Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

NATO dhe ne

Forum E premte, 29 Mars 2024 10:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

Në mes të vitit 1992 një delegacion i Aleancës së Atlantikut të Veriut, i kryesuar nga Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm vizitoi për herë të parë Tiranën. Në takimin me Presidentin Berisha, ku kisha privilegjin të isha i pranishëm, ky i fundit shprehu vullnetin e shtetit shqiptar dhe kërkesën zyrtare për anëtarësim në NATO. Gjysëm viti më pas Presidenti i Republikës do të vizitonte selinë e NATOs në Bruksel ku do të pritej nga Sekretari i Përgjithshëm Manfred Wörner dhe do të fliste para Këshillit të Atlantikut të Veriut; treçerek viti më pas zoti Wörner do të vizitonte Shqipërinë krahas shumë qeveritarëve të tjerë nga shtetet anëtare të Aleancës. Në këtë sfond takimi në fjalë është kollaj të harrohet. Megjithatë ai mbetet i veçantë.

Së pari sepse zyrtarizoi kundrejt NATOs një qendrim të formësuar nga Partia Demokratike gjatë viteve 1991 e 1992. Sot, në retrospektivë, kjo duket e vetëkuptueshme; por në kontekstin e izolimit politik në dekada, të tezave “as Lindje e as Perëndim por urë lidhëse me tyre” apo të sugjerimeve për një neutralitet a la zviceran, pro-atlantizmi intrazigjent i PD-së pa ekzagjeruar mund të quhet revolucionar dhe, me përvojën e deritanishme, largpamës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së dyti sepse ishte e para kërkesë zyrtare për anëtarësim e paraqitur nga një shtet ish-komunist mbas rënies së Perdes së Hekurt. Pse Shqipëria në këtë pikë ishte e para, dhe u shpreh për t’ju bashkuar NATOs më herët se, bie fjala, Polonia? Për këtë nevojitet një hulumtim krahasues. Por ky fakt i dha një besueshmëri të shtuar Shqipërisë, si prijëse në Europën Lindore e një trendi gjeopolitik e qytetërimor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Historia e deshi që anëtarësimi në NATO të arrihej 17 vjet më pas, në prill 2009; të arrihej nga e njëjta forcë politike në pushtet, Partia Demokratike, dhe nga i njëjti lider i saj, Sali Berisha.

Zgjedhja e PD dhe e Shqipërisë mund të shihet në disa prizma. Së pari NATO është një komunitet i kombeve të lira e i shteteve demokratike. Ne sapo kishim lënë pas me tmerr një regjim totalitar e të izoluar dhe kështu do të ishte mëse e natyrshme që rruga jo e shkurtër e jo e lehtë e ndërtimit të demokracisë e të shtetit ligjor të bëhej në bashkëpunim, në partneritet me këtë komunitet dhe mundësisht në gjirin e tij.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 14 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Më tej ndjenja e ribashkimit me Europën e Perëndimin, pas përvojave historike negative të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe të shekujve para pavarësisë, kaq e pranishme në sferën publike mbas dhjetorit 90, e konsideronte natyrshëm Aleancën euroatlantike si një kornizë ku mund të ndodhte ky ribashkim.

Motivi i sigurisë, raison d’être i çdo aleance, patjetër që ishte shtysë primare. Bashkimi Sovjetik, armiku historik i NATOs u shpërbë në atë kohë tok me Traktatin e Varshavës. Por në Ballkan gjatë një dekade përjetuam luftëra të përgjakshme të nisura nga Jugosllavia dhe Serbia e Milosheviçit të cilat morën fund vetëm në sajë të ndërhyrjes ushtarake të Aleancës. Dhe paqja u vendos e mbeti e qendrueshme po në sajë të Aleancës e trupave të saj në Bosnjë e në Kosovë.

Në kuptimin më të gjerë NATO është edhe referencë e produkt i rendit ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore të modeluar në radhe të parë mbi idealet humaniste të Perëndimit e të bazuara në parime e rregulla. Ky rend, i sfiduar sot nga fuqitë revizioniste si Rusia e Kina, mund të mos jetë perfekt. Por ai është më i miri që ka njohur globi dhe dukshëm superior ndaj alternativave të mundshme. Dhe Shqipëria besoj ka bërë zgjedhjen e duhur.

Por qenia anëtar në një aleancë nuk është, nuk mund të jetë, vetëm për të pëfituar prej saj. Por edhe për të kontribuar në të.

