Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

OKB: 80 vjet nga dita e formimit të organizatës ndërkombëtare universale

Forum E mërkurë, 25 Qershor 2025 12:22
OKB: 80 vjet nga dita e formimit të organizatës ndërkombëtare universale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Artikull i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.A.Zaytsev, me rastin e 80-vjetorit të formimit të OKB-së

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 21 orësh
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 21 orësh
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 22 orësh

80 vjet më parë, më 26 qershor 1945, u nënshkrua Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky ishte rezultati kryesor i Konferencës së San Franciskos (prill-qershor 1945, SHBA), puna e së cilës kishte për qëllim zhvillimin e parimeve dhe strukturës së Organizatës së ardhshme Botërore. Dokumenti themelor ndërkombëtar, i cili në një formë detyruese vendosi parimet dhe normat themelore të sjelljes së shteteve në arenën botërore, rregulloi marrëdhëniet midis shteteve, aktivitetet e organeve të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare të përfshira në sistemin e saj, u mbështet nga 50 vende pjesëmarrëse në Konferencë, përfshirë BRSS-në, si dhe Republikën Sovjetike Socialiste të Ukrainës dhe Republikën Sovjetike Socialiste të Bjellorusisë që ishin pjesë e tij. Në emër të Bashkimit Sovjetik, Karta u nënshkrua nga Ambasadori i BRSS-së në SHBA A.A.Gromyko.
Krijimi i Kombeve të Bashkuara u bë i mundur falë Fitores në Luftën e Dytë Botërore, e cila u arrit me koston e bëmës së paparë të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe dhe miliona jetëve të qytetarëve të BRSS-së, si dhe shteteve të tjera që iu bashkuan koalicionit antihitlerian për të luftuar nazizmin dhe fashizmin.
Bashkimi Sovjetik, pasardhësi ligjor i të cilit është sot Rusia, dha një kontribut kryesor në hedhjen e themeleve të Organizatës Botërore. Pikërisht në Konferencën e Moskës të Ministrave të Punëve të Jashtme të BRSS-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe (Vyacheslav Molotov, Cordell Hull dhe Anthony Eden) në vjeshtën e 1943 u nënshkrua dokumenti i parë për krijimin në kohën më të shkurtër të mundshme të një organizate ndërkombëtare, që do të mbronte brezat e ardhshëm nga një konflikt tjetër global.
Marrëveshja përfundimtare për krijimin e OKB-së u arrit gjatë Konferencës së Jaltës me pjesëmarrjen e udhëheqësve të tre vendeve të koalicionit anti-hitlerian – Josif Stalin, Franklin Roosevelt dhe Winston Churchill, e cila u zhvillua në Krime nga 4 deri më 11 shkurt 1945. U ra dakord që aktiviteti i Organizatës Botërore do të bazohej në parimin e unanimitetit të fuqive të mëdha – anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të cilët fituan të drejtën e vetos.
Më vonë, nën rolin udhëheqës të palës sovjetike, ideja e krijimit të OKB-së u përmirësua dhe përfundimisht u realizua gjatë Konferencës së lartpërmendur të San Franciskos të vitit 1945. Një pjesë aktive në punën e saj mori delegacioni i BRSS, ndër arritjet kryesore të të cilit ishte përfshirja në Kartën e ardhshme të OKB-së e dispozitave mbi nevojën për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare me mjete paqësore, si dhe të procedurës së votimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të bashkërënduar që në Konferencën e Jaltës. BRSS, së bashku me fuqitë e tjera fitimtare në Luftën e Dytë Botërore – Britaninë e Madhe, Kinën, SHBA-të dhe Francën – u bë një nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organit që mban përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, vendimet e të cilit janë të detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare të Organizatës.
Karta e OKB-së, e nënshkruar më 26 qershor 1945, fiksoi normat themelore ligjore ndërkombëtare që formuan kodin e sjelljes për shtetet në arenën botërore. Para së gjithash, bëhet fjalë për barazinë sovrane të shteteve, mosndërhyrjen në punët e tyre të brendshme, të drejtat e barabarta dhe vetëvendosjen e popujve, detyrimin për të zbatuar vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për të forcuar OKB-në si një qendër për koordinimin e veprimeve.
Vendimet e miratuara 80 vjet më parë në konferencën e San Franciskos demonstruan unitetin e komunitetit botëror në dëshirën e tij për të shpëtuar brezat e ardhshëm nga fatkeqësitë e luftës dhe konflikteve globale, duke hedhur themelet për një sistem të ri, më të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare – sistemin e Jalta-Potsdam-it. Te Organizata Botërore, njerëzimi gjeti, për nga legjitimiteti dhe përfaqësimi i saj, një platformë unikenegociuese. U krijua një bazë e qëndrueshme institucionale për vendosjen e bashkëpunimit të barabartë shumëpalësh në interes të zgjidhjes së një game të gjerë problemesh që lidhen me ruajtjen e paqes dhe sigurisë, garantimin e zhvillimit progresiv social dhe ekonomik dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Më lejoni t’ju kujtoj se pikërisht në OKB, me rolin kyç të vendit tonë, u morën vendime historike që hodhën themelet për formimin e një rendi botëror shumëpolar, të drejtë dhe demokratik. Një nga shembujt është miratimi në 1960 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me iniciativën e BRSS-së, i Deklaratës për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonialë. Dhjetëra territore, të cilat më parë ndodheshin nën zgjedhën e metropoleve, fituan një shans për të ndërtuar shtetësinë e tyre dhe për t’u zhvilluar në mënyrë të pavarur. Me kalimin e dekadave, disa nga ish-kolonitë kanë arritur një përparim të konsiderueshëm, duke pretenduar tashmërolin e qendrave të fuqisë në një botë shumëpolare.
