Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për ata që taksën ndaj Serbisë e konsiderojnë ‘tekë personale’ të një lideri

Forum E hënë, 20 Shtator 2021 14:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jakup Krasniqi- Mënyra sesi janë duke komunikuar disa njerëz të politikës shqiptare, të nivelit të lartë në ditët tona është bukur vështirë që të kuptohen se në të vërtetë çka janë duke kërkuar ata në politikë dhe kujt janë duke ia bërë argatin? Ajo që lehtë është e vërejtëshme është fakti se ata nuk janë as të angazhuar e as të interesuar që t’i mbrojnë interesat e vendit të tyre për çka edhe janë të thirrur. Kjo është shumë e dukshme.

Te kujt interesa politike janë duke mbrojtur nuk është lehtë që të dihen e të thuhen, por nëse kemi parasysh faktin se shumë njerëz të politikës sonë që sa vite janë kryekreje në mbrojtje të interesave individuale ekonomike e aspak të interesave politike dhe ekonomike të kombit e të shtetit që e përfaqësojnë.

Nisur nga kjo nuk është vështirë për të konstatuar se edhe në rastet politike të ditëve të fundit e sidomos në atë që ka të bëjë me taksën 100% ndaj mallrave serbe, ata janë duke i mbrojtur interesat kryekreje personale e aspak shtetërore e kombëtare.? Ai apo ata që taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, sidomos ndaj Serbisë e konsiderojnë si një veprim a teke personale të një lideri shtetëror e cilat “teke nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së”?!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Diçka të tillë sikur të thoshin nostalgjikët e Beogradit, që nuk mungojnë në Kosovë, të cilët tani janë të heshtur, por që nxjerrin kokën kohë pas kohe, mbase edhe do të kuptoheshin disi! Por kur ketë e thotë njeriu i parë i vendit dhe zyrtarët e lartë të një partie politike që pretendojnë në të ardhmen të qeverisin me vendin, nuk është aspak lehtë të kuptohen?!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk kuptohen për faktin se shqiptarët që nga koha e konsolidimit si komb (1878-81) e këndej, askush e as historia si mësuese e jetës nuk na tregon e as mund të konfirmoj se ne, shqiptarët kemi pasur mundësi që t’i lëndojmë interesat e armiqve se jo më ato të miqve?!

Vështirë është që t’i kuptojmë këta njerëz të cilët dinë t’ua drejtojnë gjithë mëritë e zotërave të Olimpit, vendit e kombit të tyre?! Vërtetë është vështirë për t’i kuptuar ata që as historia e as jeta e tyre nuk i ka bërë që të kuptojnë e të dinë se shqiptarët kanë një respekt të veçantë ndaj mikut, ndërsa armiqtë nuk kanë pasur mundësi t’i lëndojnë asnjëherë të vetme, por kanë ditur të lëndojnë shumë vendin e kombin e vet. E kanë lënduar aq sa kanë lënë më shumë se gjysmën e tokave e popullit jashtë shteteve të tyre e janë vrarë e prerë si është më se keqi mes vete.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 53 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Duhet ta kujtojmë periudhën 1913-1925, kur shqiptarët humben toka e personalitete për teket e ndonjë pashai a mbreti. Por si po duket dikujt në mesin tonë ju është lënduar edhe ju është lënduar shumë kujtesa, madje edhe kujtesa e viteve të fundit, gjatë të cilave vite, kur Serbia mase tri herë nuk ka qenë në gjendje ta pranoj asnjë marrëveshje të vetme ndërkombëtare me Kosovën. Madje ajo vazhdon të deklaroi se: “Ne do të vazhdojmë këtë proces, nuk do të pajtohemi me situatën që dikush do të na detyrojë të njohim Kosovën shtet”. Kështu deklaruan dje zyrtarë të lartë të Serbisë. Kjo do të thotë që sa më shumë që të nënshtrohen të parët tanë si Thaçi e zyrtarë të LDK-së, aq më shumë do të trimërohen ata që nuk u distancuan as edhe një herë nga politika e gjenocidit serb.

Taksa që Kosova e vendosi ndaj Serbisë ka ardhur edhe pas gjashte-shtatë viteve të bisedimeve të Brukselit në mes Kosovës e Serbisë, ku Serbia as edhe një herë nuk ka treguar asnjë gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, përkundrazi, politikat e saja agresive nuk janë ndalur as një herë të vetme, madje veç sa janë acaruar. Të gjithë duhet ta dinë se taksa është masa më e vogël politike që ka mundur dhe që e ka marrë Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë se Vuçiqit.

Kushdo që e ka përcjellë vizitën e Putinit në Serbi këto ditë duhet që ta kuptojnë se Kosova është kafshatë e vogël për ta shkëputur Serbinë nga kthetrat e Rusisë se Madhe. Të gjithë e dimë se në Konferencën e Londrës (1013), Kosova i që shkëputur padrejtësisht Shqipërisë, për t’i kënaqur apetitet e Rusisë Cariste dhe për t’i ikur një lufte në shkallë botërore, por luftës as Evropa e as Bota nuk iu shmangën dot. Kosova që sakrifikuar kot se koti. Ndërsa popujt e botës përjetuan një luftë të madhe botërore.

Edhe tani, kot lodhen politikanët e mjerë të Kosovës, e më kot lodhen miqtë nga SHBA-ja e BE-ja se Serbinë nuk mund ta shkëpusin dot nga vargoit e hekurt të Rusisë së Putinit.

Ndoshta “arroganca” e treguar ndaj mikut, një ditë edhe ka mundësi të kuptohet e mirëkuptohet, por nënshtrimi për interesa a frikë personale, për cilindo “gabim” të djeshëm, nuk mund ta justifikon përuljen karshi armikut shekullor. Përulja e ka çmimin e lartë! Askush më mirë se sa ne shqiptarët nuk e dinë ketë gjë. Në një situatë të tillë, për Kryeministrin e Kosovës, çdo variant i shkuarjes në zgjedhje është më i mirë, se sa heqja eventuale e taksës ndaj Serbisë. Kursi i ri duhet vazhduar!

Një gjë po dihet, çakordimet absurde që po ndodhin këtyre dite në të dy shtetet shqiptare (Shqipëri e Kosovë), në mes krerëve të lartë të shteteve, janë lajme tepër të këqija! Ky farë kursi duhet që të ndërpritet!

Vendet tona e kombi ynë do të duhej të prisnin harmoni të tjera shtetërore e ndërshtetërore! Pa të cilën harmoni, siguria kombëtare është seriozisht e rrezikuar! Qofsha i gabuar në gjithë ketë që e thashë!”

*Titulli i autorit: Shqiptarët kurrë nuk kanë cenuar interesa të miqve apo armiqve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 6 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 15 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 20 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 36 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.