Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 11:06 Harry Kane e “gdhin” duke festuar me miqtë dhe familjen fitimin e Topit të Artë Sulmuesi anglez e festoi triumfin me familjen dhe miqtë, vetëm pak orë pasi u shpall futbollisti më i mirë në botë për vitin 2026.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një vit i mallkuar për t’u harruar

Forum E mërkurë, 31 Dhjetor 2025 13:19
Një vit i mallkuar për t’u harruar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kreshnik Spahiu

“Nuk ka vite për t’u jetuar dy herë; disa janë bërë vetëm që të lihen pas”— shkruante dikur Albert Camus, La Peste (Murtaja)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

26 Tetor 2026, 10:31
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

26 Tetor 2026, 10:21
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

26 Tetor 2026, 09:28

Ndoshta vërtet viti 2025 ishte bërë për t’u lënë pas dhe ndoshta për t’u harruar. Ka periudha në jetën e njeriut që nuk jetohen, por vetëm durohen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
  1. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit të errët, plot drama dhe pa shpresë.

Viti që kaluam ishte një faqe e zezë në sytë e miliona turistëve që nuk do të rikthehen më:

në pirgjet e plehrave,

në bregdetin me fekale,

në kazanët që digjen,

në rrugët me qen dhe mace endacake,

në autostradat me shoferë të çmendur,

në shtetin pa trena dhe pa transport publik,

në hotelet me çmime pa logjikë,

në pluhurin që mbyt çdo gjallesë,

në kafenetë ku shiten pordhë.

  1. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit plot baltë dhe njolla në imazhin ndërkombëtar.

Çdo bandë apo grup trafikantësh ndërkombëtarë që arrestohej në Europë apo Amerikën Latine, pothuajse gjithmonë kishte mes tyre emra shqiptarë. Aq shumë janë përfshirë shqiptarët në krime, sa duket sikur jemi një popull prej 3 miliardë banorësh dhe jo 3 milionë.

Aq poshtë ka rënë imazhi ynë si shqiptarë, sa në dhjetëra filma të Hollywood-it apo Netflix-it, skenarët kanë si protagonistë trafikantë droge shqiptarë.

  1. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit mjerimi dhe varfërie. Shqiptarët kishin këtë vit pagat më të ulëta në Europë, por me çmimet më të larta se në BE.

Çmimet e larta të ushqimeve në supermarkete nuk krahasohen me çmimet e ulëta të supermarketeve europiane si “Aldi”, “Lidl”, “Penny”.

Çmimet e pasurive të paluajtshme këtë vit kaluan çdo normë tregu, duke e bërë Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe disa qytete të tjera të papërballueshme.

  1. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit pa siguri për shëndetin dhe jetën.

Dyndja e emigracionit nuk po ndodh vetëm nga papunësia, por edhe nga pasiguria.

Në spitalet shqiptare hyn i gjallë dhe del i vdekur.

Në një kohë kur mijëra emigrantë europiano-lindorë po rikthehen në Poloni, Hungari, Kroaci, Rumani e Bullgari, sepse Perëndimi po kalon krizë, kjo nuk ndodh me shqiptarët.

Edhe ata pak emigrantë shqiptarë që kanë tentuar të rikthehen janë zhgënjyer, sepse me kursimet e tyre në Shqipëri nuk mund të blesh më asgjë dhe nuk mjaftojnë për të hapur biznes.

Më lirë blen një shtëpi në Spanjë sesa në Sarandë apo Vlorë.

  1. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan edhe një zhgënjim të madh me votën e tyre.

Mijëra shqiptarë votuan socialistët, por brenda pak muajsh kuptuan se në çezmat e tyre nuk ka ujë, ndërsa socialistët pinë verë franceze të vitit 1913, me 33 mijë euro shishja, në vitin kur u copëtua Shqipëria.

Zhgënjimi nuk vjen nga dy apo tre persona, por nga i gjithë pushteti, i cili nuk po reflekton as pas qindra arrestimeve.

Viti 2025 do të mbahet mend si viti i korrupsionit shekullor, me shifra që as të huajt nuk i kishin imagjinuar.

  1. Viti që kaluam ishte i turpshëm edhe për Kosovën, e cila për 11 muaj nuk arriti të krijojë as parlament dhe as qeveri.

As në kohën e pushtimit serb, kur Rugova mblidhte Kuvendin në ilegalitet, nuk kishte ndodhur që parlamenti të dështonte 63 herë për të zgjedhur një kryetar apo kryeministër.

Urrejtja, mllefi, spiunazhi dhe egoizmi e larguan Kosovën dhe Shqipërinë nga njëra-tjetra si kurrë më parë.

Viti i mbrapshtë i atyre që ideuan “kombin kosovar” kundër atij shqiptar, mos u ktheftë më për shqiptarët.

Shumë shqiptarë kanë humbur të afërmit.

Shumë shqiptarë humbën punën apo biznesin.

Shumë shqiptarë humbën shpresën.

Zoti krijoi në një ditë kujtesën dhe harresën.

Ndoshta viti që lamë pas duhet harruar…

Kurrë mos e pafsha Shqipërinë dhe shqiptarët si në vitin 2025.

Gabriel García Márquez shkruante te Njëqind vjet vetmi:

“E shkuara është një barrë që duhet lënë pas, përndryshe e ardhmja nuk gjen vend të vijë.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane e “gdhin” duke festuar me miqtë dhe familjen fitimin e Topit të Artë
Para 8 minutash

Harry Kane e “gdhin” duke festuar me miqtë dhe familjen fititimin e Topit të Artë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali
Para 9 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali

Kane fitoi “Topin e Artë”, por gazetari shqiptar e votoi në vendin e 7-të
Para 20 minutash

Kane fitoi “Topin e Artë”, por gazetari shqiptar e votoi në vendin e 7-të

Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues të Policisë
Para 27 minutash

Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues të Policisë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 20 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 4 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 13 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.