Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ne mundemi…

Forum E hënë, 27 Korrik 2020 14:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mimoza Hafizi

Falenderoj gjithkënd që me diskutimet e propozimet u bë pjesë e alternativës sime për Rektore të UT!
Institucioni ynë ndodhet në periudhën më të vështirë të historisë së vet, i shtyrë në një rrugë pa krye nga njerëz dhe grupe abuzive. Kjo situatë më thirri në këtë garë, për të qëmtuar e gjetur bashkërisht çdo argument pozitiv a optimist, në amullinë, mosbesimin e pesimizmin që na ka zënë.
Po, MUNDET që universiteti ynë të jetë ndryshe. Të na krijojë kushte më të mira pune, të shpërblejë me paga më të larta, të frymëzojë punën cilësore në auditor, programe më të dobishme studimi e diploma më të mira për studentët tanë, të mbështesë kërkimin shkencor me fonde individuale për secilin, me financime projektesh pa procedura penguese burokratike, të lehtësojë pjesëmarrjen tonë në projekte kombëtare e ndërkombëtare, t’i çelë rrugën e karrierës pedagogëve të rinj, të nxisë çdo nismë që sjell të ardhura e krijon impakt e imazh në shoqëri. Universiteti ynë mund të jetë vendi ku gjithësecili të ndihet krijues e kërkues, i lirë në akademizmin e vet, i pakërcënuar në vendin e punës, i pandrydhur nga diktati i pushtetit të shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme.
Është e PAMUNDUR që një frymë të tillë ta sjellin autorët e gjendjes ku ndodhemi sot, e as bashkëpunëtorët e tyre. Ata veçse po riciklojnë veten zgjedhje pas zgjedhjesh, me moton “mbreti vdiq, rroftë mbreti”, duke ëndërruar të sundojnë brez pas brezi në një terren që nuk është i tyri, por është prona jonë e përbashkët. Ata bëjnë programe e premtime, por kurrë nuk japin llogari. Zihen e përplasen në mbledhje hermetike, por asnjëherë nuk bëjnë transparencë përballë pedagogëve, departamenteve, asambleve të fakuteteve. Çfarë vlere ka sjellë senati, ku ata sunduan e bllokuan jetën universitare? Cilat ishin strategjitë e tyre për programet, shkollat doktorale, hapësirat virtuale digjitale, revistat, tekstet, projektet shkencore, përmirësimin e të ardhurave e kushteve tona të punës? Asnjë! Paligjshmëria, sherret e bllokimet kanë qenë inovacioni më i madh që i sollën jetës sonë universitare.
Bashkë me të gjithë ata që mbajnë peshën e këtij universiteti, UNË MUNDEM!
Përmes një qeverisjeje në shërbim të çdo pedagogu e studenti, e jo të interesave meskine, një qeverisjeje të decentralizuar, me kompetenca për personelin akademik, respektuese ndaj ligjit, transparente e pranë pedagogëve, departamenteve, asambleve, larg çdo ndikimi politik, vizionare e dashamirëse për të sjellë unitet, mirëkuptim e bashkëpunim.
MUNDEM me të gjithë përkushtimin tim, energjinë, dijen, përvojën e gjatë akademike, lidhjen e ngushtë me qendrat kërkimore ndërkombëtare, ndershmërinë profesionale e shkencore, integritetin moral dhe lirinë e plotë nga çdo klan apo grup interesash të pandershme.
Së bashku Ne MUNDEMI e do t’i japim vlera dhe dinjitet universitetit tonë. Ky është dinjiteti dhe përgjegjësia e secilit prej nesh.
E gjithë shoqëria arsimdashëse shqiptare i ka sytë tek Universiteti i Tiranës.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 39 minutash
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Mimoza Hafizi, kandidate për Rektore e Universitetit të Tiranës

Etiketat e lidhura

kandidatemimoza hafizi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 7 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 17 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 17 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 20 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.