Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:14 Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer Nga Plarent Ndreca- Të nderuar miq, Të dashur socialistë, Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ketë kuptuar se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndjesë, në gjunjë dhe gjithmonë!

Forum E mërkurë, 22 Shtator 2021 17:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli – Ne shqiptarët kemi një raport të veçantë me festat. Ne vazhdojmë të bashkëjetojmë me ngutin për t’i nxjerrë ditës së pushimit zyrtar në kalendar gjithë dembelizmin otoman që na është bërë shprehi dhe gjithë rehatinë mesdhetare që e kemi tatoo në AND-në tonë. E para, një dhuratë që kemi trashëguar nga një bashkëjetesë e gjatë me ish-perandorinë me çerek hëne në flamur dhe e dyta, nga përgjumja që sjell dielli i fortë.

Ditët e festës në Shqipëri, të gjithë ndjehen nën komandën e zakonit, nën pushtetin e hallit se çfarë do të thotë fqinji dhe në detyrimin për të bërë atë që bën edhe tjetri; edhe të zgjedhin dhurata, edhe të luajnë rolin e njeriut që qesh nga lumturia!

Askush, as nuk e vë re dhe as nuk ja merr për të keq hipokrizisë që i sheh të gjithë të bashkuar nën marshin e pandalshëm të hipokrizisë njerëzore.

Në festa, ne shqiptarët bëhemi më të mirë! Më i mirë është edhe një burrë që dridhet frikërisht nga eprori i vet në mëngjez, por trimërohet duke rrahur gruan në darkë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më i mirë është edhe ai që braktis prindërit apo harron nënën. Madje edhe ai tipi që i pështyn qiellit, i bindur se çfarë nxjerr nga goja nuk do të zbresë kurrë në tokë, në Tetë Mars ndjen detyrimin që të bëhet njeri më i mirë! Të gjithë nënshtrohen përballë traditës, sepse vazhdon pa prerë tradita me lule, me parfume, me rradhë për ar e diamantë tek Piro DuarArti apo dhe me para të thata në xhep si dhuratë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fatmirësisht Tetë Marsi nuk është festë. Nuk është as hipokrizia e njerëzve me pushtet që prodhojnë keqardhje televizive për gra të dhunuara e të munduara, që i gjejnë në burgje apo në familje të këputura nga varfëria.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 2 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 57 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Nuk është as harbimi mashkullor me stripistë burra, me alkool dhe epsh pa fantazi i ca grave të tjera që u ka ecur mbroth në jetë. Nuk është as protestë dhe dhunë kundër dhunës; nuk është as #me too” dhe #ti nuk je “alone”! Nuk është as kolovajze gërvishtëse për burra që sillen si gra që shesin trupin për palo burra dhe as për gra që trembin burrat si hudhrat vampirët.

Është diçka krejt tjetër dhe krejt përtej kësaj pritshmërie. Eshtë momenti për të kuptuar se revanshi i egër mashkullor i nja dy mijë e kusur vjetëve patriarkat, është një hakmarrje banale dhe e pavlerë përballë dhjetra mijëra vjetëve të tjerë, kur vërtet bota nuk ishte më e mirë, por ishte së paku më e vërtetë dhe e drejtë. Sepse drejtohej nga instikti i pastër njerëzor dhe gratë. Për këto dhe shumë arsye të tjera që një burrë nuk mund t’i kuptojë dot për shkak të limiteve të inteligjencës që i vendos përkatësia gjinore, Tetë Marsi duhet të jetë edhe kësaj here një ditë burrash në një botë grash: me burra që duhet të festojnë në vetmi e heshtje dhe ditë që duhet festuar në heshtje dhe në vetmi.

Kështu duhet të ndodhë në një ditë si Tetë Marsi dhe në 364 ditët e tjera të vitit që mbeten. Me një akt vetësakrifikimi që duhet bërë në qetësi e me respekt të thellë. Njëlloj si hyrja në kishë apo në xhami. Në një ditë si kjo dhe gjithë ditët e tjera të vitit që mbeten, çdo burrë duhet të bjerë në gjunjë dhe të kërkojë ndjesë! Edhe nëse nuk ka bërë asgjë! Edhe nëse është tërësisht i pafajshëm ai duhet ta kërkojë ndjesën në gjunjë. Dikush tjetër, një burrë si ai, me siguri ka gabuar përballë një gruaje. Dhe ai, edhe besimtari në Zot, edhe skeptiku që nuk njeh Zotin, duhet të kërkojë ndjesë edhe për atë! Ndjesë sepse është burrë! Burrë në një botë të papërkryer! Që është edhe e ligë sepse nuk është botë grash!

Javanews.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer
Para 2 minutash

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Para 3 minutash

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 11 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 13 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.