Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:38 Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete Bullgaria është në zi kombëtare pas aksidentit tragjik që përfshiu 86 automjete në autostradën Trakia. Në këtë aksident humbën jetën 11 persona dhe dhjetëra…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Omar Khajam, qëndistari i tamëlt i kuartinave persiane të dashurisë dhe dijes

Forum E shtunë, 18 Maj 2024 12:58
Omar Khajam, qëndistari i tamëlt i kuartinave persiane të dashurisë dhe dijes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Cili nga ne nuk asht magjepsur prej Rubairave të Omar Khajam, atyne strofave katërvargjshe që zdrypën nga qiejt e thellë të mijëvjeçarit, si puhizë dehëse e një përjetimi adhurues. Cili ndër ne nuk ka patun mirësinë të jetë i prekur thellë në shpirt, prej magjisë së një shpirti, përjetimesh të dlira dhe vezulluese, të ketë kokrruar prej viles së vreshtit persian, frutin dehës të një këndimi të mylmyer në idil. Cili, pas kësaj gostie ambrozi, tha, kush e shtroi këtë drekë me yje shpirti?! Ndoshta ndonjëri, kishte të drejtë të mjaftohej vetëm më kuartinat e tij dhe të ëndërronte çdo mbrëmje, si ajo mahnitje e poetit, diku atje në një cep të largët të botës, në Persinë e famshme, njëmijë vite më parë. Dhe kishte të drejtë, poezia, poezia të magjeps, të merr në krah aromash e prekje tinzare puthjesh, për të të degdisur atje ku një prehje hyjnie i bëhet prehër.

18 Maj 1048 u lind në Nishapur, asohere kryeqyteti i Khurasanit, qëndistari më i tamëlt i kurtinave arabe, Rubairave, Omar Khajam. E kush nuk i njeh ato vargje, e kush nuk i pëshpërit ato strofa, të cilat në udhëtimin e tyne shekullor kanë mund të vijnë në një shqipe t’kulluet, të tingëllojnë në ambëlsinë e tyne, fal t’pavdekshmit, rilindasit, Fan Noli, mjeshtërisë së përkthimit të tij. Me të drejtën e krejt kandave dhe dritëhijes, ai është tashmë një emblemë e persianëve dhe botës arabe. Paraardhësit e tij rrjedhojnë prej fiset arabe të quajtura Khayyami, të cilët emigruan dhe u vendosën në Persi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kultura arabe erdhi nëpërmjet këtij kumtuesi të dritshëm të shpirtit dhe mendjes me një forcë dhe vitalitet të atillë sa kërkoi një vend të privilegjuar në interesimin dhe përjetimin e asaj kthjelltësie që do t’i mëkonte dëshirimeve atë lartësi, prenga nuk do të mund ta zdrypte asnjë pretendues tjetër për afro njëmijë vite.

Omar Khajam, anipse më s’shumti këtë emër e lidhim me kuartinat e famshme të Rubairave, ai mbamendet dhe rrok deri në të tashmen një mirënjohje të qenësishme për kontributin e vyem si matematikan e astronom, filozof dhe fizikant. Kontributi i tij në shkencën e algjebrës, mori vlerësim në të gjithë Evropën. Në Perëndim, ai njihet më së shumti e studiohet gjerësisht për përmbledhjen poetike me titull “Rubaiyat” (që në shqip do të thotë: strofat, kuatrinat persiane), të cilat u përkthyen për të parën herë në një përmbledhje, që besohet se është më e plotë në gjuhën angleze, nga Edward Fitzgerald, në vitin 1859. Khajam, nga arabishtja, do të thotë pak a shumë “bërës tendash”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ekstraktë të ndryshëm dhe biografë që i referohen Omar Khajam, e përshkruajnë atë si të jashtëzakonshëm në njohuritë dhe arritjet shkencore gjatë kohës së tij. Shumë e quanin atë me epitetin “Mbreti i të urtit”.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 32 minutash
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Shahrazuri  në vitin 1300 e vlerëson Omar Khajam më shumë si një matematikan dhe pretendon se ai mund të konsiderohet si “pasardhësi i Avicenës në degët e ndryshme të të mësuarit filozofik”. Al-Qifti (d. 1248) edhe pse nuk pajtohet me pikëpamjet e tij, pranon se ai ishte “i pakrahasueshëm në njohurinë për filozofinë dhe astronominë natyrore”. Megjithëse është i shumëtrajtuar si poet nga një numër biografësh, sipas Richard Nelson Frye “është ende e mundur të argumentohet se statusi i Omar Khajam si poet i rangut të parë është një zhvillim relativisht i vonë”.

Thomas Hyde, ishte i pari evropian që tërhoqi vëmendjen e Omar Khajam. Ai përktheu një nga katër fletët e tij në latinisht. Interesi perëndimor në Persi u rrit me lëvizjen orientaliste në shekullin e 19-të. Joseph von Hammer-Purgstall (1774-1856) përkthyer disa nga poezitë Omar Khajam në gjermanisht më 1818, dhe Gore Ouseley (1770-1844) në anglisht më 1846, por Khajam ka mbetur relativisht i panjohur në Perëndim, deri pas publikimit të Edward Fitzgerald të Rubairave të Omar Khajam më 1859. Puna e Fitzgerald në fillim ishte e pasuksesshme, por u popullarizua nga Whitley Stokes nga vitti 1861 e më tej, dhe qasja erdhi për t’u admiruar në masë të madhe nga Para Raphaelitët. Më 1872 Fitzgerald kishte botuar një libër të tretë, që rriste interesin për punën në Amerikë. Nga vitet 1880, libri ishte shumë i njohur në të gjithë botën anglishtfolëse, deri në shkallën e formimit të shumë klubeve “Omar Khajam” dhe një “kulti”. Poezitë e Khajam janë përkthyer në shumë gjuhë, shumë prej atyre më të fundit janë më literalë, se ajo e Fitzgerald.

Përkthimi i Fitzgeraldit ishte një faktor nxitës në reklamimin e interesit ndaj Khajam si poet edhe në vendin e tij amtar, Iran. Sadegh Hedayat në këngët e tij të Khajam (Taranehha-ye Khayyam, 1934) ripërtëriti trashëgimin poetike të Omarit për Iranin modern.
Omar Khajam, diti të ishte mendjendritur dhe shpirtërisht i blatuar në atë forcë besimi dhe lirie, si në shkencat ekzakte ashtu edhe në poezi. Ai i dha botë një vepër e cila jo vetëm i garanton atij përjetësinë, por i kumton shekujve të mëvonshëm, kulturave dhe traditave, shkollave dhe mënyrave shprehëse, se i përkiste një epoke të lartësuar në përjetim dhe një nevojë ngadhnjyese në dije. Roli i Omar Khajam, ishte dhe mbeti i rëndësishëm si për traditën perse ashtu edhe për gjithë qytetërimet që morën prej diellit të tij ato rreze që ngrohin ende.

Etiketat e lidhura

albert vatajOmar Khajam
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Tani

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 12 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 16 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 25 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.