Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:47 Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar Paris Saint-Germain pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e janarit. Kampionët francezë po përballen me probleme të rëndësishme në repartin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Piruetat qesharake të Ramës për taksën 100% të Kosovës (VIDEO)

Forum E martë, 21 Shtator 2021 09:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Strategjia për të hedhur gurin dhe për të fshehur dorën po e vë gjithmonë e në pozitë më të vështirë Edi Ramën lidhur me qëndrimin që Tirana zyrtare po mban për çështjen e ndryshimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri shqiptar ka zgjedhur një qëndrim të pa precedent për Shqipërinë: “Mbështesim çdo zgjidhje që miratohet nga ShBA dhe BE”, pra një formulë amorfe që e rendit vendin tonë në të njëjtin rend me shtete që edhe mund të mos kenë asnjë obsion për fatin e Kosovës.

Kryeministri shqiptar që është në bazë të planit Thaçi – Vuçiç për ndarjen e Kosovës, po mban një qëndrim të dyfishtë publik. Nga njëra anë ashtu sikurse raportonte në një shkrim të tij Karl Bild, ai nuk ishte kundër një marëveshjeje me ndryshim kufijsh, ndërsa në në takim zyrtar në prill 2018 në Berlin, ai i ka pohuar Anxhela Merkelit se kjo është një çmenduri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këtë ambiguitet e vërteton edhe fakti se ai mbajti që nga gushti deri në dhjetor si ministër të jashtëm Ditmir Bushatin, i cili pati deklaruar se ndryshimi i kufijve është një hapje e kutisë së Pandorës për Ballkanin. Kur u pyet për këtë mosrakordim nga gazetari Andi Bejtja në emisionin “Opinion” në shtator 2018, Rama mbeti pa përgjigje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në të njëjtën vorbull të qëndrimeve flu është futur kryeministri edhe për sa i përket pozicionit që duhet të marrë ndaj taksës 100% për prodhimet serbe në Kosovë, që u vendos nga qeveria Haredinaj. Në deklaratat që Lapsi.al ka qëmtuar shihen lehtësisht luhatje të forta.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 35 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Fillimisht, sapo taksa hyri në fuqi, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e goditi atë (video poshtë).

Nuk kaloi shumë kohë dhe Rama organizoi një tubim politiko folklorik në Prishtinë ku ai e mbështeti 100%, taksën 100 përqindëshe. “Eshtë gjëja më normale në kushtet anormale që ka vendosur Serbia” tha ai duke e quajtur atë një taksë të drejtë (video poshtë).

Edhe më pas, në një takim bilateral me homologun e tij kroat, Rama e mbështeti taksën e vendosur nga qeveria Haredinaj duke e quajtur atë si një klithmë politike që ka nevojë të dëgjohet(video poshtë).

Por nuk kaloi shumë kohë dhe kryeministri shqiptar, i haroi deklartat me pathos patriotik që Lapsi.al ka renditur më lart. Ai u detyrua të rikthehet me bisht në shalë tek qëndrimet e ish ministrit të shkakrkuar Arben Ahmetaj.

Pas shtimit të trysnisë amerikane për heqjen e taksës nga Prishtina, pas kërcënimeve me sanksione të Kosovs, dhe pas bisedës së tij me këshilltarin pro serb të Trumpit, John Bolton, Kryeministri shqiptar ka bërë një piruetë të tretë. Në darkën e javës së shkuar në Prishtinë në vilën e Hashim Thaçit, ai i bëri thirrje kryeministrit Haradinaj dhe lidërve të tjerë të hiqnin taksën sipas porosisë amerikane.

Ky ndryshim i tretë brenda një muaji e vë qeverinë shqiptare në pozitë qesharake. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me politikat e një shteti serioz, por e rendit Shqipërinë në ato republika bananesh që lundrojnë në diplomaci vetëm në bazë të interesave të autokratëve që i udhëheqin.

Lapsi.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 2 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 18 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 19 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 24 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.