Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 10:29 BE shqyrton tre kapituj të negociatave me Shqipërinë Shqipëria do të jetë në axhendën e diskutimeve të Bashkimit Evropian këtë të premte, më 13 nëntor 2026, në kuadër të procesit të negociatave…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një ligj që cenon të drejtën e lirisë së shprehjes

Forum E mërkurë, 15 Janar 2020 14:35
Një ligj që cenon të drejtën e lirisë së shprehjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Haris Vongli –

Ndërsa bota zhvillon Inteligjencën Artificiale e duartroket sukseset e arritura në fushën e robotikës, lëvizjet masive në mbrojtje të mjedisit dhe arritjet më të fundit të shkencës e letërsisë në perëndim e më gjerë, Shqipëria, nga njëra anë, përpëlitet nën presionin e ligjeve klienteliste monopartiake që cenojnë në përgjithësi të drejtat e çdo qytetari shqiptar e në veçanti, në rastin në fjalë, të drejtën e lirisë së shprehjes. Nga ana tjetër kemi një qëndrim të Presidentit të Republikës, qëndrim i cili në gjykimin tim është jo vetëm kopetencë kushtetuese e kreut të shtetit por edhe i drejtë, pasi miratimi i dispozitave ligjore përkatëse, nismë kjo e Këshillit të Ministrave, në thelb përmban elementë censurues të drejtpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias. Në fakt aktorë që ndihen të cënuar drejtpërsëdrejti nga ligji më i fundit në fushën e medias, siç janë gazetarët, shoqëria civile dhe opozita e vendit, e kanë kundërshtuar atë fill pas bërjes publike të një tjetër aksioni politik që shkel themelet e një shoqërie të lirë e demokratike.

Anglia e ka ligjitimuar të drejtën e shprehjes që në vitin 1689, për mos harruar britaniken “Magna Charta Libertatum”, marrëveshjen e parë të shkruar mbi të drejtat e njeriut të vitit 1215. Ishin anglezët ata që shkëputën liritë individuale nga shtetësia. Franca, gjatë revolucionit francez, nëpërmjet Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve, në vitin 1789, e ka specifikuar se e drejta e shprehjes është e detyrueshme me ligj. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, amendamenti i parë i krijuar në mbrojtje të lirisë së shprehjes, daton në vitin 1791. Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, i miratuar në vitin 1948, thotë: “Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjesë gjë që nënkupton të drejtën për të mos u prekur për shkak të opinioneve të tij, si dhe të drejtën për të kërkuar, për të marrë dhe për të përhapur informata dhe ide me çfarëdo mjeti të mundshëm dhe pavarësisht nga kufijtë.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në përfundim të shqyrtimit të ligjit nr. 91/2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, Presidenti i Republikës, ka vlerësuar se një pjesë e dispozitave të këtij ligji, nëpërmjet të cilave synohet krijimi i bazës së plotë ligjore për të përmirësuar mbikqyrjen objektive të shërbimit të medias audio-vizive dhe formalizimi nëpërmjet rregjistrimit të ofruesve të shërbime të publikimeve elektronike on-line (OSHPE), janë një hap me tendencë pozitive. Por nga ana tjetër, disa dispozita të tij, konkretisht nenet 14, 15, 29, 3, janë në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit. Këto parime themelore jo pak herë janë dhunuar për t’i ardhur në ndihmë një dore të vogël përfituesish, kryesisht larmadhërive. Ky ligj, padyshim që shkel dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit. Disa dispozita të ligjit “antishpifje”, nuk janë aspak në harmoni me Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim. Për më tepër, dispozitat e propozuara bien ndesh me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duhet bërë fare e qartë se, siç e thekson edhe Presidenti i Republikës, hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë, për shkak të trysnisë së aplikimit pa kriter dhe subjektiv të masave ndëshkuese dhe shproporcionale që parashikon ligji i miratuar.

Është mëse e kuptueshme, për trazirat politike, ekonomike e sociale në të cilat ndodhet Shqipëria sot, që paketa “antishpifje” është në fakt një sqepar për mendjet që flasin, shkruajnë, ankohen, kallëzojnë, denoncojnë dhe ngrenë zërin kundër çdo padrejtësie, çdo lloj politikani, çdo lloj pushteti e çdo qytetari fuqiplotë. Kushtetuta, ligji dhe të drejtat janë padyshim subjekt kontrolli e censure të panevojshme për një vend demokratik. Dhe s’do shumë mend të kuptosh se instalimi i diktaturës, me çdo formë të mundhsme, nuk ia hap aspak rrugën Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Censura u duhet vendosur atyre që e prodhojnë atë vend e pavend; duket disi e pamundur, por nuk është e paarritshme.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Etiketat e lidhura

Haris Vongli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

BE shqyrton tre kapituj të negociatave me Shqipërinë
Para 5 minutash

BE shqyrton tre kapituj të negociatave me Shqipërinë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Para 28 minutash

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja
Para 30 minutash

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë
Para 31 minutash

Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 11 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 16 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 11 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 19 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.