Së pari me cilësinë politike të anëtarësimit; siç vërejmë në ndonjë rast tjetër kur parti politike madhore janë kundra anëtarësimit të shtetit në një organizatë atëhere kredibiliteti i anëtarit cënohet. Shqipëia e rrezikonte këtë me bagazhin antiamerikan e antiperëndimor të Partisë së Punës e më pas të Partisë Socialiste. Por rreth mesit të viteve 90, drejtues të Forumit Rinor Eurosocialist nisën një debat që gradualisht i ndryshoi e i normalizoi pozicionet e partisë së tyre.

Së dyti me kontributet ushtarake. Shqipëria ka lënë një emër të mirë e të respektuar me trupat e saj të dërguara jashtë arealit si p. sh. në Afganistan e gjetiu. Por në mbrojtjen e arealit edhe ne si gjithë Europa gjatë 20 viteve të fundit patëm iluzionin e dividendit të paqes së përhershme; si pasojë reduktuam shpenzimet për mbrojtjen, hoqëm rekrutimin e kështu me radhë. Është zhvillim pozitiv që NATO investoi në aerodromin e Kuçovës për t’a përdorur si bazë ajrore logjistike. Por duhet të lumturohemi që askush nuk pati interes për të ndërtuar aty ndonjë resort turistik.

Sepse po të kishte interes e duke parë se çka ndodhur me bazat detare zor se do të kishim NATO në Kuçovë sepse zor se të mbetej gjë nga baza ajrore. Këtu lipset një rishikim i gjërave.

Agresioni i Rusisë putiniste kundër Ukrainës këto dy vjet ka ndryshuar paradigmat e gjithëpranuara duke sjellë në fokus të Europës ushtrinë, armatimin e gadishmërinë luftarake. Sfida mes ShBA e Kinës sugjeron që europianët të marrin më shumë pérgjegjësi në mbrojtjen e kontinentit, gjegjësisht në NATO.

Por që të mbetemi në rajonin tonë: në tre vitet e fundit Serbia vuçiçiste tre herë ka kërcënuar verbalisht Kosovën me ndërhyrje të dhunshme e njëkohësisht ka dislokuar ushtrinë në kufirin kosovar. Sipas të përjavshmes Time para disa javësh zbulimi amerikan kishte konkluduar në njërin rast se synimi i Beogradit ishte të marshonin në Kosovë të paktën deri në lumin Ibër.

Dhe për të zmbrapsur Vuçiçin u desh jo vetëm të përforcohej KFORi me trupa shtesë por edhe të ekspozoheshin publikisht në media informacionet mbi sulmin potencial. Këto raste janë shkelje të rënda të Kartës së Kombeve të Bashkuara e të detyrimeve të OSBE-së nga Serbia. Kur mendon se kjo është sjellja e një shteti kandidat për në BE kundrejt një tjetër shteti kandidat atëhere fatkeqsisht nuk mundet të mos vëresh nuancat qesharake që merr ky proces i rëndësishëm.

Ky incident e të tjerë si ai dëftejnë se Serbia e sotme me orientimin e saj revanshist në rajon (bëhet fjalë edhe për Bosnjën e Malin e Zi përveç Kosovës) dhe me miqësinë e bashkëpunimin e pandërprerë me rivalët e armiqtë e NATOs (p.sh. refuzimi i sanksioneve europiane kundër Rusisë megjithë detyrimin traktator) përbën jo vetëm problem politik por edhe kërcënim sigurie. Prandaj NATO në rajon me zgjerimin përmes anëtarësimit e me prezencën ushtarake është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme. Thënë kjo lipset të shtojmë se jo gjithmonë reagimi ndaj provokimit ka qenë i duhur. Le të kujtojmë këtu se mbas kidnapimit të tre policëve kosovarë në kufi dënimi ishte verbal dhe pa pasojat që do të duhej të kishte.

Po këtu duhet shtuar se ka një iluzion ndër diplomatët në Bruksel e Washington, të cilët merren me Serbinë e dialogun Prishtinë-Beograd se me appeasement apo llastimin e Vuçiçit do të fusin Serbinë në orbitën perëndimore. Faktet tregojnë të kundërtën. Është meritë e Partisë Demokratike në opozitë që me qartëpamësi e konsistencë në këto vite ka kundështuar nismat rajonale të padobishme e problematike si dhe sjelljet kundërproduktive ndaj Serbisë nga ana e qeverisë e faktorëve të tjerë.

Duke treguar kështu koherencë me vlerat e parimet e misionit të vet që nga koha e themelimit mëse tre dekada më parë.

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 16 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 32 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 33 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 41 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.