Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:05 Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u vra në oborrin e banesës në Fier, ndërsa nipi i tij mbeti i plagosur; policia po…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

NATO, familja e kombeve të lira

Forum E enjte, 23 Shtator 2021 16:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jens Stoltenberg*

Gjithkujt i kujtohet momenti që përkufizon brezin të cilit i përket. Ai momenti, “ku ishe ti kur ndodhi”. Për brezin tim, pa dyshim, ky moment ka qenë rënia e murit të Berlinit.

Të gjithë ne i kemi ndër sy imazhet emblematikë të qytetarëve të Berlinit teksa shembnin murin, në kuptimin e parë të fjalës, me daltë e çekiç. Apo duart që zgjateshin për të ndihmuar miqtë dhe fqinjët që të kapërcenin murin, për të zhdukur hendekun që i kishte ndarë familjet për gati tri dekada.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa kjo ngjarje u bë simbol i një brezi, filizat e lirisë dhe demokracisë kishin filluar të lulëzonin në Evropën Qendrore dhe Lindore, shumë kohë më parë, përmes protestave paqësore, lëvizjeve popullore dhe trimërisë së shumë burrave dhe grave.

Viti 1989 qe një kohë ndryshimi mbresëlënës. Komunizmit po i shembej toka nën këmbë. Po hapeshin tregjet dhe ekonomitë. Dhe çarmatimi bërthamor bëri që të gjithë të ndiheshim më të sigurt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ishte vërtet triumfi i lirisë dhe bashkëpunimit mbi represionin dhe përplasjet.

Këtë vit, ne nuk po festojmë vetëm shtatëdhjetë vjetorin e themelimit të NATO-s. Ne jemi gjithashtu krenarë që, bashkë me disa aleatë, po festojmë disa arritje domethënëse. U bënë 20 vjet që Republika çeke, Hungaria dhe Polonia, 15 vjet që Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia e Sllovenia dhe 10 vjet që Shqipëria dhe Kroacia, përcaktuan fatin e tyre. Këto shtete vendosën t’i bashkoheshin familjes së cilës me të drejtë i përkisnin: Familjes së NATO-s. Familja e kombeve të lira, ekonomive në lulëzim, aleatëve të qëndrueshëm. Kjo rrugë jo gjithnjë ka qenë e lehtë. Duhej kurajë, vizion dhe vendosmëri politike për zbatimin e reformave të vështira dhe kapërcimin e dasive historike.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 49 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51

Qasja “e dyerve të hapura” u mishërua në traktatin themelues të NATO-s, Traktatin e Uashingtonit. Dhe ka mbetur e pandryshuar gjatë këtyre shtatëdhjetë viteve. Kjo qasje bazohet në të drejtën e çdo shteti për të zgjedhur rrugën e vet, lirisht e pa ndërhyrje. Pavarësisht përmasave të fqinjëve të tyre.

Për të gjithë aleatët – të vjetër e të rinj – kjo qasje ka sjellë më shumë stabilitet dhe begati, aftësi dhe perspektiva të reja, kontribute të mëtejshme ndaj misioneve dhe operacioneve tona të përbashkëta dhe ka sjellë si rezultat që një numër edhe më i madh aleatësh, të qëndrojnë krah për krah dhe të mbrojnë njëri-tjetrin.

Ky angazhim i hekurt dhe ky komunitet unik i shteteve të lira, na bën aleancën më të suksesshme në histori. Së bashku përbëjmë gjysmën e fuqisë ekonomike dhe ushtarake të botës. Kjo fuqi materializohet në shifra dhe larmishmëri.

Që prej krijimit, NATO është zgjeruar më shumë se dyfish, nga 12 anëtarë themelues, në 30 aleatë së shpejti.

Gjatë mandatit tim si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, hapëm me kënaqësi dyert për anëtarësimin e Malit të Zi, në vitin 2017 dhe për Maqedoninë e Veriut, që është ftuar në tryezën tonë në fillim të këtij viti.

Dyert e NATO-s mbeten të hapura. Po vazhdojmë punën me tri vende kandidate: Bosnjë-Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, për t’i sjellë më pranë.

NATO nuk ka qenë thjesht e vetëm një mburojë mbrojtëse, por, simbol shprese, nxitëse reformash dhe një hap parësor i domosdoshëm drejt integrimit në komunitetin më të gjerë evropian dhe ndërkombëtar.

Aleancat nuk përbëjnë pengesë për  shtetet e fuqishme dhe të pavarura. NATO ekziston pikërisht për të siguruar lirinë dhe begatinë që të mund të prosperojnë vendet dhe popujt sovranë.

Ndërsa tashmë, në vitin 2019, bota është shumë e ndryshme nga ajo që ka qenë në vitin 1989 dhe kur shumëkush shpreh shqetësimin për fuqinë e institucioneve dhe partneriteteve ndërkombëtare, NATO mbetet jo vetëm një forcë për ndryshim pozitiv, por edhe një bazë për stabilitet.

*Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 3 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 5 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO
Para 6 minutash

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampionatit
Para 7 minutash

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampio...

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.