Sot Rusia vazhdon të marrë pjesë aktive në punën e OKB-së, në drejtimet politike, ekonomike e sociale, humanitare, mjedisore dhe jep një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për të nxitur zhvillimin ndërkombëtar. Kështu, vendi ynëështë një nga donatorët më të mëdhenj tëProgramit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, duke mbështetur punën e tij në shumë vende të botës. Që nga viti 2003 Qeveria e Rusisë ka ndarë më shumë se 430 milionë dollarë në mbështetje të misioneve humanitare dhe projekteve të zhvillimit tëWFP-së.
Gjatë 80 viteve të historisë së saj, OKB-ja ka përjetuar shumëperiudha të vështira. Por, edhe gjatë Luftës së Ftohtë shtetet themeluese ditën të gjenin kompromise dhe të punonin së bashku për të gjetur përgjigje për sfidat dhe kërcënimet globale. “Momenti njëpolar” në marrëdhëniet ndërkombëtare në vitet 1990 ndikoi negativisht nëpozicionet e OKB-së. Pas shpërbërjes së BRSS-së “Perëndimi kolektiv” e konsideroi veten fitues tëLuftës së Ftohtë, mori rolin e arbitrit të fateve të të gjithë njerëzimit dhe filloi të injoronte gjithnjë e më shumë trashëgiminë e etërve themelues të OKB-së, duke marrënjë kurs për të zëvendësuar Kartën e Organizatës Botërore me një “rend të bazuar nërregulla”, pa qenë e qartë nga kush të hartuara dhe të miratuara. Në thelb, bëhej fjalë për një politikë të standarteve të dyfishta, e cila në fund u shndërrua në një seri operacionesh ushtarake të Perëndimit kundër shteteve sovrane, nënjëzgjerim tëvazhdueshëmtë NATO-s në Lindje me injorimin e plotë të interesave të vendeve të tjera në fushën e sigurisë, në një politikë të sanksioneve të paligjshme, shkatërrimin e Traktatit ABM, Traktatit INF, Traktatit për Qiejt e Hapur, Traktatitpër Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE), që garantuan për disa dekada një stabilitet global strategjik.
Sot, shohim vazhdimisht se si vendet perëndimore keqpërdorin platformat e OKB-së për të hartuar axhendën e tyre, larg problemeve reale botërore, përpiqen të vënë nën kontrollin e tyreOrganizatën Botërore. Po në këtë drejtim vërehet një shpërfillje e rregullt e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të detyrueshme për zbatim, si edhe një “privatizim” i Sekretariatit të OKB-së, shumë prej përfaqësuesve të të cilit ndjekin një qasje selektive ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës.
Në të njëjtën kohë, në kushtet e formimit të një rendi botëror shumëpolar, detyra e reformimit të Organizatës Botërore, adaptimit të saj ndaj realiteteve të reja ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e mëe mprehtë. Pala ruse merr pjesë aktive në këtë proces, duke mbështetur, në veçanti, zgjerimin e Këshillit tëSigurimit, dhënien e një karakteri më demokratik këtij organi, duke përfshirë në përbërje të tij vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine. Çështja e një formimi më të drejtë të Sekretariatit të Organizatës Botërore, ku perëndimorët ende dominojnë në të gjitha pozicionet kyçe, gjithashtu prej kohësh ka fituar aktualitet. Kriteret,që prej shumë vitesh janë në fuqi, nuk pasqyrojnë peshën reale të shteteve në çështjet botërore dhe sigurojnë në mënyrë artificiale dominimin e tepërt të qytetarëve të vendeve të NATO-s dhe BE-së.
Megjithatë, pavarësisht të gjitha kritikave ndaj Organizatës, OKB-ja mbetet platforma ndërkombëtare më e madhe dhe më universale në historinë e njerëzimit, në të cilën mund të kërkohen përgjigje kolektive për shumë nga sfidat e kohës sonë.Rusia i është përmbajtur vazhdimisht kursit në mbështetje të rolit qendror koordinues të OKB-së në çështjet botërore.Vendi ynë vazhdimisht niset nga përparësia e dispozitave të Kartës së Organizatës Botërore, normat dhe parimet e të cilave duhet të respektohen jo në mënyrë selektive, por në të gjithë plotësinë, tërësinë dhe ndërlidhjen e tyre në interes të rregullimit të drejtë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zgjidhjes efektive të problemeve globale. Ne jemi të bindur se është e mundur të përparojmë drejt arritjes së qëllimeve të larta të OKB-së, vetëm përmes koordinimit të përpjekjeve të të gjitha shteteve anëtare mbi bazën e bashkëpunimit të barabartë, respektit të ndërsjellë,ekuilibrit të interesave, me kusht heqjen dorë nga pretendimet për ekskluzivitet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 35 minutash

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 58 minutash

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 6 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 7 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 20 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 17 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 9 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 7 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.