes për Klimën dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sepse ne jemi të bindur, që: detyrat globale do t’i zgjidhim vetëm bashkarisht.”/DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 17 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 2 orësh

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.