Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Njohje e Kosovës, brenda kufijve të sotëm

Forum E hënë, 20 Shtator 2021 09:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Harry BAJRAKTARI
Illyria- New York

Për Kosovën nuk është i pranueshëm asnjë opsion tjetër, përveç njohjes reciproke brenda kufijve të sotëm

Gjatë këtij viti, edhe pse nuk ka një datë të caktuar, pritet të përfundojnë bisedimet e stërzgjatura mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve me ndërmjetësimin e Bashkësisë evropiane. Në këto bisedime ka nevojë për një qartësi strikte, se çka mund të negociohet e çka jo me Serbinë. Delegacioni i Kosovës, i cili mori votat e parlamentit, ka obligim shtetëror të reagojë ashpër ndaj ideve dhe tezave të përfolura, ngado që vijnë ato, brenda apo jashtë, që janë në kundërshtim me Kushtetutën,

– si ndarja e Kosovës,

-shkëmbimi i territoreve,

-korrigjimi i kufijve dhe ndaj ndonjë ideje tjetër që dëmton pavarësinë dhe sovranitetin territorial të saj.

Një veprim i tillë çon në destabilizim jo vetëm të vendit tonë, por edhe të Rajonit. Ndarja e Kosovës, është tezë e vjetër serbe, që është përsëritur shumë herë dhe po tentohet të futet edhe në këto bisedime në Bruksel. Ekipi ynë negociues duhet të vendosë vijat e kuqe dhe nga tavolina e bisedimeve të përjashtojë të gjitha këto tendenca të rrezikshme për Kosovën. Kosova me Serbinë mund të bisedojë vetëm për njohjet reciproke si dy vende fqinje, të pavarura dhe sovrane. Vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdohen bisedimet, ku në fund të tyre duhet të bëhet njohja mes Prishtinës dhe Beogradit. Kosova ka kufijtë e vet të definuar dhe të njohur ndërkombtarisht prej shumicës së shteteve të botës, e në mesin e tyre të SHBA dhe të shumicës së vendeve të Bashkësisë Evropiane. Kufijtë e saj janë të përcaktuar me Kushtetutë dhe janë të paprekshëm. Nen 1 i Kushtetutës thotë: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm”. Çdo shtet në botë, i mbron kufijtë e vet në bazë të Kushtetutës dhe për ne kufijtë janë të shenjtë dhe të pacenueshëm. Për këta kufij është bërë sakrificë e madhe e popullit tonë për shumë kohë, e sidomos në luftën e fundit, për të hequr zgjedhën robëruese serbe.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 53 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kanë rënë shumë dëshmorë, janë masakruar njerëz të pafajshëm të të gjitha moshave, një numër i madh i tyre edhe sot nuk dihet se ku i hodhi ushtria dhe policia serbe. Historia e këtyre kufijve është e dhimbshme dhe e prekshme, prandaj, askush nuk ka të drejtë të luajë me ta, kushdo qoftë ai, apo kushdo qofshin ata, jashtë apo brenda. Kjo çështje ka marrë fund në qershorin e vitit 1999. Këta kufij sot i ruajnë forcat e NATO-s, aleatët tanë me të cilët e fituam lirinë dhe pavarësinë. Tash kemi edhe ushtrinë tonë, e cila gradualisht do të ngrejë kapacitetet e saj në mbrojtje dhe do të jetë faktor paqeje në Rajon. Sa i përket problemit të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, që kanë mbetur jashtë territorit të Kosovës, politika shqiptare duhet të angazhohet dhe të bëjë presion të vazhdueshëm te Bashkësia ndërkombëtare që ata t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që i kanë sot serbët dhe pakicat tjera që jetojnë në Kosovë. Obligim i ynë shtetëror mbetet ta ruajmë vendin nga armiqtë tradicionalë, ta forcojmë demokracinë dhe, ajo çka është e rëndësishme, të bëhemi pjesë e NATO-s, të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik, të krijojmë kushte më të mira për jetë të qytetarëve dhe të ecim drejt integrimit dhe bashkimit evropian. Bisedimet në Bruksel kanë kuptim vetëm, nëse ato përfundojnë me njohje mes Kosovës dhe Serbisë, brenda këtyre kufijve dhe Kosova të marrë ulësen e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në të kundërtën do të jetë humbje kohe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës “Illyria”

New York
14 janar 2019

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 5 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 14 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 20 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 36 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.